BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/12 f. 8-9
  • Fundi i katastrofave!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fundi i katastrofave!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë duhet të bësh?
  • Pse kaq shumë katastrofa natyrore?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Çfarë thotë Bibla për katastrofat natyrore?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Katastrofat natyrore—A tregojnë se Perëndia është mizor?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Shkatërrimet natyrore​—A është Perëndia përgjegjës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/12 f. 8-9

Fundi i katastrofave!

SI DO të reagoje po të dëgjoje se së shpejti katastrofat do të marrin fund? Ndoshta do të thoshe: «Ti sheh ëndrra me sy hapur. Katastrofat janë pjesë e jetës.» Ose mbase do të mendoje me vete: «Me kë tallet ky?»

Ndonëse duket sikur do të ketë gjithmonë katastrofa natyrore, ekziston një bazë për shpresë reale se gjërat do të ndryshojnë. Megjithatë, ndryshimi nuk do të vijë falë përpjekjeve njerëzore. Njerëzit s’janë në gjendje t’i kuptojnë plotësisht si dhe pse ndodhin gjërat në natyrë, jo më t’i kontrollojnë a t’i ndryshojnë ato. Mbreti Solomon i Izraelit të lashtë, i njohur për mençurinë dhe vëzhgimin e mprehtë, shkroi: «Njerëzit s’janë në gjendje të zbulojnë veprën që është bërë nën diell. Sado të mundohen ta kërkojnë, prapë nuk do të zbulojnë gjë. Madje edhe sikur të thoshin se janë mjaft të mençur për ta njohur, nuk do të ishin në gjendje ta zbulonin.»​—Eklisiastiu 8:17.

Kush mund t’i kontrollojë katastrofat natyrore, nëse njerëzit s’e bëjnë dot? Bibla thotë se këtë ndryshim do ta sjellë Krijuesi ynë. Ai i ka bërë sistemet ekologjike të tokës, siç është cikli i ujit. (Eklisiastiu 1:7) Dhe, krejt ndryshe nga njerëzit, Perëndia ka në dispozicion fuqi të pakufishme. Duke dëshmuar për këtë fakt, profeti Jeremia tha: «Oh, o Zotëri Sovran Jehova! Ja, ti ke bërë qiejt dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. E gjithë kjo nuk është e jashtëzakonshme për ty.» (Jeremia 32:17) Meqenëse tokën dhe gjithë elementet e saj i krijoi Perëndia, logjikisht ai e di si t’i manovrojë gjërat që njerëzit të jetojnë në paqe dhe në siguri.​—Psalmi 37:11; 115:16.

Atëherë, si do ta sjellë Perëndia ndryshimin e nevojshëm? Siç e kujtoni, artikulli i dytë i kësaj serie përmendi se gjërat e shumta e tmerruese që ndodhin sot në tokë përbëjnë një ‘shenjë’ që tregon ‘përfundimin e sistemit’. Jezui tha: «Kur t’i shihni të ndodhin këto gjëra, dijeni se mbretëria e Perëndisë është afër.» (Mateu 24:3; Luka 21:31) Mbretëria e Perëndisë, një qeveri qiellore e formuar nga Perëndia, do të sjellë ndryshime të mëdha në tokë. Edhe elementet natyrore do t’i shtjerë nën kontroll. Megjithëse Perëndia Jehova ka fuqi ta bëjë vetë këtë, ia ka deleguar si detyrë të Birit. Ja çfarë tha profeti Daniel për të: «Atij iu dha sundim, lavdi dhe mbretëri, që t’i shërbenin gjithë popujt, kombet dhe gjuhët.»​—Danieli 7:14.

Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë, i është dhënë fuqi e mjaftueshme që të bëjë gjithë ndryshimet e nevojshme për ta kthyer tokën në një vend të këndshëm. Dy mijë vjet më parë, kur Jezui ishte në tokë, e tregoi në një shkallë të vogël aftësinë për të kontrolluar elementet natyrore. Në një rast, kur bashkë me dishepujt ishte në një barkë në detin e Galilesë, «shpërtheu një stuhi e egër dhe e fortë, dhe dallgët e përplasnin barkën, aq sa ajo po mbushej». Dishepujt i zuri paniku. Nga frika për jetën e tyre, iu drejtuan Jezuit. Çfarë bëri Jezui? Ai thjesht «qortoi erën dhe i tha detit: ‘Pusho! Hesht!’ Era ra dhe u bë një qetësi e madhe». Dishepujt u mahnitën dhe pyetën: «Kush është ky, që i binden edhe era dhe deti?»​—Marku 4:37-41.

Që nga ajo kohë, Jezui është ngjitur në qiell e i është dhënë fuqi e autoritet edhe më i madh. Si mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, ai ka përgjegjësinë dhe mundësinë të mbikëqyrë gjithë ndryshimet e nevojshme që njerëzit të gëzojnë jetë paqësore e të sigurt në tokë.

Gjithsesi, siç e kemi parë, shumë probleme dhe katastrofa vijnë nga njerëzit, pra shkaktohen ose përkeqësohen nga individë egoistë e lakmitarë. Çfarë do t’u bëjë Mbretëria atyre që s’heqin dorë nga këto udhë dhe s’duan të ndryshojnë? Bibla e përshkruan Zotërinë Jezu duke ardhur «nga qielli . . . tok me engjëjt e tij të fuqishëm në një zjarr flakërues dhe do të sjellë hakmarrjen mbi ata që nuk e njohin Perëndinë dhe mbi ata që nuk i binden lajmit të mirë lidhur me Zotërinë tonë Jezu». Po, ai ‘do të rrënojë ata që rrënojnë tokën’.​—2 Selanikasve 1:7, 8; Zbulesa 11:18.

Më pas, ky «Mbret i mbretërve», Jezu Krishti, do të ketë kontroll të plotë mbi forcat e natyrës. (Zbulesa 19:16) Ai do të sigurohet që nënshtetasit e Mbretërisë të mos vuajnë më fatkeqësi. Do ta përdorë fuqinë e tij për të rregulluar elementet meteorologjike, në mënyrë që moti dhe ciklet stinore të funksionojnë për të mirën e njerëzimit. Si rrjedhojë, do të përmbushet ajo që Perëndia Jehova i premtoi popullit të tij shumë kohë më parë: «Do t’ju jap shira të bollshme në kohën e duhur, toka do të japë prodhim dhe pemët e fushës do të japin fryte.» (Levitiku 26:4) Njerëzit do të jenë në gjendje të ndërtojnë shtëpi pa frikë se mos i humbasin nga ndonjë katastrofë: «Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre.»​—Isaia 65:21.

Çfarë duhet të bësh?

Pa dyshim që edhe ty, si shumë të tjerë, do të të pëlqente të jetoje në një botë pa katastrofa shkatërrimtare. Megjithatë, çfarë duhet të bësh që të jesh atje? «Ata që nuk e njohin Perëndinë» dhe «ata që nuk i binden lajmit të mirë» nuk kualifikohen për të jetuar në botën e ardhshme pa katastrofa. Prandaj është e qartë se tani duhet të mësojmë për Perëndinë dhe të mbështetim mjetin e tij me të cilin do të sundojë tokën. Perëndia kërkon që ta njohim dhe t’i bindemi lajmit të mirë për Mbretërinë, të cilën e ka themeluar nëpërmjet Birit të tij.

Mënyra më e mirë për ta mësuar këtë është përmes një studimi të kujdesshëm të Biblës. Ajo përmban udhëzimet që na kualifikojnë të jetojmë në mjedisin e sigurt të sundimit të Mbretërisë. Pse të mos u kërkosh ndihmë Dëshmitarëve të Jehovait që të mësosh çfarë thotë Bibla? Do të të ndihmojnë me gatishmëri. Diçka është e sigurt: nëse përpiqesh ta njohësh Perëndinë dhe t’i bindesh lajmit të mirë, fjalët e Proverbave 1:33 do të dalin të vërteta për ty: «Ai që më dëgjon, do të banojë i sigurt dhe i patrazuar nga tmerri i gjëmës.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo