BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/5 f. 29-31
  • A je pionier i ekuilibruar?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A je pionier i ekuilibruar?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mbahu i fortë frymësisht!
  • Ekuilibrimi i përgjegjësive familjare
  • Ekuilibri ekonomik
  • Pionierët e ekuilibruar janë një bekim i vërtetë
  • Bekimet e shërbimit si pionier
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Pionierët japin dhe marrin bekime
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Shërbimi si pionier forcon marrëdhënien tonë me Perëndinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Shërbimin si pionier: A mund ta bësh?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/5 f. 29-31

A je pionier i ekuilibruar?

SYTË e babait rrezatojnë tek pret me krahë të hapur vajzën e tij të vogël që bën me ngurrim hapat e parë. Kur ajo befas bie, ai e inkurajon që ta provojë përsëri. Ai e di se s’do të kalojë shumë dhe ajo do të fitojë ekuilibër dhe forcë.

Po kështu, edhe një shërbëtori të ri pionier, i duhet kohë dhe inkurajim, para se ai apo ajo të gjejë ekuilibrin që i nevojitet për të pasur sukses si lajmëtar i Mbretërisë në kohë të plotë. Shumë pionierë vazhdojnë të shërbejnë me gëzim për dhjetëra vjet. Pak prej tyre e humbin ekuilibrin, për shkak të ndryshimeve të papritura në rrethana. Disa të tjerë madje humbin gëzimin. Në një vend, 20 për qind e atyre që fillojnë shërbimin si pionierë, e lënë këtë shërbim brenda dy vjetëve të parë të shërbimit të tyre të plotë kohor. Ç’gjë mund ta largojë një pionier nga shërbimi më i gëzueshëm? A ka diçka që mund të bëhet për të shmangur këto zmbrapsje?

Megjithëse shëndeti i keq, nevojat financiare dhe përgjegjësitë familjare mund t’i bëjnë disa që të lënë shërbimin e plotë kohor, për të tjerët pengesë ka qenë mosmbajtja e ekuilibrit në detyrimet e ndryshme të krishtere. Ekuilibri përfshin «një gjendje, në të cilën asnjë pjesë, element, faktor apo ndikim nuk mbizotëron mbi një tjetër ose nuk është në disproporcion me të tjerët».

Jezu Krishti u tregoi dishepujve të tij se si duhej bërë vepra e predikimit dhe e bërjes së dishepujve. Përveç kësaj, në vetë shërbimin e tij, ai ilustroi se si mbahet ekuilibri. Jezui tregoi se krerët fetarë judenj nuk kishin ekuilibër, duke u thënë: «Ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t’i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.»​—Mateu 23:23.

Ky parim zbatohet po aq mirë edhe sot, veçanërisht në shërbimin si pionier. Të shtyrë nga entuziazmi dhe synimi për mirë, disa kanë ndërmarrë shërbimin e pionierit, pa bërë përgatitje të plota në lidhje me të dhe pa i shqyrtuar të gjitha aspektet që ai përfshin. (Luka 14:27, 28) Disa të tjerë i ka përpirë aq shumë shërbimi në fushë, sa lënë pas dore aspekte të tjera të rëndësishme të krishterimit. Si mund ta arrijnë ata ekuilibrin dhe ta mbajnë atë?

Mbahu i fortë frymësisht!

Jezui nuk e la kurrë pas dore gjendjen e tij frymore. Edhe pse turmat që vinin për ta dëgjuar dhe për t’u shëruar nga ai, bënin pyetje që kërkonin një pjesë të mirë të kohës së tij, ai programoi kohë për lutjen meditative. (Marku 1:35; Luka 6:12) Në mënyrë të ngjashme, shërbimi i ekuilibruar si pionier në këtë kohë, kërkon që pionieri të përdorë gjerësisht të gjitha sigurimet për të qëndruar i fortë frymësisht. Pavli arsyetoi: «Ti, pra, që mëson të tjerët, nuk mëson veten?» (Romakëve 2:21) Domosdo, do të ishte gabim ta zinim gjithë kohën me predikimin ndaj të tjerëve, duke mos lënë kohë për studim të përshtatshëm personal dhe për lutjen e rregullt.

Kumiko ka njëzet vjet që shërben si pioniere. Megjithëse ka tre fëmijë dhe një burrë jobesimtar, nga përvoja ka mësuar se koha më e mirë për leximin dhe studimin e Biblës është në darkë, përpara kohës për të shkuar në shtrat. Gjatë studimit, ajo vëren në mënyrë të veçantë për pika, që mund t’i përdorë në shërbimin në fushë, me qëllim që të mund ta mbajë shërbimin e përditshëm të gjallë dhe interesant. Pionierë të tjerë të suksesshëm zgjohen para pjesës tjetër të familjes, për t’u gjallëruar frymësisht në orët e qeta të mëngjesit. Ndoshta ti ke veçuar momente të tjera të përshtatshme për përgatitjen për mbledhjet dhe për të qenë në një hap me botimet e fundit të krishtere. Nëse ke dëshirë të mbash gëzimin në shërbim, studimi personal nuk është diçka që bëhet shpejt e shpejt apo lihet pas dore.

Ekuilibrimi i përgjegjësive familjare

Prindërit që kryejnë shërbimin e pionierit duhet, gjithashtu, të mbajnë në mendje se për ta, një pjesë të madhe të kryerjes së «vullnetit të Jehovait», e përfshin kujdesi për nevojat fizike, emocionale dhe frymore të familjes së tyre. (Efesianëve 5:17; 6:1-4; 1. Timoteut 5:8) Nganjëherë edhe një bashkëshort besimtar dhe anëtarët e familjes kanë frikë se nuk do të gjejnë rehati dhe mbështetje nga gruaja dhe nëna, pasi ajo të ketë filluar si pioniere. Ndjenja të tilla çojnë në një reagim jo shumë entuziast ndaj dëshirës së saj për t’u bërë pioniere. Megjithatë, me një kujdes paraprak dhe një program të mirë, mund të mbahet ekuilibër.

Shumë pionierë përpiqen ta bëjnë veprën e predikimit, kur anëtarët e familjes nuk janë në shtëpi. Kumiko, të cilën e përmendëm më lart, qëndron me familjen e saj, kur hanë mëngjesin, përcjell fëmijët dhe burrin dhe është përsëri në shtëpi para se ata të kthehen. Të hënave ajo gatuan disa vakte që më përpara, në mënyrë që të çlodhet dhe të hajë me familjen dhe të mos jetë e zënë me kuzhinën. Kryerja njëkohësisht e më shumë se një punë, për shembull, punët e tjera të shtëpisë gjatë përgatitjes së ushqimit, jep një ndihmë të madhe. Në këtë mënyrë, Kumiko gjen edhe kohë për të ftuar shokët e fëmijëve dhe për të përgatitur qerasje speciale për ta.

Ndërsa fëmijët shkojnë drejt viteve të adoleshencës, ata shpesh kanë më shumë nevojë për vëmendje nga ana e prindërve në përballimin e emocioneve të reja, dëshirave, dyshimeve dhe frikave që rëndojnë mbi ta. Kjo gjë kërkon vigjilencë dhe rregullim në programin e një prindi që është pionier. Le të shohim Hisakon, një pioniere që është nënë e tre fëmijëve. Çfarë bëri ajo kur vajza e saj e madhe filloi të shfaqte mungesë gëzimi dhe entuziazmi për mbledhjet e krishtere dhe për shërbimin në fushë, për shkak të ndikimit të shokëve të shkollës nga bota? Nevojitej vërtet që e bija ta bënte të vetën të vërtetën dhe të bindej plotësisht se rruga më e mirë ishte ndarja nga bota.​—Jakovit 4:4.

Hisako thotë: «Vendosa që përsëri të bëja me të një studim të përditshëm mbi doktrinat themelore me librin Të jetosh përgjithmonë. Në fillim, mundëm të studionim vetëm për pak minuta, pasi kur vinte koha e studimit, shpesh ime bijë ankohej për dhimbje të forta barku dhe koke. Megjithatë, e mbaja studimin rregullisht. Pas pak muajsh, ajo u përmirësua shumë frymësisht dhe kjo bëri që brenda pak kohësh të dedikohej dhe të pagëzohej.» Tani, Hisako gëzon në shërbimin e plotë kohor bashkë me të bijën.

Pionierët që janë baballarë, gjithashtu, duhet të bëjnë kujdes që të mos jepen shumë pas përkujdesit ndaj të interesuarve në fushë dhe pas detyrave të tyre në kongregacion, sa të mos u japin fëmijëve të tyre që rriten, mbështetjen e fortë emocionale dhe drejtimin që meritojnë. Kjo nuk është diçka që një burrë duhet t’ia ngarkojë gruas. Një plak i krishterë i zënë me punë, i cili është pionier prej shumë kohësh, përveç kësaj merret edhe me pak tregti, lë kohë për të studiuar privatisht me secilin nga të katër fëmijët. (Efesianëve 6:4) Veç kësaj, ai përgatitet bashkë me familjen për mbledhjet javore. Pionierët e ekuilibruar nuk i lënë pas dore familjet e tyre në kuptim material apo frymor.

Ekuilibri ekonomik

Një tjetër fushë, ku pionierët duhet të përpiqen të mbajnë një ekuilibër të mirë, është pikëpamja e përshtatshme mbi nevojat e përditshme. Edhe këtu mund të mësojmë shumë nga shembulli dhe këshilla e shkëlqyer e Jezuit. Ai paralajmëroi kundër ankthit të tepërt mbi gjërat materiale. Përkundrazi, ai i inkurajoi dishepujt e tij, që të vinin Mbretërinë në vend të parë, duke premtuar se Perëndia do të kujdesej për ta, ashtu siç bën për pjesën tjetër të krijimit të tij. (Mateu 6:25-34) Duke ndjekur këtë këshillë të mirë, shumë pionierë kanë mundur të qëndrojnë në shërbimin e plotë kohor për vite të tërë dhe Jehovai i ka bekuar përpjekjet e tyre për të siguruar ‘bukën e përditshme’.​—Mateu 6:11.

Apostulli Pavël i këshilloi bashkë të krishterët që ‘ta lejonin arsyetueshmërinë e tyre të njihej nga të gjithë njerëzit’. (Filipianëve 4:5, BR) Domosdo, arsyetueshmëria kërkon që të kemi kujdes të përshtatshëm për shëndetin. Pionierët e ekuilibruar bëjnë të gjitha përpjekjet për të treguar arsyetueshmëri në mënyrën e tyre të jetesës dhe në qëndrimin e tyre kundrejt gjërave materiale, duke ditur se të tjerët e vërejnë sjelljen e tyre.​—Krahaso 1. Korintasve 4:9.

Të rinjtë që merren me shërbimin si pionierë duhet të mos përfitojnë në mënyrë të papërshtatshme nga bujaria e prindërve. Nëse jetojnë në shtëpinë e prindërve, pjesëmarrja në punët e shtëpisë dhe kryerja e një pune gjysmëditore, do të ishte shfaqje e ekuilibrit të mirë dhe e çmueshmërisë dhe do t’u mundësonte atyre të kontribuonin në mirëmbajtjen e shtëpisë.​—2. Selanikasve 3:10.

Pionierët e ekuilibruar janë një bekim i vërtetë

Ti mund të jesh një pionier, që punon me të gjitha forcat, për të mbajtur një ekuilibër të përshtatshëm. Ki besim se do t’ia arrish! Ashtu si një fëmijë i vogël ka nevojë për kohë, që të mësojë të ketë ekuilibër dhe të ecë, shumë pionierë të pjekur thonë se u është dashur kohë që të fitonin ekuilibër për t’u kujdesur ndaj të gjitha detyrave të tyre.

Studimi personal, kujdesi për anëtarët e familjes dhe sigurimi i nevojave të tyre materiale janë ndër fushat që pionierët mundohen për të pasur ekuilibër. Raportet tregojnë se shumë pionierë i përmbushin përgjegjësitë e tyre në një mënyrë të përkryer. Ata janë vërtet një bekim për bashkësinë dhe një nder për Jehovain dhe organizatën e tij.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo