A të kujtohet?
A i ke parë numrat e fundit të Kullës së Rojës si diçka me vlerë praktike për ty? Atëherë, përse të mos provosh kujtesën me anë të pyetjeve të mëposhtme?
◻ Çfarë mësimi mund të nxjerrim nga rënia e amonitëve? (Sofonia 2:9, 10)
Jehovai nuk e mori me të lehtë shpërblimin e dashamirësisë së tij me armiqësi, prandaj në kohën e duhur ai do të veprojë, pikërisht siç bëri në kohët e lashta. (Krahaso Psalmin 2:6-12.)—15/12. faqe 10.
◻ Në cilat mënyra të krishterët kanë paqe?
Së pari, ata kanë «paqe me Perëndinë nëpërmjet Zotit [të tyre] Jezu Krisht». (Romakëve 5:1, BR) Së dyti, kanë paqe midis tyre për shkak të kultivimit «të mençurisë që vjen nga lart», që është «para së gjithash e pastër dhe pastaj paqësore». (Jakovit 3:17, BR)—1/1, faqe 11.
◻ Me cilat gjëra krahasohet Fjala e Perëndisë dhe në ç’mënyrë kjo është e dobishme për ne?
Fjala e Perëndisë është krahasuar me qumështin ushqyes, ushqimin e fortë, ujin e pastër dhe freskues, me një pasqyrë dhe një shpatë të mprehtë. Duke kuptuar domethënien e këtyre termave, një shërbëtor ndihmohet që ta përdorë Biblën me shkathtësi.—1/1, faqe 29.
◻ Për çfarë do të na ndihmojë kryerja e një arsimimi të ekuilibruar botëror?
Të lexojmë mirë, të shkruajmë qartë, të zhvillohemi nga ana mendore dhe morale, të fitojmë stërvitjen praktike të nevojshme për jetën e përditshme dhe për të kryer shërbimin e shenjtë në mënyrë efektive.—1/2 faqe 10.
◻ Çfarë mësimi të vlefshëm në lidhje me arsimimin mund të marrim nga Jezui?
Arsimimi duhet përdorur jo për të lavdëruar veten, por për t’i sjellë lavdi Mësuesit më të madh, Perëndisë Jehova. (Gjoni 7:18)—1/2, faqe 10.
◻ Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
Mbretëria është një qeveri qiellore e themeluar në mënyrë hyjnore, që shkakton të realizohet vullneti i Perëndisë për të eliminuar ndikimin e mëkatit dhe të vdekjes dhe për të rikthyer kushtet e drejta mbi tokë. (Danieli 2:44; Zbulesa 11:15; 12:10)—1/2, faqe 16.
◻ Në ç’mënyrë na siguron Bibla mësimin e nevojshëm për dhënien fund të dhunës, njëherë e përgjithmonë?
Përmes Fjalës së tij, Biblës, Jehovai i mëson njerëzit të jenë paqedashës dhe të drejtë. (Isaia 48:17, 18) Fjala e Perëndisë ka fuqi të arrijë dhe të prekë zemrën e një personi, duke ndryshuar mendimet dhe sjelljen e tij. (Hebrenjve 4:12)—15/2, faqe 6.
◻ Përse mund të themi se profecia në kapitullin 35 të Isaisë ka tre plotësime?
Profecia e Isaisë e pati plotësimin e parë në vitin 537 p.e.s., kur hebrenjtë u rikthyen nga robëria babilonase. Sot, ajo ka një plotësim frymor që vazhdon që nga lirimi i Izraelit frymor nga robëria e Babilonisë së Madhe. Dhe do të ketë një plotësim të tretë që lidhet me garancinë biblike për kushtet me të vërtetë parajsore mbi tokë. (Psalmi 37:10, 11; Zbulesa 21:4, 5)—15/2, faqe 17.
◻ Si u tregua interesi personal i Perëndisë ndaj njerëzve, nëpërmjet mrekullive të kryera nga Biri i tij, Jezui?
Pasi Jezui «nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati», dhembshuria e tij paraqet një portret prekës të interesit të Jehovait për secilin prej shërbëtorëve të tij. (Gjoni 5:19)—1/3, faqe 5.
◻ Çfarë nënkupton shprehja e Jezuit «varret përkujtimore» e përdorur në Gjonin 5:28, 29?
Fjala greke mne·mei’on (varr përkujtimor) që përmendet këtu, të shtie ndërmend se Jehovai e ka vënë në kujtesë kujtimin e personit që ka vdekur, duke përfshirë veçoritë e trashëguara si edhe të gjithë kujtesën e tij apo të saj. Kjo siguron një provë të fortë se Perëndia kujdeset për njerëzit në një mënyrë individuale!—1/3, faqe 6.
◻ Cili mesazh paralajmërues i profecisë së Sofonisë është një ndihmë praktike për ne?
Sot nuk është koha për të lënë dyshimet që të zënë rrënjë në zemrat tona dhe të shtyjnë në mendje ditën e ardhjes së Jehovait. Gjithashtu, duhet të qëndrojmë syhapur kundër ndikimeve dobësuese të indiferentizmit. (Sofonia 1:12, 13; 3:8)—1/3, faqe 17.
◻ Përse të qëndruarit besnik ndaj Perëndisë përbën një sfidë?
Sepse besnikëria ndeshet me prirjet egoiste që kemi trashëguar nga prindërit tanë. (Zanafilla 8:21; Romakëve 7:19) Dhe ajo që është më e rëndësishmja, Satanai dhe demonët e tij janë të vendosur që të thyejnë besnikërinë tonë ndaj Perëndisë. (Efesianëve 6:12; 1. Pjetrit 5:8)—15/3, faqe 10.
◻ Cilat janë katër fushat ku duhet të ndeshemi me sfidën e të qëndruarit besnik dhe çfarë do të na ndihmojë për të qëndruar të tillë?
Katër fushat janë, besnikëria ndaj Jehovait, ndaj organizatës së tij, ndaj kongregacionit dhe ndaj bashkëshortit. Një ndihmë në përballimin e këtyre sfidave është të çmuarit e faktit se sfida e besnikërisë lidhet me shfajësimin e sovranitetit të Jehovait.—15/3, faqe 20.
◻ Çfarë mësimi nxjerrim nga përvoja e Davidit në përpjekje për të sjellë përsëri arkën e besëlidhjes në Jerusalem? (2. Samuelit 6:2-7)
Davidi nuk i përfilli udhëzimet që kishte dhënë Jehovai në lidhje me mbartjen e Arkës dhe kjo gjë solli fatkeqësi. Mësimi që nxjerrim është se kurrë nuk duhet të fajësojmë Jehovain për problemet që vijnë kur nuk përfillim udhëzimet e qarta të tij. (Proverbat 19:3)—1/4, faqet 28, 29.