BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/12 f. 3-4
  • Shumë deklarojnë se kanë besim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shumë deklarojnë se kanë besim
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Emri i Jezuit sot
  • Antipa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Emri që çon në besimin e vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Sa rëndësi ka për Jezuin emri i Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Sa rëndësi duhet të ketë për ty emri i Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/12 f. 3-4

Shumë deklarojnë se kanë besim

«JEZUI është i mahnitshëm! Ai është shumë i mrekullueshëm!»—thirri një fetare në Brazil. Në fakt, asnjë nuk mund ta mohojë fuqinë e emrit të Jezuit. Përgjatë historisë, njerëzit me gatishmëri kanë vuajtur dhe kanë vdekur për të.

Apostujt Pjetër dhe Gjon predikuan në Jerusalem ‘në bazë të emrit të Jezuit’. Për këtë ata u arrestuan dhe u rrahën me kamxhik. E megjithatë, ata «u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezuit».—Veprat 5:28, 41.

Antipa ishte një i krishterë tjetër i shekullit të parë që e vlerësoi shumë emrin e Jezuit. Në librin e fundit të Biblës, Zbulesën, Jezui iu referua atij si «dëshmitari im, besnik, [i cili] u vra midis jush, atje ku banon Satanai». (Zbulesa 2:13) Bashkë me të krishterë të tjerë në Pergam, Antipa refuzoi ta mohonte besimin e tij në Krishtin. Antipa u mbajt fort pas emrit të Jezuit, edhe pse kjo gjë i kushtoi jetën!

Rreth një gjysmë shekulli më vonë, në vitin 155 të e.s., një i krishterë me emrin Polikarp hasi një sprovë të ngjashme kur iu urdhërua të shante Krishtin. Përgjigjja e tij ishte: «Unë i kam shërbyer Atij për tetëdhjetë e gjashtë vjet dhe Ai nuk më ka bërë asnjë të keqe. Si mund ta blasfemoj Mbretin tim që më ka shpëtuar?» Për shkak se refuzoi të mohonte Krishtin, Polikarpin e dogjën në shtyllën e drurit.

Apostujt, Antipa dhe të tjerë ishin të gatshëm ta vulosnin me vdekje dëshminë e tyre rreth Krishtit! Po njerëzit sot?

Emri i Jezuit sot

Emri i Jezuit vazhdon të nxitë ndjenja të forta. Në Amerikën Latine, shpejtësia e rritjes së kishave që deklarojnë se besojnë në Jezuin ka qenë në maksimumin e saj në dekadat e fundit. Edhe fshatrat më të vogla kanë një kishë pentekostale. Në të njëjtën kohë, ndikimi politik i këtyre kishave po rritet. Në Kongresin dhe në Senatin e Brazilit, për shembull, 31 vende u përkasin anëtarëve të këtyre kishave.

Jezui është edhe pika kyçe e një lëvizjeje të re fetare në Shtetet e Bashkuara. Ithtarët e kësaj lëvizjeje e quajnë veten Mbajtësit e Premtimit. Në vitin 1997, revista Time raportoi se prania në mbledhjet e tyre u rrit nga 4.200 veta në vitin 1991 në 1,1 milionë në vitin 1996. Në një nga himnet e kësaj lëvizjeje thuhet: «Oh fitorja në Jezuin, Shpëtimtarin tim përgjithmonë.»

Megjithatë, jo të gjitha ndjenjat e frymëzuara nga emri i Jezuit kanë qenë të fisshme. Parulla e luftës shpesh është hedhur në emrin e tij. Janë masakruar hebrenjtë, janë vrarë paganët, janë torturuar, gjymtuar dhe djegur në shtyllën e drurit disidentët, e të gjitha këto janë bërë në emër të Jezuit. E më së fundi, është bërë famëkeq komercializimi i evangjelizmit. I gjithë ky është një keqpërdorim i mbrapshtë dhe i neveritshëm i emrit të Jezuit dhe i asaj që përfaqëson me të vërtetë ai.

Për më tepër, kjo gjë ngre disa pyetje me vend. Çfarë përfshihet në vendosjen e besimit në emrin e Jezuit? Cila është pikëpamja e Dëshmitarëve të Jehovait mbi këtë çështje? Artikulli vijues do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo