BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/7 f. 30
  • A të kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A të kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Dobësia, ligësia dhe pendimi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Si t’i bësh më domethënëse lutjet e tua?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Pasuroji lutjet nëpërmjet studimit të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/7 f. 30

A të kujtohet?

A e ke çmuar leximin e artikujve të fundit të Kullës së Rojës? Atëherë mundohu t’u përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme:

▫ Përse të krishterët e hershëm nuk e festonin ditëlindjen e Jezuit?

Sipas The New World Book Encyclopedia, «të krishterët e parë nuk e festonin lindjen [e Jezuit], sepse ata e konsideronin festimin e lindjes së dikujt si një zakon pagan».​—15/12, faqe 4.

▫ A duhet t’i drejtohen lutjet Jezuit?

Jo, sepse lutjet janë një formë adhurimi që i përkasin vetëm Perëndisë së Plotfuqishëm. Duke ia drejtuar të gjitha lutjet tona Perëndisë Jehova, tregojmë se e kemi marrë për zemër udhëzimin e Jezuit për t’u lutur: «Ati ynë që je në qiej.» (Mateu 6:9)​—15/12, faqe 25.

▫ Përse mëkati serioz i mbretit David u gjykua ndryshe në krahasim me mëkatet e Ananisë dhe Zafirës? (2. Samuelit 11:2-24; 12:1-14; Veprat 5:1-11)

Mëkati i mbretit David ishte për shkak të dobësisë së mishit. Përballë fakteve ai u pendua dhe Jehovai e fali, megjithëse iu desh të jetonte me pasojat e mëkatit. Mëkati i Ananisë dhe Zafirës qëndronte në atë se gënjyen me hipokrizi, duke u përpjekur të gënjenin kongregacionin e krishterë e kështu të ‘gënjente Frymën e Shenjtë dhe Perëndinë’. (Veprat 5:3, 4) Shfaqën një zemër të ligë e prandaj dhe u gjykuan më ashpër.​—1/1, faqet 27, 28.

▫ Çfarë mund të na ndihmojë t’i shërbejmë Jehovait me një zemër të gëzuar?

Duhet të kultivojmë një pikëpamje pozitive dhe me çmueshmëri mbi bekimet tona dhe privilegjet e shërbimit të dhëna nga Perëndia dhe kurrë të mos harrojmë se nëse ndjekim Fjalën e Perëndisë, i pëlqejmë atij.​—15/4, faqet 16, 17.

▫ Cilat janë dy gjëra që duhet të mbajmë në mend, nëse duam që inkurajimi që japim të jetë i efektshëm?

Së pari, mendo çfarë të thuash, në mënyrë që inkurajimi që do të japësh të jetë specifik. Së dyti, kërko mundësinë t’i afrohesh dikujt që meriton lavdërime ose që ka nevojë të ndërtohet.​—15/4, faqe 23.

▫ Përse «shumica e madhe» ka «degë palmash në duart e tyre»? (Zbulesa 7:9, BR)

Tundja e degëve të palmave tregon se «shumica e madhe» e nderon me gëzim Mbretërinë e Jehovait dhe Mbretin e tij të mirosur, Jezu Krishtin. (Shiko Levitikun 23:39, 40.)​—1/5, faqe 17.

▫ Çfarë mësimesh të çmueshme gjenden në librin e Jobit?

Libri i Jobit tregon se si t’i përballojmë problemet. Ai siguron shembuj të dukshëm se si duhet dhe nuk duhet këshilluar dikush që gjendet përballë sprovave. Për më tepër, përvoja e vetë Jobit mund të na ndihmojë të reagojmë në mënyrë të ekuilibruar, kur na godasin rrethana të vështira.​—15/5, faqe 27.

▫ Çfarë mësojmë nga mrekullitë e Jezuit?

Mrekullitë e Jezuit lavdërojnë Perëndinë, duke u lënë të krishterëve si shembull të lavdëronin Perëndinë. (Romakëve 15:6) Ato të inkurajojnë për të bërë mirë, për t’u treguar bujar dhe i dhembshur.​—1/6, faqe 8.

▫ Për ç’qëllim pleqtë shqyrtojnë pyetjet përkatëse me të dedikuarit e rinj?

Për të vërtetuar nëse gjithsecili i kupton plotësisht mësimet themelore të Biblës dhe është i vetëdijshëm mbi faktin se çdo të thotë të jesh Dëshmitar i Jehovait.​—1/6, faqe 13.

▫ Si mund të përfitojmë nga lutjet biblike?

Duke kërkuar me vëmendje lutje në Shkrime, mund të përcaktojmë ato që janë thënë në rrethana të ngjashme me tonat. Kërkimi, leximi dhe meditimi mbi këto lutje mund të na ndihmojë të pasurojmë komunikimin tonë me Jehovain.​—15/6, faqet 3, 4.

▫ Çfarë është frika e Perëndisë?

Frika e Perëndisë është një respekt për Jehovain, një nderim i thellë për të, bashkë me frikën e shëndetshme se mos nuk i pëlqejmë. (Psalmi 89:7)​—15/6, faqe 10.

▫ Në cilat tri mënyra tregon Bibla se jemi të çmuar në sytë e Perëndisë?

Bibla mëson se secili prej nesh ka vlerë në sytë e Perëndisë. (Luka 12:6, 7); tregon qartësisht se çfarë vlerëson Jehovai në ne (Malakia 3:16); tregon, gjithashtu, se çfarë ka bërë Jehovai për të shfaqur dashurinë e tij për ne. (Gjoni 3:16)​—1/7, faqet 11, 12, 14.

▫ Përse Hebrenjve 10:24, 25 është shumë më tepër se një urdhër që të krishterët të mblidhen së bashku?

Këto fjalë të Pavlit përbëjnë një normë hyjnore të frymëzuar për të gjitha mbledhjet e krishtere, në fakt për çdo rast kur të krishterët shoqërohen së bashku.​—1/7, faqe 16.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo