BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/12 f. 3-5
  • Përse ekziston frika nga Apokalipsi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse ekziston frika nga Apokalipsi?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si ka filluar frika nga Apokalipsi?
  • A është e justifikuar frika nga Apokalipsi?
  • Apokalipsi: Ta kemi frikë apo të shpresojmë për të?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A po vjen fundi i botës? Çfarë është Apokalipsi?
    Tema të tjera
  • «Sihariq» nga Apokalipsi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Zbulesa​—Plotësimi i saj i lumtur!
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/12 f. 3-5

Përse ekziston frika nga Apokalipsi?

«FONDAMENTALISTËT e krishterë kanë disa dekada që profetizojnë se së shpejti do të ndodhë [ndonjë] lloj shpërbërjeje mbarëbotërore e shoqërisë,—vëren në revistën Time Damian Tompson, shkrimtar për fenë.—Tani, për habinë e tyre, këto ngjarje të imagjinuara jo vetëm që po merren seriozisht, por edhe po qarkullohen nga të njëjtët persona që më parë talleshin me to, si për shembull, programues kompjuterësh, bosë të tregtisë dhe politikanë.» Ai pohon se frika e një dështimi mbarëbotëror të kompjuterëve në vitin 2000 «i ka kthyer njerëzit që ishin plotësisht jofetarë në besimtarë të Mijëvjeçarit». Këta besimtarë që nuk priteshin i frikësohen mbërritjes së katastrofave të tilla, si: «panik në masat, paralizë qeveritare, përleshje nga mungesa e ushqimit, avionë që përplasen me ndërtesa të larta».

Ankthit të përgjithshëm i shtohen aktivitetet shqetësuese të grupeve të ndryshme të vogla fetare, të cilat shpesh quhen «apokaliptike». Në janar të vitit 1999, në një artikull me titull «Jerusalemi dhe sirenat e Apokalipsit», të së përditshmes franceze Le Figaro, thuhej: «Shërbimi i sigurisë [i Izraelit] përllogarit se numri i ‘besimtarëve të Mijëvjeçarit’ që janë në Malin e Ullinjve ose afër tij, duke pritur parousinë ose apokalipsin, është mbi njëqind veta.»

Një libër, 1998 Britannica Book of the Year, përmban një raport të veçantë mbi «Kultet e Ditës së Gjykimit». Mes të tjerëve, aty përmenden kulte vetëvrasëse, siç janë: Porta e Qiellit, Tempulli i Popullit, Urdhri i Tempullit Diellor, si edhe Oum Shinrikjo (E Vërteta Supreme), që organizoi në vitin 1995 sulmin vdekjeprurës me gaz helmues në metronë e Tokios, duke vrarë 12 njerëz dhe duke dëmtuar mijëra të tjerë. Duke përmbledhur këtë raport, Martin E. Marti, një profesor i fesë në Universitetin e Çikagos, shkroi: «Kthimi i fletës së kalendarit në vitin 2000 është frymëzues dhe është pothuajse e sigurt se do të frymëzojë lloj-lloj profecish e lëvizjesh shoqërore. Disa prej këtyre mund të bëhen të rrezikshme. Do të jetë një kohë që nuk duhet përballuar me shkujdesje.»

Si ka filluar frika nga Apokalipsi?

Apokalipsi ose Zbulesa është emri i librit të fundit në Bibël, i cili u shkrua aty nga fundi i shekullit të parë të erës sonë. Duke pasur parasysh natyrën profetike dhe gjuhën shumë simbolike të këtij libri, mbiemri «apokaliptik» nisi t’i vihej një forme literature që kishte filluar shumë më përpara se të shkruhej libri biblik i Zbulesës. Simbolika mitologjike e kësaj literature daton që nga koha e Persisë së lashtë e madje edhe më përpara. Prandaj, The Jewish Encyclopedia flet për «karakterin tipik babilonas të pjesës më të madhe të elementeve mitologjike të kësaj literature [apokaliptike judaike]».

Literatura apokaliptike judaike lulëzoi që nga fillimi i shekullit të dytë p.e.s. e deri në fund të shekullit të dytë të e.s. Duke shpjeguar arsyen e daljes së këtyre shkrimeve, një studiues biblik shkroi: «Judenjtë e ndanin të gjithë kohën në dy epoka. Ekzistonte kjo epokë e tanishme, e cila ishte tërësisht e keqe . . . Prandaj, judenjtë prisnin fundin e gjërave të atëhershme. Ekzistonte edhe epoka që duhej të vinte, e cila do të ishte krejtësisht e mirë, epoka e artë e Perëndisë, në të cilën do të kishte paqe, begati dhe drejtësi . . . Si do të kalohej nga ajo epokë e tanishme në epokën që duhej të vinte? Judenjtë besonin se këtë ndryshim nuk mund ta sillnin kurrsesi përpjekjet njerëzore dhe, për këtë arsye, prisnin ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Perëndisë. . . . Dita e ardhjes së Perëndisë quhej Dita e Zotërisë dhe do të ishte një periudhë e tmerrshme terrori, shkatërrimi dhe gjykimi, gjëra që do të ishin dhimbjet e lindjes së epokës së re. E gjithë literatura apokaliptike trajtonte këto ngjarje.»

A është e justifikuar frika nga Apokalipsi?

Libri biblik i Zbulesës flet për «luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm» ose për Harmagedonin, ku do të shkatërrohen të ligjtë. Kjo luftë do të ndiqet nga një periudhë njëmijëvjeçare (që disa herë quhet Mijëvjeçari), gjatë së cilës Satanai do të hidhet në humnerë dhe Krishti do të gjykojë njerëzimin. (Zbulesa 16:14, 16; 20:1-4) Në Mesjetë, disa persona i keqkuptuan këto profeci, sepse «Shën» Agustini katolik (354-430 e.s.) kishte pohuar që Mijëvjeçari filloi me lindjen e Krishtit dhe do të pasohej nga Gjykimi i Fundit. Me sa duket, Agustini nuk i kushtoi shumë vëmendje faktorit kohë, por ndërsa afrohej viti 1000, frika rritej. Historianët nuk janë të një mendjeje lidhur me përmasat në të cilat u përhap kjo frikë e apokalipsit në mesjetë. Sado e përhapur që të ishte, patjetër që ajo doli se nuk qe e justifikuar.

Në mënyrë të ngjashme sot, si nga ana fetare, ashtu edhe nga ajo jofetare, ekziston frika se viti 2000 ose viti 2001 do të sjellë me vete një apokalips tmerrues. Por a është e justifikuar kjo frikë? Veç kësaj, a është mesazhi i librit biblik të Zbulesës ose të Apokalipsit diçka për ta pasur frikë apo, në të kundërt, është diçka për të cilën duhet të shpresojmë? Të lutemi, vazhdo të lexosh.

[Figura në faqen 4]

Në Mesjetë, frika nga Apokalipsi doli e pajustifikuar

[Burimi]

© Cliché Bibliothèque Nationale de France, Paris

[Burimi i figurës në faqen 3]

Maya/Sipa Press

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo