BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/4 f. 31
  • Përse ai përdori emrin më të madh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse ai përdori emrin më të madh?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/4 f. 31

Përse ai përdori emrin më të madh?

«SIPAS njërit prej kritikëve të mi, unë kam mëkatuar duke futur fjalën ‘Jehova’ në vend të asaj ‘Zot’, e cila ka qenë për shekuj ekuivalenti i saj i zakonshëm.»

Ky ishte komenti i J. Stjuart Përon në parathënien e botimit të dytë të përkthimit të tij të librit të Psalmeve, i botuar në fillim në 1864-n. Kritiku, duke shkruar në gazetën Kronika e së Shtunës e 2 korrikut 1864, e hodhi poshtë përdorimin e emrit të Perëndisë në përkthim, sepse ky nuk ishte përdorur më as në kishat hebreje e as në kishat e krishtere. Ai pohoi se emri Jehova është i lidhur tepër ngushtë me hebrenjtë dhe se duhet përdorur një fjalë tjetër, si p.sh., «Zot» ose «Perëndi», «që nuk ka asnjë lidhje lokale apo kombëtare me të».

Përon nuk ishte dakort me këto argumente, pasi ai nuk «donte të fshinte asnjë veçori të vetme të karakterit» që Perëndia u kishte zbuluar njerëzve. Ai me të drejtë e dënoi faktin që përkthyesit të cilët përkthyen emrin hyjnor hebre në «Zot», dështuan të japin dallimin midis dy fjalëve hebreje Jehova dhe Adonai.

Më tej, Përon pohoi se kishte autoritete shumë të kualifikuara që favorizuan rivendosjen e emrit hyjnor. Ai përmendi poetin e famshëm anglez Samuel Teilër Kolerixh:

«Përse vazhdoi përkthimi ndërmjetës nga hebraishtja në anglisht përmes metodës së Septuagintës? A nuk e kemi adoptuar ne fjalën hebreje Jehova? A nuk është Κύριος ose Zot, i Septuagintës, një zëvendësim grek në rastet e shumta për hebraishten, Jehova? Përse atëherë të mos rivendosim fjalën origjinale; dhe pse të mos e përkthejmë fjalën Jehova në Besëlidhjen e Vjetër, në mënyrë të ndërgjegjshme po me fjalën Jehova; dhe pse të mos rivendosim në çdo shkrim të Besëlidhjes së Re që i referohet Besëlidhjes së Vjetër fjalën hebreje Jehova në tekstin ku përmendet?»

Përon pranoi se shqiptimi i saktë i tetragramit hebre ka humbur, por ai vërejti: «Nëse emri u hoq nga përdorimi në kishën hebreje, thjesht për shkak të fanatizmit supersticioz dhe nëse në përkthimin tonë në anglisht, emri humbi për shkak të një kopjimi servil të përkthimeve greke dhe latine, këto nuk janë aspak arsye të forta për të kundërshtuar rikthimin në përdorimin origjinal.» Përon e favorizoi formën «Jehova» pasi ajo ishte mjaft e njohur. Gjithashtu, që nga ajo kohë, një numër më i madh përkthimesh moderne kanë përdorur emrin hyjnor. Versioni Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta, e përdor emrin Jehova më shumë se 7.200 herë në Shkrimet Hebreje dhe në Shkrimet e Krishtere Greke.

Në përkthimin e tij të Psalmeve, Përon u përpoq t’i përmbahej «ngushtësisht formës hebreje, si në kuptimin frazeologjik të saj ashtu edhe në strukturën gramatikore të fjalive». Duke përkthyer Psalmin 69, vargjet 5 dhe 6, ai ndjeu nevojën për të dhënë dallimin midis fjalëve hebreje, «Perëndi» (ʼElo·himʹ), «Zot» (ʼAdho·naiʹ) dhe «Jehova»: «O Perëndi [ʼElo·himʹ], Ti i njeh marrëzitë e mia, dhe fajet e mia nuk kanë qenë të fshehura prej Teje. Mos i lër ata që shpresojnë tek Ti të turpërohen për shkakun tim, O Zot [ʼAdho·naiʹ], Jehova (Perëndi) i ushtrive. Mos i lër të hutohen, për shkakun tim, ata që të kërkojnë Ty, O Perëndi i Izraelit.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo