BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/3 f. 23
  • Ku mund të gjendet lumturia e vërtetë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ku mund të gjendet lumturia e vërtetë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • Si ta gjejmë lumturinë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Si të gjejmë lumturi të vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Lum ata që i shërbejnë «Perëndisë së lumtur»!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Ti mund të jesh vërtet i lumtur!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/3 f. 23

Ku mund të gjendet lumturia e vërtetë?

SHUMË njerëz mendojnë se lumturia mund të gjendet në fitimin e të mirave materiale. Po ti, ç’mendon? Ndërkohë që gjërat materiale i kontribuojnë pa dyshim lumturisë sonë, ato nuk e sigurojnë atë; as rehatia fizike nuk ndërton besimin apo nuk përmbush nevojat frymore.

Në Predikimin e tij në Mal, Jezu Krishti tha: «Të lumtur janë ata që janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre frymore, pasi atyre u përket mbretëria e qiejve.» (Mateu 5:3, BR) Përveç kësaj, Jezui tha: «Ruhuni nga çdo lloj lakmie, sepse edhe kur një person ka me bollëk, jeta e tij nuk vjen nga gjërat që zotëron.»​—Luka 12:15, BR.

Shumë njerëz e kërkojnë lumturinë, duke u përfshirë në seksin e paligjshëm dhe në «veprat [e tjera] të mishit». (Galatasve 5:19-21) Megjithatë, dhënia pas kënaqësive epshore nuk sjell lumturi të vërtetë e të qëndrueshme. Në fakt, ata që praktikojnë gjëra të tilla, nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.​—1. Korintasve 6:9, 10.

Të tjerë i drejtohen gjendjes së tyre të brendshme për të kërkuar lumturinë, duke u përpjekur të ndërtojnë respektin për veten. Bibliotekat dhe libraritë janë plot e përplot me libra udhëzues për zhvillimin apo përmirësimin vetjak, por botime të tilla nuk u kanë sjellë njerëzve lumturi të qëndrueshme. Ku, atëherë, mund të gjejmë lumturi të vërtetë?

Për të qenë vërtet të lumtur, ne duhet të pranojmë nevojën tonë të lindur frymore. Jezui tha: «Të lumtur janë ata që janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre frymore.» Natyrisht, nuk do të kishim ndonjë dobi të madhe sikur thjesht ta kuptonim këtë nevojë e më pas të mos bënim asgjë në lidhje me të. Le të bëjmë një ilustrim. Çfarë do t’i ndodhte një vrapuesi në maratonë, i cili pas garës nuk i përgjigjet nevojës së madhe të trupit për ujë? A nuk do të pësonte shpejt dehidratimin dhe pasoja të tjera serioze? Po ashtu, nëse ne nuk i përgjigjemi nevojës sonë për ushqim frymor, përfundimisht do të fishkemi frymësisht, gjë që do të çojë në humbjen e gëzimit dhe të lumturisë.

Jezui e pranoi plotësisht nevojën e tij frymore, duke studiuar dhe duke medituar rregullisht mbi Fjalën e Perëndisë. Ai mund të gjente dhe të lexonte me lehtësi pjesë nga Shkrimet e Shenjta dhe i mësoi edhe të tjerët të vepronin po kështu. (Luka 4:16-21; krahaso Efesianëve 4:20, 21.) Gjithashtu, Jezui e krahasoi kryerjen e vullnetit të Atit të tij qiellor me ushqimin. Kryerja e vullnetit të Perëndisë i solli atij shumë lumturi.​—Gjoni 4:34.

Po, lumturia e vërtetë nuk mund të gjendet, duke fituar gjëra materiale; ajo nuk vjen as nga plotësimi i kërkesave të mishit të rënë. Lumturia e vërtetë është një gjendje e zemrës, e bazuar në besimin e vërtetë dhe në një marrëdhënie të mirë me Perëndinë Jehova. Në mënyrë të përshtatshme, pra, psalmisti David, këndoi: «I lumtur është populli, Perëndi i të cilit është Jehovai.»​—Psalmi 144:15b, BR.

[Figura në faqen 23]

Besimi dhe një marrëdhënie e mirë me Perëndinë do të të sjellë lumturi të vërtetë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo