BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/1 f. 30-31
  • Elija lartëson Perëndinë e vërtetë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Elija lartëson Perëndinë e vërtetë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dy kundërshtarët takohen
  • Jehovai lartësohet
  • Mësime për ne
  • Ai mbrojti adhurimin e pastër
    Imitoni besimin e tyre
  • Ai mbrojti adhurimin e pastër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • A do të jesh besimplotë si Elija?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Një provë në malin e Karmelit
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/1 f. 30-31

Ata bënë vullnetin e Jehovait

Elija lartëson Perëndinë e vërtetë

AI ISHTE njeriu më i kërkuar në Izrael. Ishte pothuajse e sigurt që nëse mbreti do të mund ta gjente, do të dënohej me vdekje. Kush ishte ky burrë i gjurmuar hap pas hapi? Profeti i Jehovait, Elija.

Mbreti Akab dhe gruaja e tij pagane, Jezabela, kishin bërë që në Izrael të lulëzonte adhurimi i Baalit. Si rezultat, Jehovai kishte sjellë në vend një thatësirë, e cila tani ishte në vitin e katërt të saj. Jezabela e tërbuar iu fut punës për dënimin me vdekje të profetëve të Jehovait, por Akabi e dëshironte këtë në veçanti për Elijan. Elija ishte ai që më shumë se tre vjet më parë i kishte thënë Akabit: «Nuk do të ketë as vesë as shi gjatë këtyre viteve, veçse me fjalën time.» (1. Mbretërve 17:1) Thatësira që pasoi, vazhdonte ende.

Në këtë situatë të rrezikshme, Jehovai i tha Elijas: «Shko dhe paraqitu te Akabi dhe unë do të dërgoj shiun mbi vendin.» Duke e vënë kokën në rrezik, Elija iu bind urdhrit të Jehovait.—1. Mbretërve 18:1, 2.

Dy kundërshtarët takohen

«Ti je ai që ke mbuluar me turp Izraelin?»—pyeti Akabi sapo pa Elijan. «Nuk e kam mbuluar unë me turp Izraelin,—ia ktheu me guxim Elija,—por ti dhe shtëpia e atit tënd, sepse ju burra i keni lënë urdhërimet e Jehovait dhe ti ke ndjekur Baalët.» Pastaj Elija dha direktivën që i gjithë Izraeli të mblidhej në malin Karmel, duke përfshirë «katërqind e pesëdhjetë profetët e Baalit dhe katërqind profetët e shtyllës së shenjtë». Më pas, Elija iu drejtua turmës: «Për sa kohë do të çaloni mbi dy opinione të ndryshme?a Nëse Jehovai është Perëndia i vërtetë, ndiqeni, por nëse është Baali, ndiqni atë.»—1. Mbretërve 18:17-21, BR.

Njerëzit ishin të heshtur. Ndoshta e pranonin fajin e tyre se nuk i kishin dhënë devocion ekskluziv Jehovait. (Eksodi 20:4, 5) Ose ndoshta ndërgjegjja e tyre ishte bërë shollë kaq shumë, sa ata nuk shihnin asnjë mëkat në ndarjen e besnikërisë së tyre midis Jehovait dhe Baalit. Sidoqoftë, Elija e udhëzoi popullin të sillte dy dema të rinj: një për profetët e Baalit, ndërsa tjetrin për atë vetë. Që të dy demat do të bëheshin gati për t’u flijuar, por nuk do të ndizej asnjë zjarr. «Ju do të thërritni emrin e perëndisë suaj,—tha Elija,—ndërsa unë, nga ana ime, do të thërras emrin e Jehovait dhe duhet të ndodhë që Perëndia i vërtetë, i cili përgjigjet me anë të zjarrit, është Perëndia i vërtetë.»—1. Mbretërve 18:23, 24, BR.

Jehovai lartësohet

Profetët e Baalit filluan të ‘çalojnë përreth altarit që kishin bërë’. Gjatë gjithë mëngjesit ata thërrasin: «O Baal, na u përgjigj!» Por Baali nuk përgjigjet. (1. Mbretërve 18:26, BR) Pastaj Elija filloi t’i vërë në lojë: «Thërritni me sa t’ju hajë zëri, sepse ai është perëndi.» (1. Mbretërve 18:27, BR) Profetët e Baalit filluan madje të priten me kama dhe heshta, një praktikë kjo e përdorur shpesh nga paganët për të ngjallur mëshirën e perëndive të tyre.b—1. Mbretërve 18:28, BR.

Tashmë kishte kaluar mesdita dhe adhuruesit e Baalit vazhdonin ‘të silleshin si profetë’, frazë kjo që në këtë kontekst përçon idenë e të sjellurit në një mënyrë të tërbuar dhe me humbje të vetëkontrollit. Pasdite vonë, Elija i tha së fundi të gjithë popullit: «Afrohuni tek unë.» Të gjithë vërenin me vëmendje, ndërsa Elija rindërtonte altarin e Jehovait, hapte një hendek rreth tij, ndante në copa demin e ri dhe e vendoste mbi altarin me dru për t’u djegur. Pas kësaj, demi, altari dhe drutë u bënë qull dhe hendeku u mbush me ujë (pa dyshim ujë deti i marrë nga Deti Mesdhe). Më pas, Elija iu lut Jehovait: «Sot le të bëhet e njohur se ti je Perëndia në Izrael dhe unë jam shërbëtori yt dhe se me anë të fjalës sate, unë kam bërë gjithë këto gjëra. Përgjigjmu, o Jehova, përgjigjmu, që ky popull ta dijë se ti, Jehova, je Perëndia i vërtetë dhe se ti vetë e ke kthyer prapa zemrën e tyre.»—1. Mbretërve 18:29-37, BR.

Papritur, nga qielli zbriti zjarri «dhe përlau ofertën e djegur dhe drutë, gurët, pluhurin, si dhe përpiu ujin e hendekut». Njerëzit që po vështronin, menjëherë ranë përmbys, duke thënë: «Jehovai është Perëndia i vërtetë! Jehovai është Perëndia i vërtetë!» Me urdhër të Elijas, profetët e Baalit u kapën dhe u çuan në luginën e përrenjve të Kishonit, ku u ekzekutuan.—1. Mbretërve 18:38-40, BR.

Mësime për ne

Elija shfaqi atë që mund të duket si guxim mbinjerëzor. Por megjithatë, një shkrimtar i Biblës, Jakovi, na siguron se «Elija ishte një njeri me ndjenja si tonat». (Jakovit 5:17, BR) Nuk ishte i imunizuar nga njëfarë frike dhe ankthi. Për shembull, kur më vonë Jezabela u betua se do të merrte hak për humbjen e profetëve të Baalit, Elija ia mbathi me të katra dhe pastaj i thirri Jehovait në lutje: «Mjaft! Merrma tani shpirtin, o Jehova.»—1. Mbretërve 19:4, BR.

Jehovai nuk e çoi shpirtin e Elijas në vdekje. Përkundrazi, me mëshirë siguroi ndihmë. (1. Mbretërve 19:5-8) Sot, shërbëtorët e Jehovait mund të jenë të sigurt se Jehovai do të veprojë njësoj, kur ata të hasin periudha ankthi intensiv, ndoshta për shkak të kundërshtimit. Në të vërtetë, nëse luten për ndihmën e Jehovait, ai mund t’i pajisë me «fuqi përtej asaj që është normale», që edhe nëse janë «të shtrënguar në çdo mënyrë», të mos jenë «ngushtë sa të mos lëvizin». Pra, ata do të ndihmohen për të duruar, ashtu siç u ndihmua Elija.—2. Korintasve 4:7, 8, BR.

[Shënimet]

a Disa studiues sugjerojnë se Elija mund ta ketë pasur fjalën për vallëzimin ritual të adhuruesve të Baalit. I njëjti përdorim i fjalës «çalim» gjendet dhe në 1. Mbretërve 18:26, për të përshkruar vallëzimin e profetëve të Baalit.

b Disa sugjerojnë se vetëgjymtimi ishte i lidhur me praktikën e flisë njerëzore. Që të dyja këto akte aludonin se dhimbjet në trup apo derdhja e gjakut mund t’i bënin thirrje favorit të një perëndie.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo