«Është vepra e Jehovait»
Ky ishte titulli i një artikulli në gazetën El Norte të qytetit Monterrei, Meksikë. Artikulli fliste mbi një Sallë të re Asambleje të Dëshmitarëve të Jehovait.
Monterrei është një qytet me një popullsi prej 2.300.000 banorësh, (duke përfshirë krahinat) në pjesën më veriore të Meksikës dhe ka 19.200 lajmëtarë të Mbretërisë. Për rreth një vit e gjysmë, Dëshmitarët i bashkuan forcat e tyre për të ndërtuar një Sallë Asambleje të bukur e praktike me 3.000 vende të rehatshme dhe ajër të kondicionuar. Dëshmitarët e zonës, u gëzuan kur një anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait prezantoi fjalimin e dedikimit. Në program u përfshi një histori e shkurtër e punës në Monterrei si dhe intervista me ata që kishin marrë pjesë në ndërtim. Pastaj, të 4.500 personat që ndiqnin mbledhjen dëgjuan me gëzim fjalimin e dedikimit.
Kjo është e treta prej Sallave të Asambleve të ndërtuara kohët e fundit në Meksikë, një ngjarje e përshkruar si një fushatë për «më shumë, Salla Mbretërie dhe Salla Asamblesh, më të mëdha e më të mira».
Me më shumë se 443.000 lajmëtarë në Meksikë dhe me një pjesëmarrje prej 1.492.500 personash në Përkujtim në 1995-n, Sallat e reja të Asambleve, të tilla si ajo në Monterrei, sigurisht që do t’i shërbejnë qëllimit hyjnor.