BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/11 f. 4-7
  • Uniteti Botëror: Si do të ndodhë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Uniteti Botëror: Si do të ndodhë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Duke vallëzuar në buzë të varrit»
  • Forca të jashtme në veprim
  • Qeveria botërore
  • Një popull i bashkuar prej të gjitha kombeve
  • Për ku po shkon kjo botë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • A do të bashkohet bota?
    Zgjohuni!—2000
  • ‘Paqja nuk do të ketë fund’
    Zgjohuni!—2019
  • Së shpejti një tokë parajsore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/11 f. 4-7

Uniteti Botëror: Si do të ndodhë?

SI NJË ndërtesë e shpartalluar që është shkatërruar barbarisht nga banorë të pakujdesshëm, sistemi i tanishëm botëror është i përshtatshëm vetëm për një gjë: rrënimin dhe zëvendësimin e tij. Ky nuk është thjesht një skenar tjetër cinik fatalist. Sipas Biblës, kjo është e vetmja pikëpamje realiste. Pse?

Themelet e rregullit të botës së tanishme janë të pasigurta. E gjithë struktura është bërë shoshë nga termitet dhe nga kalbëzimi i drurit. Skeleti prej çeliku po ndryshket. Muret mbajtëse janë dobësuar. Çatia po epet. Impianti hidraulik pikon. Sistemi elektrik është plot të meta dhe i rrezikshëm. Banorët zihen pa pushim dhe me shpirtligësi shkaktojnë dëme në të gjithë ndërtesën. E gjithë prona dhe ambienti rreth saj është e infektuar nga parazitët dhe minjtë dhe e ekspozuar ndaj rrezikut vdekjeprurës.

«Duke vallëzuar në buzë të varrit»

Për shkak të konflikteve të parreshtura politike, lakmisë, agresionit dhe armiqësive fisnore dhe etnike të rrënjosura thellë, «e gjithë raca njerëzore,​—siç u shpreh Guin Diër,​—po vallëzon në buzë të varrit». Anembanë botës, minoritete të vendosura, grupe që bëjnë presion, luftëtarë për liri, banda kriminale, terroristë ndërkombëtarë dhe të tjerë, ndjekin planet e tyre egoiste dhe duken të aftë të shkatërrojnë çdo mundësi për paqe në botë, thuajse kur t’ua dojë qejfi. Ashtu si banorët përçarës, ata mund t’ia bëjnë jetën të mjerë kujtdo tjetër.

Megjithatë, sipas shumë komentuesve, grupet kundërshtare apo individët rebelë nuk janë të vetëm në pengimin e unitetit botëror. Pengesa më e madhe është vetë kombi-shtet. Kombet e pavarura, thotë shkrimtari mbi luftërat S. B. Painë i Riu, janë në «një gjendje anarkie ndërkombëtare». Ata bëjnë çdo gjë që u shërben më së miri interesave të tyre kombëtare, duke iu bërë pak apo aspak vonë për të tjerët. Si rezultat, përgjatë historisë ‘njeriu ka sunduar mbi një tjetër për ta dëmtuar’.​—Predikuesit 8:9.

Vërtet që disa qeveri kombëtare kanë pasur njëfarë suksesi në luftimin e padrejtësisë dhe të shtypjes brenda kufijve të tyre territorialë dhe në njëfarë mase, në shkallë ndërkombëtare. Kohë pas kohe ato kanë vendosur njëfarë uniteti ndërkombëtar. Por edhe kur disa kombe janë bashkuar për të vepruar kundër një kombi agresor, shpesh mbetet dyshimi se kanë vepruar të shtyra nga interesi vetjak në vend se nga altruizmi i sinqertë. Realiteti është se qeveritë njerëzore nuk kanë asnjë zgjidhje të gjithanshme dhe të qëndrueshme për ndarjen botërore. Guin Diër thekson: «Ideja që të gjitha kombet e botës do të mblidhen së bashku për të penguar apo dënuar agresionin nga ndonjë shtet që vepron me kokën e vet, në parim është e shkëlqyer, por kush e përcakton agresorin dhe kush e paguan koston në para dhe jetë, që mund të nevojitet për ta ndalur atë?»

Sigurisht, agresioni i kujtdo shteti kundër një tjetri është i mundur vetëm kur shumica e qytetarëve të tij nuk e kundërshton atë agresion. Historia tregon herë pas here se nuk është thjesht vetëm në ndonjë «shtet jo konformist» që qytetarët i kanë mbështetur udhëheqësit e tyre, qoftë kanë pasur të drejtë apo gabim. Në fakt, shumica e banorëve të tokës ka vepruar kështu. Ata kanë ndjekur verbërisht «gënjeshtrat, demagogjitë dhe propagandën», siç shprehet revista Time, të sjella nga një rrjedhë udhëheqësish politikë dhe fetarë.

Nacionalizmi ka ndezur pasionet e njerëzve, gjithsesi të arsyeshëm e të dhembshur dhe i ka bërë të kryejnë krime mizore kundër burrave, grave dhe fëmijëve të një kombësie tjetër. Duke iu referuar Luftës I Botërore, për shembull, historiani J. M. Roberts komenton: «Një prej paradokseve të 1914-s, është që në çdo vend një numër i madh njerëzish, nga të gjitha partitë, besimet dhe prejardhjet, duket se çuditërisht kanë shkuar me dëshirë dhe lumturi në luftë.» Që nga ajo kohë, a kanë vënë mend njerëzit? Jo! Bisha e «nacionalizmit verbues», siç e quajti atë gazetari Rod Ëshër, vazhdon të shkatërrojë çdo mundësi për unitet botëror.

Forca të jashtme në veprim

Megjithatë, për unitetin botëror ekziston një pengesë më e madhe. Bibla zbulon se janë në veprim forca të jashtme. Këto identifikohen si Satana Djalli dhe këlyshët e tij, demonët. Sipas Biblës, Satanai është «perëndia i këtij sistemi gjërash, [i cili] ka verbuar mendjet e mosbesimtarëve», që «lajmi i mirë i lavdishëm mbi Krishtin» të mos u bëjë fare përshtypje.​—2. Korintasve 4:4, BR; Zbulesa 12:9.

Sigurisht që kjo nuk i shkarkon individët nga përgjegjësia për veprimet e tyre. Por ajo shpjegon se përse qeveritë njerëzore nuk mund të vendosin kurrë një botë me të vërtetë të bashkuar. Për sa kohë vazhdon të ekzistojë Satana Djalli, ai do të ndikojë mbi burrat dhe gratë për të kultivuar ato që Bibla i quan «veprat e mishit», ku përfshihen ‘armiqësimi, grindjet, zënkat, përçarjet’.​—Galatasve 5:19-21.

Qeveria botërore

Cila, pra, është zgjidhja? Pothuajse shtatëqind vjet më parë, poeti dhe filozofi i mirënjohur italian, Dante, dha përgjigjen. Ai argumentoi se vetëm qeveria botërore mund të sigurojë paqen dhe unitetin e njerëzimit. Për shumë njerëz, shpresa për ndonjë formë qeverie botërore është thjesht një iluzion, jo diçka tek e cila të vendosin besim të vërtetë. «Në këtë fazë të historisë,​—përfundon autori i lartpërmendur Painë,​—qeveria botërore as që zihet me gojë.» Pse? Sepse çdo qeverie botërore të suksesshme do t’i duhej të garantonte dy gjëra që duken krejtësisht jashtë aftësisë së njeriut, domethënë që «një qeveri botërore do t’i japë fund luftës dhe që një qeveri botërore nuk do të jetë një tirani globale».

Është e sigurt se asnjë qeveri njerëzore nuk do ta arrijë ndonjëherë këtë. Por Mbretëria e Perëndisë në duart e Jezu Krishtit, mundet dhe do ta heqë luftën. (Psalmi 46:9, 10; Mateu 6:10) Në të vërtetë, ajo do të heqë të gjithë luftënxitësit. Profeti Daniel tregon se në fund të kohës së caktuar nga Perëndia për sundimin njerëzor mbi tokë, sundimi njerëzor «do të rezultojë i ndarë» ashtu si «hekuri i përzier me argjilë të njomur». (Danieli 2:41-43, BR) Kjo do të rezultonte në një copëzim politik dhe në një konflikt të pashmangshëm. Por megjithatë, Danieli thotë se Mbretëria e Perëndisë «do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri [nacionaliste dhe të pabashkuara]» apo qeveri, duke i zëvendësuar me Mbretërinë e tij të shumëpritur në duart e Jezu Krishtit.​—Danieli 2:44.

S’do të kishte kuptim që të krijohej një ambient i shkëlqyer për njerëzit, nëse toka do të vazhdonte të banohej nga individë grabitqarë, që do të vazhdonin t’ua bënin të mjerë jetën të tjerëve. Megjithatë, «njerëzit e këqij do të shfarosen». (Psalmi 37:1, 2, 9, 38; Fjalët e urta 2:22) Pra, Krishti do të heqë të gjithë ata që me vullnet hedhin poshtë normat e Perëndisë apo që u japin mbështetje autoriteteve përçarëse botërore. Ai do të shkatërrojë të gjithë ata që po e shfytyrojnë këtë planet. Perëndia premton «të shkatërrojë ata që shkatërrojnë dheun».​—Zbulesa 11:18.

Kjo nuk do të jetë ndonjë lloj tiranie globale. Jezu Krishti do të veprojë «për kauzën e së vërtetës, përulësisë dhe drejtësisë», kur të ndajë të mirin nga i keqi. (Psalmi 45:3, 4, BR; Mateu 25:31-33) Nuk është as thjesht negativ dhe shkatërrimtar, një abuzim me pushtetin. Jo! Nuk është sikur ndonjë ndërtesë e bukur antike të shkatërrohet nga ndonjë pronar lakmitar që merret me shitje-blerje tokash e shtëpish. Do t’i ngjajë më shumë shkatërrimit të një ndërtese të kalbur e të shpartalluar, për t’ia lënë vendin një mjedisi të këndshëm e të pastër.

Por ç’të themi për forcat e jashtme që kanë shkaktuar një ndarje të tillë në të kaluarën? A do të jenë të lira për të depërtuar në këtë sistem të ri, kështu që banorët e saj të fillojnë nga e para procesin shkatërrimtar, duke u zënë me banorët e tjerë dhe duke ia bërë jetën të mjerë kujtdo? Sigurisht që jo. Kjo nxjerrje nga shtëpia dhe ky rinovim janë përfundimtare dhe të plota. «Fatkeqësia nuk do të ndodhë dy herë.»​—Naumi 1:9.

Bibla e përngjason shkatërrimin përfundimtar të Satanait me bërjen e plehrave shkrumb e hi. Ajo thotë se ‘Djallin që kishte mashtruar [banorët e tokës] do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit’. (Zbulesa 20:10) Ç’simbol i fuqishëm! Imagjino: Një shkatërrim i përngjasuar jo thjesht me ndonjë furrë djegieje të vogël që ka vetëm një kapacitet të kufizuar, por me një liqen të tërë zjarri, i cili konsumon dhe heq nga ekzistenca çdo gjë që është e ligë dhe e infektuar. Askush, qoftë njeri apo demon, nuk do të lejohet të vazhdojë të bëjë gjëra që kërcënojnë rregullin universal, që dhunojnë normat e Perëndisë mbi të drejtën dhe të gabuarën, apo që u shkaktojnë dhimbje njerëzve të tjerë. Të gjithë shkatërruesit e unitetit s’do të jenë më!​—Psalmi 21:9-11; Sofonia 1:18; 3:8.

Një popull i bashkuar prej të gjitha kombeve

Të mbijetuarit e këtij spastrimi të madh do të përbëjnë «një turmë të madhe . . . prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve». (Zbulesa 7:9) Nuk do të përçahen nga mosmarrëveshjet kombëtare dhe fisnore. Ata do të kenë mësuar të jetojnë së bashku në harmoni paqësore. (Isaia 2:2-4) Ç’është akoma më e mrekullueshme, atyre do t’u bashkohen banorë të planetit të kohëve të kaluara, të cilët do të rivendosen në zotërimin e një toke të pastruar, me anë të masës së mrekullueshme të ringjalljes.​—Gjoni 5:28, 29.

A do të të pëlqente të jetoje në një botë të tillë? Vetëm ata që u përmbahen kërkesave të Perëndisë do të jetojnë në të dhe kërkesat e tij janë paraqitur qartë në Bibël. (Gjoni 17:3; Veprat 2:38-42) Dëshmitarët e Jehovait do të jenë të lumtur të të ndihmojnë për të mësuar se çfarë kërkon Perëndia, që ti të mund të shpresosh ta gëzosh jetën përgjithmonë në një botë vërtet të bashkuar.

[Figura në faqen 7]

Qeveria në duart e Jezu Krishtit do të garantojë një botë të bashkuar

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo