Një përgjigje sfiduese
NJË gazetë katolike romake e Britanisë, Catholic Herald, kohët e fundit botoi letrën e mëposhtme të një lexuesi nga Uellshi: «Një mbrëmje, në derën time erdhën dy Dëshmitarë të Jehovait. Bëra si bëra dhe u thashë se ishte Kisha Katolike ajo që garantonte autenticitetin e Besëlidhjes së Re që citonin ata. Për habinë time, njëri prej tyre qe dakord me këtë. “Po,—tha ai,—ju e garantoni atë, por nuk e ndiqni. Jezui tha ‘ta doni njëri-tjetrin, siç ju kam dashur unë’, por ju e vrisni njëri-tjetrin. Në luftën e fundit, katolikët vranë katolikët, por asnjë Dëshmitar i Jehovait nuk vrau një Dëshmitar tjetër.” Ç’mund të bëja tjetër, përveçse të bija dakord me të? Si mund të lutemi për unitet me ‘vëllezërit tanë të ndarë nga ne’, kur nuk ka unitet të vërtetë mes nesh vetë? A nuk duhet që në radhë të parë të ndreqim këtë skandal?»—Gjoni 15:12.
Që të dyja luftërat botërore të këtij shekulli të 20-të, nisën në të ashtuquajturin krishterim dhe morën rreth 50 milionë deri 60 milionë jetë. Megjithatë, mund të thuhet me plot vërtetësi se Dëshmitarët e Jehovait nuk morën fare pjesë në këto luftëra dhe nuk janë të përfshirë në asnjërin prej konflikteve që po ndodhin. Si është e mundur kjo? Është në të mirën tënde të zbulosh më shumë rreth lidhjeve të fuqishme të dashurisë dhe unitetit të krishterë që kanë më shumë se pesë milionë Dëshmitarë të Jehovait anembanë botës.—Krahaso Isainë 2:4.
[Burimi i figurës në faqen 32]
U.S. National Archives photo