BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/12 f. 22-23
  • Ja, një Sallë e Mbretërisë në Niue!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ja, një Sallë e Mbretërisë në Niue!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Vendimi për të vazhduar
  • Fryma e bashkëpunimit dhe e mikpritjes
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/12 f. 22-23

Ja, një Sallë e Mbretërisë në Niue!

NIUE është një ishull i vogël koral në Paqësorin Jugor, 2,160 km në verilindje të Zelandës së Re. Sipas një treguesi udhëtimi, emri Niue vjen nga dy fjalë niuejane, Niu, që do të thotë «pemë e arrës së kokosit» dhe e, që do të thotë «ja» ose «shiko». Treguesi thotë: «Sipas legjendës, kolonitë e para polineziane i shqiptuan këto fjalë me ardhjen e tyre në këtë vend, ndërsa panë pemët e arrave të kokosit që rriteshin mbi tokë.»

Sot, Dëshmitarët e Jehovait në Niue janë krenarë që mund t’u thonë vizitorëve, «E! Fale he Kautu ha mautolu!» që do të thotë: «Ja, Salla jonë e Mbretërisë!» Përse ata kanë ndjenja kaq të thella për këtë sallë? Dëshmitarët e Jehovait në çdo vend janë krenarë për Sallat e tyre të Mbretërisë, veçanërisht nëse ata vetë kanë qenë ndërtues. Por ndërtimi i një Salle Mbretërie në një ishull të largët në mes të Paqësorit të gjerë Jugor, është një gjë krejt tjetër. Pas të gjithave, Niue ka një sipërfaqe vetëm 260 km katrorë me vetëm 2.300 njerëz në të gjithë ishullin.

Ekzistonte problemi se kush do ta ndërtonte Sallën e Mbretërisë. I vetmi kongregacion në Niue kishte vetëm 32 Dëshmitarë. Të gjitha pajisjet e nevojshme, si kamionët, buldozierët dhe vinçat, ishin pronë e qeverisë. Për më tepër, të gjitha materialet kryesore të ndërtimit, si çeliku, blloqet e betonit, materialet për ndërtimin e çatisë, materialet hidraulike dhe elektrike, pajisjet e sondës dhe karriget, duhej të silleshin me anije nga Zelanda e Re me një shërbim transporti që kryhet vetëm një herë në pesë javë. Së fundi, sipërfaqja shkëmbore e ishullit e bënte ndërtimin të vështirë dhe salla duhej ndërtuar në atë mënyrë që t’u bënte ballë furtunave tropikale. Me të vërtetë një detyrë e vështirë për të gjithë!

Megjithatë, ekzistonte një ndryshim i madh. Për Dëshmitarët e Jehovait, një Sallë Mbretërie është qendra e adhurimit të vërtetë në zonën e tyre dhe ata shpresojnë te Perëndia Jehova për drejtim dhe ndihmë. (Psalmi 56:11; 127:1) Vëllezërit e krishterë në Zelandën e Re, duke përfshirë edhe anëtarët e një kongregacioni niuejan në Aukland, erdhën për t’u bashkuar me grupin e vogël të Dëshmitarëve në Niue, duke mbështetur me gjithë shpirt ndërtimin e projektit.

Vendimi për të vazhduar

Në qershor të 1994-ës, në vendin e ndërtimit të Sallës së Mbretërisë në Rotorua, Zelanda e Re, doli një thirrje për ata që ishin të interesuar të merrnin pjesë në projektin e Niues. Çuditërisht, dolën si vullnetarë 200 vëllezër dhe motra të krishtere. Nga këta, u zgjodhën 80 persona, duke përfshirë marangozë, punues të çelikut, hidraulikë, ndërtues çatish, suvatues, bojaxhinj, elektricistë, teknikë sonde, punëtorë për betonin, muratorë dhe punëtorë.

Vëllezërit hartuan planet dhe ecën më tej, duke u mbështetur në Jehovain. Njëri nga dy pleqtë e kongregacionit në Niue, një biznesmen i asaj zone, filloi të merrte masat për transportimin me anije të të gjitha materialeve të nevojshme. U sigurua një çmim i veçantë për fluturimin me aeroplan dhe për strehimin e mëvonshëm të punëtorëve që erdhën nga jashtë e që vullnetarisht i paguan vetë shpenzimet e tyre personale. U vendos edhe data e ndërtimit. Projekti duhej të përfundonte për 20 ditë, nga data 4 deri 23 mars 1995, datë në të cilën Salla e Mbretërisë duhej dedikuar.

«Ishte hera e parë që provova një ankth dërrmues kur pashë vendin»,—tha drejtuesi i projektit, i cili erdhi nga Zelanda e Re, një javë përpara se të vendosej radha e punimeve. «Toka ishte e gjitha shkëmbore. Do të duheshin dy javë vetëm për të gërrmuar për hapjen e themeleve.» Por ai që i kishte nënvlerësuar Dëshmitarët e zonës më vonë pranoi: «Vëllezërit niuejanë mund t’i lexojnë shkëmbinjtë. Ata dinë se ku ta godasin shkëmbin që të ndahet në copa të mëdha.» Puna për hapjen e themeleve përfundoi në dy ditë!

Më 4 mars, mbërritën me aeroplan Dëshmitarët e parë nga Zelanda e Re dhe puna me betonin u krye. Ndërsa në vendin e ndërtimit vinin një pas një grupet e punëtorëve, fazat e ndryshme të projektit po përfundonin. Çdo ditë pune fillonte në orën 700 të mëngjesit, me një shqyrtim të shkurtër të shkrimit të ditës të marrë nga Bibla. Disa vëllezër punonin 12 orë në ditë, në temperaturën 36° C. Së fundi, më 23 mars vendi mori pamje. Një tabelë tërheqëse e bërë nga një pemë mangoje, e identifikonte ndërtesën si «Salla e Mbretërisë e Dëshmitarëve të Jehovait».

Fryma e bashkëpunimit dhe e mikpritjes

Një faktor thelbësor që ndikoi në suksesin e projektit, ishte bashkëpunimi i banorëve të Niues. Fshatarët e zonës, të tërhequr nga fryma e vëllezërve, dhuruan ushqime dhe para. Shumë veta e shihnin ndërtimin e sallës si projektin e tyre. Biznesmenët dhe nëpunësit e qeverisë ofruan shërbime përtej asaj që pritej. U siguruan pajisjet e nevojshme, si edhe një fabrikë për përpunimin e drurit. Shoqëria e transportit detar, i ndryshoi madje udhën anijeve të saj, për të siguruar që materialet e nevojshme të arrinin pikërisht në kohën e duhur.

Vizitorët e çmuan me të vërtetë punën e madhe dhe mikpritjen e Dëshmitarëve niuejanë, të cilët dhanë shtëpitë dhe të ardhurat e tyre. «Motrat e zonës ishin të mrekullueshme»,—tha një punëtor ndërtimi. Përveç ushqimit të ngrohtë që shërbehej çdo ditë në drekë, motrat gatuanin edhe çdo mëngjes në 630. Disa ngriheshin në 430 për të përgatitur ushqimin. Një punëtor i ndërtimit tha: «Mendoj se kemi jetuar në kushte më të mira këtu në Niue, se në shtëpitë tona.»

Më 10 mars, gazeta Niue Star raportoi për këtë ngjarje në faqen e saj të parë, me titull «Salla e parë e Mbretërisë në Niue», bashkë me një fotografi të punëtorëve nga Zelanda e Re dhe Niueja duke punuar në këtë vend. Gazeta tregonte se salla ka një sipërfaqe prej 280 m2 dhe 70 deri 100 vende për t’u ulur. Artikulli shtonte: «Në të vërtetë, puna mund të përfundonte në dy javë, por në këtë rast ajo mund edhe të ishte zgjatur. Në këtë fazë, vetëm dy ditë pasi filloi puna, u hapën themelet, u ngrit trupi i ndërtesës, u vunë binarët dhe u hodh çatia, të gjitha u bënë përpara afatit.»

Një biznesmen i zonës, shprehu dëshirën që të gjithë në ishullin Niue ta shihnin ndërtesën dhe të nxirrnin një mësim prej saj. Ai tha se shpresonte që ajo t’i tregonte kujtdo se çfarë mund të bëhet me dashuri dhe bashkëpunim.

Një turmë prej 204 personash morën pjesë në dedikim. Ajo që la një mbresë mjaft të thellë tek të gjithë pjesëmarrësit, ishte një prezantim special në të cilin vëllezërit dhe motrat niuejane, bashkë me fëmijët e tyre, përshkruan me këngë dhe me valle ndërtimin e Sallës së Mbretërisë. Shprehjet e falenderimit i drejtoheshin skuadrës së ndërtimit dhe Jehovait, fryma e të cilit nxiti mendjet dhe zemrat për të përmbushur detyrën.​—Isaia 40:28-31.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo