BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/11 f. 30-31
  • Një shembull vetëmohimi dhe besnikërie

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një shembull vetëmohimi dhe besnikërie
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Elija përgatitet për t’u nisur
  • Mësime për ne
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Eliseu i pa karrocat e zjarrta—Po ti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Ai qëndroi deri në fund
    Imitoni besimin e tyre
  • Elija
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/11 f. 30-31

Ata bënë vullnetin e Jehovait

Një shembull vetëmohimi dhe besnikërie

PËR një fermer të ri të quajtur Elise, ajo që nisi si një ditë rutinë plugimi, doli se qe dita më domethënëse e jetës së tij. Ndërsa po punonte në fushë, Eliseu pati një vizitë të papritur nga Elija, profeti më i shquar i Izraelit. ‘Ç’mund të dojë nga unë?’,​—mund të ketë pyetur veten Eliseu. Nuk iu desh të priste gjatë për të marrë përgjigje. Elija hodhi mbi Eliseun veshjen e tij zyrtare, gjë që tregonte se një ditë Eliseu do të ishte pasuesi i tij. Eliseu nuk e mori me të lehtë atë thirrje. Menjëherë la fushën, për t’u bërë shërbëtori i Elijas.​—1. Mbretërve 19:19-21.

Pothuajse gjashtë vjet më vonë, për Elijan erdhi koha të largohej. Tregimi mbi nisjen e tij është quajtur «njëra prej historive më mbresëlënëse» të Shkrimeve Hebraike.

Elija përgatitet për t’u nisur

Elija dëshironte të bënte një vizitë të fundit në Bethel, Jeriko dhe në Jordan. Kjo do të përfshinte kilometra të shumta në këmbë, një pjesë e të cilave nëpër terrene të ashpra malore. Në çdo ndalesë gjatë udhëtimit, Elija e inkurajonte Eliseun të qëndronte aty. Por Eliseu këmbëngulte të mbetej me zotërinë e tij deri në fund.​—2. Mbretërve 2:1, 2, 4, 6.

Kur ndodheshin në Bethel dhe në Jeriko, «bijtë e profetëve» iu afruan Eliseut.a «A e di me të vërtetë se sot Jehovai po e heq zotërinë tënd nga kryesia mbi ty?»​—e pyetën ata. «E di mirë edhe unë,​—ua ktheu ai.​—Heshtni.»​—2. Mbretërve 2:3, 5, BR.

Pastaj Elija dhe Eliseu u nisën për në lumin Jordan. Kur mbërritën atje, Elija kreu një mrekulli, ndërkohë që rreth 50 bij profetësh po vëzhgonin nga larg. «Elija mori mantelin [veshjen zyrtare, BR] e tij, e mbështolli dhe rrahu me të ujërat, që u ndanë andej dhe këndej; kështu kaluan që të dy në të thatë.»​—2. Mbretërve 2:8.

Pasi kishin kaluar përmes tij, Elija i tha Eliseut: «Kërko çfarë do që unë të bëj për ty, para se të më largojnë prej teje.» Eliseu kërkoi «një pjesë të dyfishtë» të frymës së Elijas, domethënë pjesën e dyfishtë që normalisht do t’i takonte një biri të parëlindur. Në të vërtetë, Eliseu e kishte nderuar Elijan tamam ashtu si një bir i parëlindur do të nderonte të atin. Për më tepër, ai ishte mirosur për t’u bërë pasuesi i Elijas si profet i Jehovait në Izrael. Kështu që kërkesa e tij nuk ishte as egoiste, as e papërshtatshme. Megjithatë, duke e ditur se vetëm Jehovai mund ta plotësonte këtë kërkesë, Elija u përgjigj me modesti: «Ti ke kërkuar një gjë të vështirë.» Pastaj shtoi: «Po të më shohësh kur do të më largojnë prej teje, kjo do të të jepet, përndryshe nuk do ta kesh.»​—2. Mbretërve 2:9, 10; Ligji i përtërirë 21:17.

Pa dyshim që Eliseu ishte më i vendosur se kurrë për t’iu ngjitur pas zotërisë së tij. Pastaj, u shfaqën «një qerre e zjarrtë dhe kuaj të zjarrtë». Tamam para syve të zgurdulluar të Eliseut, Elija u rrëmbye lart në një shakullinë, i transferuar mrekullisht në një vend tjetër.b Eliseu mori veshjen zyrtare të Elijas dhe u kthye në bregun e lumit Jordan. Ai rrahu ujërat, duke thënë: «Ku është Zoti [Jehovai, BR], Perëndia i Elijas?» Ujërat u ndanë, duke dhënë një dëshmi të qartë se Eliseu kishte mbështetjen hyjnore si pasues i Elijas.​—2. Mbretërve 2:11-14.

Mësime për ne

Kur iu bë ftesa për shërbim të veçantë ndaj Elijas, Eliseu la menjëherë fushën për t’i shërbyer profetit më të shquar të Izraelit. Me sa duket, disa prej detyrave të tij ishin të rëndomta, sepse u bë i njohur si ai që «derdhte ujë mbi duart e Elijas».c (2. Mbretërve 3:11) Megjithatë, Eliseu e konsideroi punën e tij si një privilegj dhe qëndroi besnikërisht përkrah Elijas.

Sot, shumë shërbëtorë të Perëndisë shfaqin një frymë të ngjashme vetësakrifikimi. Disa kanë lënë «fushat» e tyre, mjetet e tyre të jetesës, për të predikuar lajmin e mirë në territore të largëta apo për të shërbyer si anëtarë të një familjeje Bethel. Të tjerë kanë udhëtuar për në vende të huaja, që të punojnë në projektet e ndërtimit të Shoqatës. Shumë kanë pranuar ato që mund të quheshin detyra të rëndomta. Por megjithatë, kushdo që skllavërohet për Jehovain nuk është duke kryer një shërbim jo domethënës. Jehovai i çmon të gjithë ata që i shërbejnë me gatishmëri dhe do të bekojë frymën e tyre vetëmohuese.​—Marku 10:29, 30.

Eliseu i qëndroi përkrah Elijas deri në fund. Ai refuzoi ta braktiste profetin më të vjetër edhe kur iu ofrua mundësia. Pa dyshim, marrëdhënia e ngushtë që kishte kultivuar me Elijan, e bëri të këndshme një dashuri të tillë besnike. Sot, shërbëtorët e Perëndisë përpiqen ta forcojnë marrëdhënien e tyre me Perëndinë dhe të afrohen më shumë me bashkëbesimtarët. Një lidhje e ngushtë uniteti do të jetë e bekuar, sepse për Jehovain Bibla thotë: «Me dikë besnik, ti do të veprosh me besnikëri.»​—2. Samuelit 22:26, BR.

[Shënimet]

a Termi «bijtë e profetëve» mund të tregojë një shkollë mësimi për ata që kishin këtë thirrje, ose thjesht një shoqatë të bashkuar profetësh.

b Mesazhi i Elijas drejtuar mbretit të Judës, Jehoramit, u shkruajt disa vjet më vonë.​—2. Kronikave 21:12-15.

c Për një shërbëtor ishte zakon që të derdhte ujë mbi duart e zotërisë së tij për t’i larë ato, veçanërisht pas buke. Kjo praktikë ishte e ngjashme me larjen e këmbëve, një akt mikëpritjeje, respekti dhe në disa marrëdhënie, përulësie.​—Zanafilla 24:31, 32; Gjoni 13:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo