BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/12 f. 3-4
  • Krishtlindjet në Lindje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krishtlindjet në Lindje
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Material i ngjashëm
  • Krishtlindjet: Përse edhe në Lindje?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Çfarë do të thonë Krishtlindjet për ju?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Rrënjët e Krishtlindjeve moderne
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Në kërkim të atmosferës së duhur të Krishtlindjeve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/12 f. 3-4

Krishtlindjet në Lindje

• RRETH DYQIND VJET MË PARË, një studiues i shquar korean vizitoi Pekinin në Kinë. Duke vështruar një pikturë në tavanin e një katedraleje, ai pa një tablo ku paraqitej Maria me fëmijën Jezu në krahë. Lidhur me këtë pikturë frikësuese ai tha:

«Një zonjë mbante në prehër një fëmijë shëndetlig, rreth pesë- a gjashtëvjeçar. Dukej sikur ajo nuk e mbante dot kokën ngritur, sikur nuk duronte dot ta shihte të birin, sepse i vinte keq për të. Në një largësi pas tyre kishte një sërë fantazmash dhe foshnjash me krahë, të cilët fluturonin rreth e përqark. Ndërsa qëndroja poshtë tyre dhe i vështroja, më dukej sikur nga momenti në moment do të më binin mbi kokë. I frikësuar, zgjata dorën për t’i kapur.»

KJO gjë ndodhi shumë kohë pas fillimit të Reformës në Evropë, shumë kohë pas epokës së errët të Mesjetës. Por, për shumicën e orientalëve, krishterimi ishte po aq i panjohur sa edhe vetë piktura. Sa ka ndryshuar kjo situatë! Sa herë që vjen periudha e Krishtlindjeve, ekspozohen skena të foshnjës Jezu. Lindja është mësuar me këto skena dhe shumë rrugë të atjeshme të zbukuruara me stolisjet e Krishtlindjeve tani u ngjajnë rrugëve të Evropës.

Mbrëmjen e 25 nëntorit 1998, një muaj para Krishtlindjeve, bulevardi Champs Élysées në Paris u ndriçua nga më shumë se 100.000 llamba të vendosura në 300 pemët që gjenden përgjatë këtij bulevardi të famshëm. Në mënyrë të ngjashme, në një rrugë kryesore në Seul, Kore, një supermarket i madh vendosi një pemë gjigande Krishtlindjesh, e cila filloi të ndriçonte natën e atij kryeqyteti. Shpejt, rrugët e qytetit u stolisën me zbukurimet e Krishtlindjeve.

Televizioni, radioja dhe gazetat paraqesin ditë pas dite programe lidhur me Krishtlindjet. I nxitur nga atmosfera e Krishtlindjeve, i gjithë vendi përfshihet në përgatitjet për të festuar fundin e vitit. Kishat në Seul, numri i të cilave mahnit shumë vizitorë, stolisen me të shpejtë. Kështu, Korea dhe vendet e tjera në Lindje gllabërohen nga fryma e Krishtlindjeve pothuajse në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Falënderimit në fund të nëntorit.

Shumica e vendeve të Lindjes nuk konsiderohen si pjesë e të ashtuquajturit krishterim. Për shembull, në Kore vetëm 26,3 për qind e popullsisë pohon se është e krishterë. Në Hong Kong kjo shifër është 7,9 për qind, në Taivan 7,4 për qind dhe në Japoni vetëm 1,2 për qind. Qartë, shumica e orientalëve nuk e praktikojnë krishterimin, por duket se nuk kanë ndonjë kundërshtim ndaj festimit të Krishtlindjeve. Në fakt, shpesh ata duken më entuziastë për këtë ngjarje sesa ekuivalentët e tyre perëndimorë. Për shembull, Hong Kongu është i njohur për festimin e bujshëm të Krishtlindjeve, edhe pse shumica e banorëve të tij janë ose budistë, ose taoistë. Madje edhe në Kinë, ku vetëm 0,1 për qind e popullsisë pohon se është e krishterë, Krishtlindjet po fitojnë me shpejtësi popullaritet.

Përse Krishtlindjet festohen kaq gjerësisht në Lindje? Përse njerëz që nuk e pranojnë Jezuin si Mesia festojnë Krishtlindjet, festë të cilën shumica e atyre që deklarohen të krishterë e konsiderojnë si ditëlindjen e tij? A duhet ta imitojnë të krishterët e vërtetë pikëpamjen e këtyre njerëzve për Krishtlindjet? Përgjigjet do t’i gjejmë gradualisht, ndërsa shqyrtojmë se si fituan popullaritet Krishtlindjet në Kore, një vend i lashtë i Lindjes.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo