BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/6 f. 4-7
  • Kur paragjykimi të mos ekzistojë më!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur paragjykimi të mos ekzistojë më!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia nuk është i anshëm
  • Ndikimi i Biblës
  • Mposhtja e pengesave të paragjykimit
  • Si të përballohet?
  • «Ata nuk do të bëjnë asnjë dëm»
  • Një botë pa paragjykime—Kur?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Paragjykimi—Një problem global
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • A je viktimë e paragjykimit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Më në fund asnjë paragjykim
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/6 f. 4-7

Kur paragjykimi të mos ekzistojë më!

THUHET që njëherë, shkencëtari Albert Ajnshtajn tha se në këtë botë të mjerë, është më e vështirë të mposhtësh një paragjykim, sesa të shpërbësh një atom. Ngjashëm, Eduard R. Murrou, një gazetar, i cili u bë i shquar gjatë Luftës II Botërore dhe më vonë u bë drejtor i Agjencisë së Informacionit për SHBA, tha se «askush nuk mund të eliminojë paragjykimet, por vetëm mund t’i njohë ato».

A tingëllojnë të vërteta këto deklarata? A është e pamundur të eliminohet diskriminimi dhe racizmi? Çfarë mendon Perëndia për paragjykimin?

Perëndia nuk është i anshëm

Bibla flet kundër anshmërisë. (Proverbat 24:23; 28:21) Ajo thotë se «dituria [mençuria, BR] që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite». (Jakovit 3:17) Një mençuri e tillë u theksohej gjykatësve në Izraelin e lashtë. «Nuk do të bësh padrejtësi gjatë gjykimit,—udhëzoheshin ata.—Nuk do të tregohesh i anshëm me të varfërin, as do të nderosh personat e fuqishëm.»​—Levitiku 19:15.

Qëndrimi i vendosur i Biblës kundrejt anshmërisë dhe paragjykimit, ishte theksuar nga Jezu Krishti dhe apostujt e tij, Pjetri dhe Pavli. Jezui ishte i paanshëm kundrejt atyre që «ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari». (Mateu 9:36) Ai tha: «Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!»​—Gjoni 7:24.

Pjetri dhe Pavli na sigurojnë se vetë Perëndia Jehova nuk është i anshëm. Pjetri tha: «Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm; por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai.» (Veprat 10:34, 35) Apostulli Pavël na tregon: «Te Perëndia nuk ka anësi.»​—Romakëve 2:11.

Ndikimi i Biblës

Bibla ka fuqi të ndryshojë personalitetin e atyre që drejtohen prej saj. Hebrenjve 4:12 thotë: «Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese.» Me ndihmën e Jehovait një person që ka paragjykime, mund të ndryshojë madje edhe mënyrën e tij të të menduarit dhe të jetë i paanshëm në marrëdhëniet e tij me të tjerët.

Le të marrim, për shembull, rastin e Saulit nga Tarsa. Sipas tregimit biblik, njëherë e një kohë ai e kundërshtonte me dhunë kongregacionin e krishterë, pasi ndiqte tradita të ashpra fetare. (Veprat 8:1-3) Ai ishte plotësisht i bindur nga tradita judeje se të gjithë të krishterët ishin apostatë dhe armiq të adhurimit të vërtetë. Paragjykimi që kishte e bëri të përkrahte vrasjen e të krishterëve. Bibla thotë se ai ‘shfrynte kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit’. (Veprat 9:1) Ai mendonte se duke bërë kështu, po i bënte Perëndisë një shërbim të shenjtë.​—Krahaso Gjonin 16:2.

Megjithatë, Sauli nga Tarsa pati mundësi të çlirohej nga paragjykimi i tij ekstrem. Madje edhe vetë u bë i krishterë. Më vonë, si apostull i Jezu Krishtit me emrin Pavël, ai shkroi: «Më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m’u dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim.»​—1. Timoteut 1:13.

Nuk ishte Pavli i vetmi që bëri këto ndryshime drastike në mënyrën e tij të të menduarit. Në letrën e tij drejtuar Titit, një ungjillëzues tjetër, Pavli i këshilloi të krishterët ‘të mos flisnin keq për asnjeri, të ishin paqësorë dhe të butë, duke treguar mirësjellje të madhe kundrejt të gjithë njerëzve. Sepse edhe dikur kishin qenë të pamend, rebelë, endacakë, robër të lakmive të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njëri-tjetrin’.​—Titit 3:2, 3.

Mposhtja e pengesave të paragjykimit

Sot, të krishterët e sinqertë përpiqen të ndjekin këtë këshillë. Ata duan të mos i gjykojnë njerëzit në bazë të përshtypjeve sipërfaqësore. Kjo gjë i ndalon ata të ‘flasin keq’ për të tjerët. Ata gëzojnë një vëllazëri ndërkombëtare që shtrihet përtej të gjithë kufijve kombëtarë, etnikë dhe racialë të kësaj bote.

Le të shohim përvojën e Enrikut, një brazilian me lëkurë të zezë. Duke qenë vetë viktimë e diskriminimit racial, ai zhvilloi një urrejtje të rrënjosur thellë për njerëzit e bardhë. Ai shpjegon: «Dy Dëshmitarë të bardhë më erdhën në shtëpi dhe më folën për emrin e Perëndisë. Fillimisht, nuk desha t’i dëgjoj, sepse nuk u zija besë të bardhëve. Por, shpejt pashë se mesazhi i tyre kishte diçka të vërtetë. E po mirë, pranova një studim biblik. Pyetja e parë që bëra, ishte: ‘A ka shumë zezakë në kishën tuaj?’ Ata m’u përgjigjën: ‘Po.’ Pas kësaj, më treguan pikturën në faqen e fundit të librit Libri im i tregimeve biblike,a që tregonte të rinj nga raca të ndryshme. Ishte edhe një djalë zezak dhe kjo gjë më inkurajoi. Më vonë, shkova në Sallën e Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait, ku shumë njerëz të racave të ndryshme që e trajtonin njëri-tjetrin me respekt. Kjo qe shumë e rëndësishme për mua.»

Tani, si Dëshmitar i Jehovait, Enriku është i kënaqur që bën pjesë në një vëllazëri të sinqertë të krishtere. Ai e kupton se lavdia nuk i shkon asnjë njeriu. Ai thotë: «Sot, i jam mirënjohës Jehovait dhe Jezu Krishtit për gjithçka kanë bërë për mua. Unë punoj me miliona shërbëtorë besnikë të Jehovait nga të gjitha racat, ngjyrat dhe mjediset, të bashkuar në një qëllim.»

Dario, ishte një tjetër viktimë e paragjykimit, ndërsa rritej. Në moshën 16-vjeçare, filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Ai vërejti: «Mes Dëshmitarëve kuptova se nuk ekziston asnjë ndjenjë e epërsisë raciale.» Atij i la shumë mbresa atmosfera e dashurisë së sinqertë. Veçanërisht, vuri re se individët e racave të ndryshme shërbenin në pozita përgjegjësie brenda në kongregacion. Edhe pse ai i nënshtrohet ndonjë lloj paragjykimi apo diskriminimi nga njerëzit jashtë kongregacionit, Dario mban në mend se Jehovai i do njerëzit e të gjitha kombeve, fiseve dhe gjuhëve.

Si të përballohet?

Gjithkujt prej nesh i pëlqen të trajtohet me dinjitet dhe respekt. Ja, përse të qenët viktimë e paragjykimit është një sprovë e vështirë për t’u përballuar. Kongregacioni i krishterë nuk na mbron nga të gjitha ekspozimet ndaj qëndrimeve me paragjykim të kësaj bote të ligë. Për aq kohë sa Satanai të ketë në dorë çështjet e botës, do të ketë edhe padrejtësi. (1. Gjonit 5:19) Zbulesa 12:12 na paralajmëron: «Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush, duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë.» Qëllimi i tij nuk është që thjesht të shkaktojë shqetësim. Ai krahasohet me një kafshë grabitqare. Apostulli Pjetër na thotë: «Kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.»​—1. Pjetrit 5:8.

Gjithashtu, Bibla thotë: «Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!» (Jakovit 4:7) Një ndihmë e shkëlqyer për të përballuar paragjykimet, është mbështetja për mbrojtje tek Perëndia, ashtu siç bëri Davidi: «Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe e atij që përdor dhunën.» (Psalmi 71:4) Madje, mund të lutemi si psalmisti: «Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre.»​—Psalmi 56:1.

Si do t’u përgjigjet Perëndia këtyre lutjeve? Bibla thotë: «Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë. Atij do t’i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.» (Psalmi 72:12, 13) Sa mirë është të dimë se në kohën e caktuar, Jehovai do të sjellë lehtësim për të gjithë ata që janë viktima të padrejtësisë!

«Ata nuk do të bëjnë asnjë dëm»

Qeveritë e kësaj bote mund të vazhdojnë ta luftojnë paragjykimin me ligjet dhe programet e tyre. Ato mund të vazhdojnë të premtojnë drejtësi dhe barazi. Por nuk mund t’ia dalin dot. (Psalmi 146:3) Vetëm Perëndia mund dhe do të eliminojë të gjitha trajtimet me paragjykim. Ai do ta transformojë njerëzimin në një familje të bashkuar. ‘Një turmë e madhe, të cilën askush nuk mund ta numërojë, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve’ do të mbijetojë fundin e këtij sistemi të lig dhe do të gëzojë jetën në paqe.​—Zbulesa 7:9, 10.

Jehovai do të çdëmtojë të gjitha dëmet e shkaktuara nga paragjykimet raciale dhe shoqërore. Mendo, askush nuk do të trajtohet padrejtësisht. «Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet dhe askush nuk do t’i trembë më.» (Mikea 4:4) Kurse Isaia 11:9 thotë: «Ata nuk do të bëjnë asnjë dëm.»—BR.

Nëse je një viktimë e paragjykimit tani, kjo shpresë e mrekullueshme për të ardhmen do të forcojë marrëdhënien tënde me Jehovain. Ajo do të të ndihmojë të durosh padrejtësitë e këtij sistemi të lig. Ndërsa përballon paragjykimin dhe shikon përpara, ndiq këshillën e mençur të Biblës: «Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti dhe ai do ta bëjë të patundur zemrën tuaj.»​—Psalmi 31:24.

[Shënimi]

a Botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Burimi i figurës në faqen 4]

U.S. National Archives photo

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo