BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/5 f. 8-9
  • Një vajzë e vogël që foli me guxim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vajzë e vogël që foli me guxim
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Guximi për të folur
  • Shërimi i Naamanit
  • Mësime për ne
  • Ajo donte t’i ndihmonte të tjerët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Luftëtari dhe vajza e vogël
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Naamani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ai ishte kokëfortë, por në fund u bind
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/5 f. 8-9

Ata kryen vullnetin e Jehovait

Një vajzë e vogël që foli me guxim

GJATË shekullit të dhjetë p.e.s., marrëdhëniet mes Izraelit dhe Sirisë ishin të acaruara. Përplasjet ndër beteja ishin kaq të zakonshme, saqë kur kaluan tre vjet pa dhunë, u konsiderua si një ngjarje për t’u shënuar në histori.​—1. Mbretërve 22:1.

Veçanërisht kërcënuese në ato kohëra ishin bandat e plaçkitësve sirianë, disa prej të cilave kishin me qindra ushtarë. Këta luftëtarë bastisnin dhe grabisnin izraelitët, duke rrëmbyer e duke kthyer në skllevër shumë veta, madje edhe fëmijët.

Në njërën prej këtyre bastisjeve, «një vajzë e vogël» ishte marrë pa mëshirë nga familja e saj me frikë Perëndie. (2. Mbretërve 5:2) Pasi e çuan në Siri, ajo ishte e detyruar të jetonte mes atyre njerëzve, që asaj mund t’i jenë dukur të frikshëm e të çuditshëm, njerëz që adhuronin diellin, hënën, yjet, pemët, bimët, madje edhe gurët. Sa të ndryshëm ishin ata nga familja dhe miqtë, të cilët adhuronin të vetmin Perëndi të vërtetë, Jehovain! Por, edhe në këtë mjedis të huaj, vajza tregoi një guxim të jashtëzakonshëm në lidhje me adhurimin e Jehovait. Si rrjedhojë, ajo ndryshoi jetën e njërit prej zyrtarëve më të lartë të mbretit të Sirisë.

Le të shohim se si.

Guximi për të folur

Tregimi biblik e ka lënë vajzën e vogël pa emër. Ajo u bë shërbyese e gruas së Naamanit, një komandant trim i ushtrisë së mbretit Ben-hadad. (2. Mbretërve 5:1) Edhe pse ishte mjaft i vlerësuar, Naamani kishte sëmundjen e neveritshme të lebrës.

Ndoshta sjellja e respektueshme e vajzës e nxiti gruan e Naamanit që t’i hapej asaj. Ndoshta, gruaja mund ta ketë pyetur vajzën: «Ç’bëni ju për lebrën atje në Izrael?» Ajo shërbyese izraelite nuk pati turp të thoshte me kurajë: «Po të mundte të shkonte zoti im te profeti që është në Samari, me siguri ky do ta shëronte nga lebra.»​—2. Mbretërve 5:3.

Fjalët e asaj vajze nuk u shpërfillën, si të ishin fantazi fëmijësh. Përkundrazi, ato iu referuan mbretit Ben-hadad, i cili e nisi Naamanin dhe disa të tjerë në një udhëtim prej 150 km për në Samari, në kërkim të profetit.​—2. Mbretërve 5:4, 5.

Shërimi i Naamanit

Naamani dhe njerëzit e tij shkuan te mbreti Jehoram në Izrael, duke i çuar një letër hyrëse nga Ben-hadadi dhe një dhuratë të konsiderueshme në para. Siç pritej, adhuruesi i viçit, mbreti Jehoram nuk tregoi besimin që pati shërbyesja në profetin e Perëndisë. Përkundrazi, ai mendoi se Naamani kishte ardhur për të kërkuar një shkak për sherr. Kur profeti i Perëndisë, Eliseu, mësoi për frikën e Jehoramit, menjëherë i dërgoi një mesazh, duke kërkuar që mbreti ta dërgonte Naamanin në shtëpinë e tij.​—2. Mbretërve 5:6-8.

Kur Naamani mbërriti në shtëpinë e Eliseut, profeti i dërgoi një lajmëtar, i cili i tha: «Shko të lahesh shtatë herë në Jordan dhe mishi yt do të kthehet si më parë dhe do të jesh i pastër.» (2. Mbretërve 5:9, 10) Naamani u xhindos. Mbasi priste një shfaqje të mrekullueshme dhe madhështore, ai pyeti: «Lumenjtë e Damaskut, Abanahu dhe Farpari, a nuk janë më të mirë se tërë ujërat e Izraelit? Nuk mund të lahesha në to dhe të bëhesha i pastër?» Naamani iku i zemëruar nga shtëpia e Eliseut. Por, kur shërbëtorët e tij e bënë të arsyetonte, Naamani pranoi. Pasi u la shtatë herë në lumin Jordan, «mishi i tij u bë si mishi i një fëmije të vogël dhe ai u pastrua».​—2. Mbretërve 5:11-14.

Pasi u kthye tek Eliseu, Naamani tha: «Tani e pranoj që nuk ka asnjë Perëndi në gjithë dheun, përveçse në Izrael.» Naamani u betua se ‘nuk do t’u ofronte më olokauste as flijime perëndive të tjera, por vetëm Zotit [Jehovait, BR]’.​—2. Mbretërve 5:15-17.

Mësime për ne

Naamani s’do të kishte shkuar te profeti Elise, sikur ajo vajzë e vogël shërbyese të mos kishte folur me guxim. Sot, shumë të rinj po veprojnë njësoj. Në shkollë, ata mund të jenë të rrethuar nga nxënës që s’kanë interes t’i shërbejnë Perëndisë. Megjithatë, ata flasin për ato që besojnë. Disa prej tyre fillojnë ta bëjnë këtë në një moshë mjaft të re.

Le të marrim, për shembull, Aleksandrën, një vajzë pesëvjeçare nga Australia. Kur filloi shkollën, mamaja e saj la një takim për t’u shpjeguar bindjet e Dëshmitarëve të Jehovait mësuesve. Por, mamanë e Aleksandrës e priste një surprizë. «Tashmë unë i njoh mirë disa prej bindjeve tuaja, si edhe gjërat që Aleksandra do të bëjë apo jo në shkollë»,—tha mësuesi. Mamaja e Aleksandrës u habit, pasi në shkollë nuk kishte fëmijë të tjerë Dëshmitarë. «Aleksandra na vuri në dijeni»,—shpjegoi mësuesi. Po, kjo vajzë e vogël tashmë kishte folur me takt me mësuesin e saj.

Të rinj të tillë flasin me guxim. Në këtë mënyrë, ata veprojnë në përputhje me Psalmin 148:12, 13: «Të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë. Le të lëvdojnë emrin e Zotit [Jehovait, BR], sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo