BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/4 f. 8-10
  • Një fushatë e suksesshme dëshmie në Greqi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një fushatë e suksesshme dëshmie në Greqi
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Përgjigjja e nëpunësve të qeverisë
  • Përgjigjja e prokurorëve
  • Përgjigjja e bibliotekarëve
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/4 f. 8-10

Një fushatë e suksesshme dëshmie në Greqi

DËSHMITARËT E JEHOVAIT kanë ndeshur për një kohë të gjatë kundërshtime në Greqi. Disa nga policia, gjykata dhe nëpunës të qeverisë i kanë persekutuar Dëshmitarët, shpesh për shkak të presionit nga kleri ortodoks grek. Disa herë preteksti ka qenë ligji grek kundër ndërrimit të fesë, ose në raste të tjera refuzimi i bazuar në Bibël nga ana e Dëshmitarëve, për të mos shkuar në luftë apo për të mos pranuar transfuzionin e gjakut.​—Isaia 2:2-5; Veprat 15:28, 29.

Në një përpjekje për të siguruar një kuptueshmëri më të madhe midis autoriteteve të ndershme greke, gati 200 Dëshmitarë, të cilët qeveria greke i pranoi si shërbëtorë fetarë si edhe disa Dëshmitarë që janë anëtarë të pranimit ligjor, u angazhuan në një fushatë të gjerë në këtë vend. Ata ofruan një broshurë të përgatitur në mënyrë të veçantë, të titulluar Dëshmitarët e Jehovait në Greqi, si edhe librin Dëshmitarët e Jehovait​—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë. Gjithashtu, siguruan një pako me dokumenta që tregonin se nuk ka asnjë bazë të vlefshme ligjore për persekutimin e Dëshmitarëve të Jehovait. Dëshmitarët vizituan shefa policie, kryetarë bashkie, prokurorë dhe nëpunës të tjerë.

Rezultati? Qindra përvoja të bukura. Le të shqyrtojmë disa shembuj.

Shefi i një rajoni policie në Maqedoninë Perëndimore i mirëpriti vëllezërit dhe u tha: «Ju kam njohur ju si njerëz për një kohë të gjatë, . . . dhe e admiroj rregullin tuaj. . . . Unë nuk jam dakort me ligjin mbi prozelitizmin dhe nëse do të ishte në dorën time, do ta eliminoja atë.»

Shefat e rajoneve të ndryshme të policisë në shumë qytete bënë komente të tilla si: «Unë ju lavdëroj për shërbimin e dobishëm që bëni.» «Organizata juaj nuk shkakton kurrë probleme për policinë; ju kryeni një vepër të dobishme.» «Nuk kemi absolutisht asnjë problem me ju. Ne ju respektojmë dhe ju admirojmë.»

Në Pire, një nëpunës i lartë në policinë e sigurimit u tha vëllezërve me lotë në sy se ai di t’i lutet Perëndisë Jehova përmes emrit të Jezu Krishtit. Ai i habiti edhe më shumë Dëshmitarët kur u tha se e dinte që ata po prisnin disa persekutime përpara Harmagedonit dhe shpresonte se Perëndia do ta përdorte atë për t’i ndihmuar ata në atë kohë! Ai pranoi ftesën e vëllezërve për të patur diskutime të mëtejshme.

Përgjigjja e nëpunësve të qeverisë

Një kryetar bashkie në Thesali, në lidhje me librin Lajmëtarët, tha: «Ai meriton një vend në bibliotekën bashkiake: vendin e parë!» Pastaj ai i hoqi librat nga një raft dhe vuri atje librin Lajmëtarët në mënyrë që kopertina e tij të mund të shihej.

Në Greqinë veriore, një kryetar bashkie e priti me ngrohtësi vizitën e vëllezërve dhe tha: «Ju jeni njerëzit më të mirë që mund të doja të kisha në bashkinë time.» Një kryetar i dashur bashkie në Jubean e veriut, u tha vëllezërve: «Unë jam një ish-oficer. Por juve ju çmoj shumë.» Ai e pranoi me entuziazëm informacionin që prezantuan Dëshmitarët. Kur ata i treguan një seleksionim të librave të botuara nga Shoqata Watch Tower, ai tha: «Nëse ju premtoj se do të lexoj secilin prej tyre, a do të m’i jepnit?» Ata iu përgjigjën: «Sigurisht, janë të tuat!» Ai ishte i kënaqur dhe nuk donte t’i linte vëllezërit që të largoheshin.

Një kryetar bashkie në periferi të Atikës, e pranoi me gëzim literaturën e ofruar nga vëllezërit dhe u kërkoi atyre që të vazhdonin t’i sillnin botimet e Shoqatës. Kur po largoheshin ai u thotë: «Njerëzit janë shumë të zhgënjyer nga politikanët dhe e kërkojnë të vërtetën diku gjetkë. Jam i sigurt se nga tani ju do të jeni shumë të zënë sepse ju keni të vërtetën.»

Përgjigjja e prokurorëve

Vëllezërit që vizituan një prokuror, deputet në Greqinë e veriut, treguan: «Atij i bënë shumë përshtypje botimet tona dhe prezantimi ynë, si edhe përpjekjet që bëmë për ta siguruar se njerëzit tanë nuk janë pa përkrahje kur ndeshin çështjen serioze të transfuzionit të gjakut. Së fundi, ai na falënderoi dhe me ngrohtësi na lavdëroi për faktin që kishim marrë iniciativën për ta vizituar dhe për ta informuar. Më vonë, mësuam se katër vjet më parë ai kishte thirrur policin dhe e kishte urdhëruar të arrestonte dy vëllezër që po kryenin shërbimin në fushë.»

Dy Dëshmitarë avokatë që vizituan zyrën e prokurorit në Athinë, u habitën kur panë këtë prokuror të moshuar, mjaft të njohur e të nderuar duke iu afruar atyre. Ai i mori ata mënjanë dhe u tha se ligji kundër prozelitizmit nuk ka themel dhe shkakton konfuzion në sistemin gjyqësor të Greqisë. Ai i falënderoi ata me një shtrëngim të ngrohtë dore.

Një prokuror në veri të Greqisë, ishte miqësor dhe e pranoi literaturën. Ndërsa shfletonte faqet e librit Të rinjtë pyesin​—Përgjigje praktike, mbeti i habitur kur pa llojshmërinë e kapitujve në pasqyrën e lëndës. Ai tha: «Temat që paraqet ky libër, nuk i kam parë në të gjithë ortodoksinë greke.»

Një prokuror në Bioshia, pranoi se në të kaluarën kishte dhënë urdhra për t’u bërë Dëshmitarëve transfuzion gjaku kundër vullnetit të tyre. Por pasi vëllezërit arsyetuan me të mbi çështjen, ai deklaroi: «Nuk do të jap kurrë një urdhër të tillë në të ardhmen!» Ai vendosi që Komiteti i spitalit të zonës Liaison për Dëshmitarët e Jehovait, do të konsultohej kur të përfshihej çështja e gjakut, në mënyrë që të mund të hetoheshin të gjitha alternativat e gjakut. Ai pranoi me kënaqësi një kopje të librit Të rinjtë pyesin.

Përgjigjja e bibliotekarëve

Gjithashtu, materiali iu paraqit edhe shumë bibliotekarëve. Në një bibliotekë në Athinë, një bibliotekar i sjellshëm pranoi literaturën dhe komentoi: «Është shumë gjë e mirë që ju na sollët librat tuaja, sepse shumica e librave që kemi në bibliotekën tonë janë kundër jush. Një prift u mërzit shumë kur pa librat tuaj në bibliotekë. . . . S’ka rëndësi. Të gjithë opinionet duhet të dëgjojnë.»

Një zyrtar i një biblioteke bashkie në Kretë, që kishte ardhur të njihej me Dëshmitarët e Jehovait në një kamp ushtarak, u tha vëllezërve se i kishte bërë përshtypje refuzimi i Dëshmitarëve për të mos marrë pjesë në luftë. Ai kishte vazhduar ta pyeste veten se ‘përse duhej të vuanin këta njerëz’? Ai pranoi literaturë nga vëllezërit dhe për fushatën e tyre të përhapur tha: «Ju keni bërë një punë të shkëlqyer dhe duhej ta kishit bërë këtë vite më parë. . . . Në Greqi ka shumë paragjykime.» Ai u kërkoi vëllezërve që ta vizitonin përsëri së shpejti.

Gjatë kësaj fushate të veçantë, vëllezërit shpërndanë më shumë se 1.000 libra Lajmëtarët, 1.600 broshura Dëshmitarët e Jehovait në Greqi, si edhe qindra libra dhe revista. Por më mirë akoma, ata folën ballë për ballë me qindra nëpunës grekë. Tani, shërbëtorët e besueshëm të Jehovait në Greqi dhe në të gjithë botën, kanë shpresë se autoritetet e ndershme greke do të kenë një pikëpamje më të paanshme për Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo