BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/5 f. 3
  • Çfarë i ndodhi integritetit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë i ndodhi integritetit?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Normat e luhatura të integritetit
  • A do të bësh çmos të mbash integritetin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Pse të mbash integritetin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Mbaj integritetin!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Besim në një botë të papërsosur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/5 f. 3

Çfarë i ndodhi integritetit?

PAK më shumë se njëqind vjet më parë, Barnei Barnato, një spekulator diamantesh, u kthye nga Afrika e Jugut në Angli. Pas mbërritjes së tij, ai nuk u pajtua me një ndodhi të shkruar në gazetë lidhur me të. Atëherë, ai i dha botuesit disa shënime të shkruara me dorë për një artikull të dytë, «duke korrigjuar vetëm disa pika», bashkë me një çek për një shumë të madhe parash.

Botuesi J. K. Jerom i flaku në një kosh letrash shënimet që i dha Barnato dhe e ktheu çekun mbrapsht. I befasuar, Barnato e dyfishoi menjëherë ofertën e tij. Edhe kjo po ashtu nuk u pranua. «Sa do?»​—e pyeti ai. Duke sjellë ndër mend ndodhinë, Jerom thotë: «I shpjegova se ishte gjë që s’bëhej; në Londër jo.» Integriteti i tij si botues patjetër që nuk ishte për t’u nxjerrë në ankand.

«Integriteti» është përcaktuar si «drejtësi morale; ndershmëri». Një person me integritet është i denjë për besim. Por sot, pandershmëria, mungesa e integritetit po shkatërron të gjitha shtresat e shoqërisë.

Shtypi britanik ka popullarizuar fjalën «pisllëk», për të përshkruar humbjen e integritetit moral. Siç shprehet gazeta The Indipendent, pisllëk përfshin «çdo gjë që nga çështjet e dashurisë dhe manipulimi në qeverinë lokale, deri tek rryshfetet në shkallë të madhe eksportimi». Nuk përjashtohet asnjë fushë e jetës.

Normat e luhatura të integritetit

Pa dyshim që integriteti nuk nënkupton përsosmërinë, por pasqyron një cilësi themelore tek një person. Në botën tonë që kërkon të pasurohet shpejt, integriteti mund të shihet si një pengesë, jo si një virtyt. Për shembull, përdorimi i veglave të sofistikuara nga ana e studentit, për të mashtruar në provime, është në rritje dhe është gati e pamundur për të diktuar këto shpikje të reja. Një profesor i Universitetit Britanik pohon se më shumë se gjysma e të gjithë studentëve britanikë kanë mashtruar dhe Britania nuk është sigurisht vendi i vetëm.

Për të mos kaluar pa u vërejtur është fakti se sa u kushton njerëzve të pafajshëm, kur individë jo të denjë për besim gënjejnë e mashtrojnë. Le të marrim rastin e qytetit indian, Bopal, ku në 1984-n, gazi toksik vrau mbi 2.500 burra, gra e fëmijë dhe plagosi qindra mijëra të tjerë. The Sunday Times raportonte: «Projektet e ndihmave për t’u ardhur në ndihmë viktimave, kanë ngecur në baltë, për shkak të korrupsionit. . . . Detyra e ndjekjes së rasteve të ligjshme është komplikuar nga mijëra pohime të rreme, dokumente të falsifikuara dhe prova të fabrikuara.» Si rezultat, dhjetë vjet më vonë mezi u shpërndanë 3.500.000$ amerikanë nga 470.000.000$ për kompensime dëmesh atyre që ishin në nevojë.

Po feja? Si shihet ajo në këtë çështje të integritetit? Mjerisht, normat shpeshherë nuk janë më të larta se ato në botë. Le të marrim si shembull peshkopin e Kishës Katolike të Romës, Emon Kesi, i cili pranoi se ishte bërë baba i një biri të paligjshëm, tani një adoleshent. Situata e Kesit, siç shprehej gazeta britanike Guardian, nuk ishte «e pazakontë». Në terma të njëjtë, The Times raportonte: «E vërteta lidhur me turpin e peshkopit Kesi, nuk është se akti i tij i shëmtuar ishte i pazakontë, por se mashtrimi mbi beqarinë nuk është as i ri e as i rrallë.» Në mbështetje të këtij pretendimi, një organ shtypi në Skoci, pohon se vetëm 2 për qind e klerikëve të Kishës Katolike të Romës në Shtetet e Bashkuara, kanë shmangur si marrëdhëniet heteroseksuale, ashtu edhe ato homoseksuale. Qoftë apo jo e saktë kjo shifër, ajo tregon reputacionin e priftërinjve katolikë në çështjen e moralit.​—The Glasgow Herald.

Duke u gjendur përballë shembujve të tillë, a është e mundur që një individ të mbajë integritetin moral? A ia vlen të mbahet integriteti moral? Çfarë kërkon mbajtja e integritetit moral dhe cilat janë shpërblimet e mbajtjes së tij?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo