Garantohet siguria e ushqimit për botën: Nga cili mjet?
«EDHE përpjekjet tona më të mira, mund të mos jenë të mjaftueshme, për të mbajtur sigurinë e ushqimit që kemi njohur gjatë pjesës më të madhe të këtij shekulli»,—pohon Lester Braun, president i një instituti të njohur në Uashington, D.C. (Worldwatch Institute) Sipas revistës New Scientist, në fillim të vitit 1995, rezervat e botës me grurë patën rënien më të madhe të të gjitha kohërave në 255 milionë tonë, sasi e mjaftueshme kjo për të ushqyer botën vetëm për 48 ditë. Vitet e mëparshme, kur rezervat ranë poshtë treguesit të rezervave ushqimore për 60 ditë, zahireja qe në gjendje ta merrte veten rishtas. Por, tani instituti i lartpërmendur është i pasigurt lidhur me aftësinë e tokës për të rifituar humbjet e saj.
Pas tri vjet korrjesh të varfra dhe me më shumë vende në zhvillim e sipër, që e përdorin grurin për konsum nga bagëtia, ka më pak grurë në dispozicion për të varfërit që e kërkojnë atë si artikull kryesor të dietës së tyre. New Scientist paralajmëron se nëse kësaj situate nuk i kushtohet vëmendje e menjëhershme, ata një miliardë njerëz që harxhojnë të paktën 70 për qind të të ardhurave të tyre për ushqimin, mund të fillojnë të vdesin urije.
Bibla ka parathënë se në kohën tonë, banorët e tokës do të përjetojnë «zi buke». (Luka 21:11) Por Perëndia nuk është indiferent ndaj këtij problemi. Ç’është e vërteta, kujdesi i tij për gjendjen e mjerueshme të njeriut, do të tregohet më së fundi, kur Mbretëria e tij të marrë në dorë kontrollin e çështjeve të tokës. Në atë kohë, «vetë toka me siguri do të japë prodhimin e saj». «Do të ketë bollëk gruri mbi tokë; në majë të maleve do të ketë vërshim.» (Psalmi 67:6, BR; 72:16, BR) Atëherë, do të përmbushen këto fjalë profetike për Krijuesin: «E ke kthyer vëmendjen tënde nga toka, për t’i dhënë bollëk . . . Vetë fushat janë mbështjellë me grurë.»—Psalmi 65:9, 13, BR.
A të bën për vete ky premtim i mrekullueshëm? A do të të pëlqente të dije se si mund të kesh pjesë në të? Atëherë, kërkoju Dëshmitarëve të Jehovait herën tjetër që do të trokasin në derën tënde, që të të tregojnë më shumë rreth kësaj parajse të premtuar.
[Burimi i figurës në faqen 32]
Shtesa: Pictorial Archive (Near Eastern History) Est.