BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/6 f. 3
  • Vandalizëm: Pse?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vandalizëm: Pse?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kush mund ta ndalë vandalizmin?
  • Vandalizmi mund të eliminohet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Viktima të urrejtjes kudo
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Përse të rinjtë e tjerë dëfrehen, kurse unë jo?
    Zgjohuni!—1996
  • Mund të triumfojmë mbi urrejtjen!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/6 f. 3

Vandalizëm: Pse?

«S’KAM asgjë për të thënë.» Këto fjalë ishin shkruar me germa të mëdha mbi një mur të sapolyer në një lagje të bukur të San Paulos. Ti mund të mendosh: «Një akt vandalizmi.» Por, shkarravinat nëpër mure janë vetëm një nga format e vandalizmit.

Imagjino sikur vandalë të papërgjegjshëm të të kenë dëmtuar makinën e re. Ose mund të vëresh se një pronë publike, e cila ishte e dobishme për shumë veta, është dëmtuar ose shkatërruar nga vandalët. Pse? Tamam, pse? A e ke pyetur ndonjëherë veten se përse ka kaq shumë akte vandalizmi? Në shumë vende, duket sikur vandalët kënaqen duke shëmtuar ose duke prishur kabinat telefonike. Shpesh shënjestra e tyre janë mjetet e transportit publik, si trenat ose autobusët. Në dukje, vandalët nuk duan t’ia dinë për asgjë. Por çfarë fshihet pas pjesës më të madhe të vandalizmit që shohim ose e provojmë mbi veten tonë?

Marko,a një i ri nga Rio-de-Zhanejro, u inatos kur skuadra e tij e preferuar humbi një ndeshje futbolli. Madje ishte kaq i zhgënjyer sa filloi të qëllonte me gurë një autobus të mbushur me tifozë të skuadrës fituese. Ose shiko çfarë ndodhi me Klausin. Kur nuk doli me rezultate të mira në shkollë, ai u inatos kaq shumë sa gjuajti me gurë dhe theu xhamat e dritareve të shkollës. Por, «argëtimi» mbaroi kur babait të tij i kërkuan të paguante për dëmtimet e bëra. Një i ri tjetër, Ervini, shkonte në shkollë dhe ishte edhe në punë. Ai dhe disa shokë të tij bashkëmoshatarë konsideroheshin si të rinj të sjellshëm. Megjithatë, ata e kalonin kohën e lirë duke bërë vandalizma në lagje. Prindërit e Ervinit nuk dinin asgjë për këtë. Valteri ishte një jetim dhe s’kishte vend tjetër për të jetuar, përveç rrugëve të San Paulos. Shokët e tij më të ngushtë ishin një bandë vandalësh dhe ai i shoqëronte në gjërat që bënin, duke mësuar edhe artet marciale. Këta shembuj tregojnë se pas vandalizmit fshihen njerëz dhe se shkëndija ose emocionet që çojnë në vandalizëm ndryshojnë.

«Vandalizmi mund të jetë një akt hakmarrjeje ose një mënyrë për të shprehur opinionin politik. Si të rinjtë, ashtu edhe të rriturit, disa herë e kryejnë këtë krim thjesht për ‘argëtim’»,—thotë The World Book Encyclopedia. Por, në vend se të jetë thjesht argëtim i të rinjve, vandalizmi mund të jetë jashtëzakonisht shkatërrimtar, e madje edhe vdekjeprurës. Një grup të rinjsh donte të «argëtohej pak», kështu që kur panë një njeri që po flinte në rrugë, e lyen me një lëndë të djegshme dhe i vunë zjarrin. Viktima, që ishte një indian, vdiq më vonë në spital. Sipas një raporti, «pohohet se të rinjtë duke u justifikuar thanë se nuk mendonin që ndonjërit do t’i interesonte pasi edhe disa lypës të tjerë ishin djegur në rrugë, por s’ishte ndërmarrë asnjë veprim». Sido që të shfaqet vandalizmi, me ose pa viktima, kostoja financiare dhe emocionale është e pallogaritshme. Prandaj, ç’gjë mund ta kontrollojë ose t’i japë fund vandalizmit?

Kush mund ta ndalë vandalizmin?

A mund ta parandalojë policia ose shkolla vandalizmin? Një problem është se autoritetet mund të jenë të zëna me krime më të rënda, siç janë trafiku i drogës ose rastet e vrasjeve, në vend që të merren me shkelje «pa viktima». Sipas një oficeri policie, kur një i ri hyn në telashe, shpesh prindërit «fajësojnë të rinjtë e tjerë me të cilët shoqërohet ose shkollën, ose policinë që e kapi». Arsimimi dhe zbatimi i ligjit mund ta reduktojnë vandalizmin, por, ç’të themi nëse nuk ndryshojnë qëndrimet e prindërve? Një mbikëqyrëse gjyqësore e të rinjve thotë: «Shkaktarët janë mërzia dhe rasti. [Fëmijët janë] jashtë deri vonë dhe nuk kanë asgjë për të bërë. Ka shumë të ngjarë edhe që të mos jenë të mbikëqyrur, sepse po të ishin të mbikëqyrur, nuk do të rrinin jashtë.»

Edhe pse vandalizmi është një problem i rëndë në shumë vende, shqyrto se si mund të ndryshojnë gjërat për mirë. Të rinjtë vandalë që u përmendën në fillim të artikullit ndryshuan. Tani ata e shmangin plotësisht sjelljen antishoqërore. Çfarë i bëri këta ish-delinkuentë të ndryshonin stilin e tyre të jetesës? Po ashtu, a do të habiteshit nëse vandalizmi jo vetëm do të reduktohej, por edhe do të eliminohej plotësisht? Të ftojmë të lexosh artikullin vijues.

[Shënimi]

a Emrat janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo