BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 1/3 f. 30
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Material i ngjashëm
  • «Ati juaj është i mëshirshëm»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • «Të gjitha udhët e tij janë drejtësi»
    T’i afrohemi Jehovait
  • Imito Jehovain: Ushtro drejtësinë dhe të drejtën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • I shërbejmë Perëndisë ‘të pasur në mëshirë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 1/3 f. 30

Pyetje nga lexuesit

A është e saktë të thuhet se mëshira e Jehovait e zbut drejtësinë e tij?

Edhe pse kjo shprehje është përdorur, më e mira është që ta shmangim, sepse duket sikur nënkupton se mëshira e Jehovait e zbut ose e frenon drejtësinë e tij, sikur mëshira të ishte më e lartë se drejtësia e ashpër. Kjo nuk është e saktë.

Fjala hebraike e përkthyer «drejtësi» mund të ketë edhe kuptimin «gjykim». Ndonëse drejtësia lidhet ngushtë me ndershmërinë, zakonisht drejtësia përfshin edhe anën ligjore. Ndershmëria normalisht nuk i ka këto. Është e vërtetë se drejtësia e Jehovait mund të përfshijë dhënien e ndëshkimit të merituar, por mund të përfshijë edhe sigurimin e shpëtimit për ata që e meritojnë. (Zanafilla 18:20-32; Isaia 56:1; Malakia 4:2) Prandaj, drejtësia e Jehovait nuk duhet parë si e ashpër ose sikur ka nevojë të zbutet.

Fjala hebraike për «mëshirë» mund të ketë kuptimin që të ushtrosh vetëpërmbajtje në dhënien e gjykimit. Gjithashtu, mund të nënkuptojë shprehjen e dhembshurisë me vepra, duke u sjellë lehtësim atyre që janë në pozita të pafavorshme.​—Ligji i përtërirë 10:18; Luka 10:29-37.

Jehovai është edhe Perëndi i drejtësisë, edhe i mëshirës. (Eksodi 34:6, 7; Ligji i përtërirë 32:4; Psalmi 145:9) Drejtësia dhe mëshira e tij janë që të dyja të përsosura dhe veprojnë së bashku në mënyrë të harmonishme. (Psalmi 116:5; Osea [Hozea] 2:19) Të dyja këto cilësi ekuilibrojnë ose plotësojnë në mënyrë të përsosur njëra-tjetrën. Prandaj, nëse do të thoshim se mëshira e Jehovait zbut drejtësinë e tij, do të duhej të thoshim edhe se drejtësia e tij e zbut mëshirën.

Isaia profetizoi: «Jehovai do të rrijë në pritje për t’ju treguar miratim dhe për këtë arsye do të ngrihet për t’ju treguar mëshirë. Sepse Jehovai është një Perëndi gjykimi [«i drejtësisë», Dio].» (Isaia 30:18, BR) Këtu Isaia tregon se drejtësia e Jehovait motivon veprime mëshire dhe jo që mëshira e tij zbut ose frenon drejtësinë që shfaq. Jehovai tregon mëshirë se është i drejtë dhe se është i dashur.

Vërtet, shkrimtari biblik Jakovi shkroi: «Mëshira lartësohet triumfalisht mbi gjykimin.» (Jakovit 2:13b) Megjithatë, në kontekst, Jakovi nuk po flet për Jehovain, por për të krishterët që tregojnë mëshirë, për shembull, ndaj të munduarve dhe të varfërve. (Jakovit 1:27; 2:1-9) Kur këta të krishterë të mëshirshëm gjykohen, Jehovai mban parasysh sjelljen e tyre dhe me mëshirë i fal në bazë të flijimit të Birit të tij. Kështu, sjellja e tyre e mëshirshme triumfon mbi ndonjë gjykim të pafavorshëm të cilin mund ta kishin merituar.​—Fjalët e urta 14:21; Mateu 5:7; 6:12; 7:2.

Prandaj, nuk është e saktë të themi që gjykimi i Jehovait zbutet nga mëshira e tij, në kuptimin që drejtësia e tij ka nevojë të zbutet me mëshirë. Te Jehovai, të dyja cilësitë janë në ekuilibër të përsosur. Ato drejtpeshojnë njëra-tjetrën ashtu si drejtpeshojnë​—dhe siç drejtpeshohen nga​—cilësitë e tjera të Jehovait, si dashuria dhe mençuria.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo