BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/00 f. 7
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2001

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2001
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2000
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Një shkollë që na pajis për atë që ka më shumë rëndësi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik e vitit 2002
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Përgatitja e fjalimeve të stërvitjes për shkollën
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 12/00 f. 7

Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2001

1 Ka arsye të bollshme biblike përse të gjithë ne duhet të marrim pjesë sa më plotësisht që është e mundur në Shkollën e Shërbimit Teokratik.​—Prov. 15:23; Mat. 28:19, 20; Vep. 15:32; 1 Tim. 4:12, 13; 2 Tim. 2:2; 1 Pjet. 3:15.

2 Programi për leximin javor të Biblës ka qenë nga një kohë e gjatë një aspekt i shkollës. Ai përmban leximin e rreth një faqeje të Biblës çdo ditë. Duke filluar këtë vit, një lexim i Biblës është caktuar, gjithashtu, për çdo javë kur mbahet rishikimi me shkrim. Leximi shtesë i Biblës, i cili qe programuar për tri vitet e kaluara, është plotësuar. Por nëse duam të lexojmë nga Bibla më shumë nga ç’është programuar, mund të hartojmë vetë një program leximi.

3 Caktimi Nr. 2 i stërvit vëllezërit për «leximin publik» të Fjalës së Perëndisë. (1 Tim. 4:13) Kur kemi si caktim për të lexuar, ta praktikojmë pjesën me zë të lartë në mënyrë të përsëritur. Mund të përdorim regjistrimet në audiokaseta të Biblës të prodhuara nga Shoqata, për të përmirësuar shqiptimin, modulimin dhe aspekte të tjera për një lexim sa më të mirë.

4 Caktimi Nr. 3 bazohet në «Tema për biseda biblike» që gjendet në Shkrimet e Krishtere Greke​—Përkthimi Bota e Re dhe ai Nr. 4 në librin Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm e të vërtetë. Nëse materiali i caktuar është më shumë nga ajo që mund të trajtojmë brenda kohës së lejuar, të zgjedhim vetëm atë që do të jetë më praktike për territorin e kongregacionit tonë. Mund të përdoret çdo rrethanë që është e përshtatshme për territorin tonë.

5 Të bëjmë çdo përpjekje të arsyeshme për të përmbushur të gjitha caktimet në shkollë. Të lëmë kohë për t’u përgatitur mirë dhe të flasim nga zemra. Duke marrë pjesë me gjithë zemër në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë vitit 2001, do të jemi një burim inkurajimi për kongregacionin dhe do të nxjerrim dobi personalisht.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo