Pyetje nga lexuesit
Në kuptimin e ngushtë të fjalës, a ka ndonjë ndryshim mes termave biblike «delet e tjera» dhe «shumica e madhe»?
Po, edhe pse nuk duhet të jemi pa shkak të ndjeshëm ose të trazohemi mbi përdorimin e fjalës, nëse dikush i përdor termat në shkëmbim.
Shumica e të krishterëve i njeh vargjet ku gjenden këto terma. Gjoni 10:16 është njëri prej tyre. Atje Jezui tha: «Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.» Shprehja tjetër «shumica e madhe» gjendet në Zbulesën 7:9. Lexojmë: «Pas këtyre gjërave pashë, dhe ja, një shumicë e madhe të cilën askush nuk mund ta numëronte nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët qëndronte para fronit dhe para Qengjit, e veshur me rroba të bardha dhe me degë palmash në duart e tyre.»—BR.
Le të shohim së pari Gjonin 10:16. Kush janë delet? Do të ishte mirë të fiksojmë në mendje se të gjithë ithtarët besnikë të Jezuit quhen dele. Në Lukën 12:32, ai i quajti dishepujt e tij që do të shkonin në qiell «kopeja e vogël». Një kope me çfarë? Me dele. «Delet» e «kopesë së vogël» do të jenë pjesë e Mbretërisë në qiell. Megjithatë, ka edhe të tjera që kanë një shpresë tjetër, të cilat Jezui i konsideron gjithashtu si dele.
Mund ta shohim këtë në kapitullin 10 të Gjonit. Pasi foli për delet, si apostujt e tij të cilët ai do t’i ftonte për jetën në qiell, Jezui shtoi në vargun 16: «Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato.» Që prej shumë kohësh, Dëshmitarët e Jehovait e kanë kuptuar se në këtë varg Jezui fliste për njerëzit që kishin perspektivën e jetës në tokë. Shumë besnikë në kohën e parakrishtere, si Abrahami, Sara, Noeja dhe Malakia kanë pasur këtë perspektivë. Prandaj, me të drejtë mund t’i përfshijmë ata tek «delet e tjera» në Gjonin 10:16. Gjatë Mijëvjeçarit, këta Dëshmitarë besnikë të parakrishterë do të ringjallen dhe pastaj do të mësojnë për Jezu Krishtin dhe do të pranojnë atë, duke u bërë «dele të tjera» të Bariut të Shkëlqyer.
Dimë, gjithashtu, se që kur përfundoi thirrja e përgjithshme e klasës qiellore, miliona njerëz janë bërë të krishterë të vërtetë. Edhe ata me të drejtë quhen «dele të tjera», pasi nuk janë pjesë e «kopesë së vogël». Përkundrazi, sot delet e tjera shikojnë përpara që të jetojnë pikërisht në parajsën tokësore.
Tani, çfarë mund të thuhet për «shumicën e madhe» që përmendet në Zbulesën 7:9? Atëherë, shiko vargun 13 dhe pyetjen: «Kush janë ata dhe nga vijnë?» Përgjigjen e gjejmë në Zbulesën 7:14: «Këta janë ata që vijnë nga mjerimi i madh.» (BR) Pra, «shumica e madhe» përbëhet nga ata që mbijetojnë dhe vijnë nga mjerimi i madh. Sipas vargut 17, ata ‘do të çohen në burimet e ujërave të jetës’ në tokë.—BR.
Por është e kuptueshme se që të mbijetojnë afrimin e mjerimit të madh, ata duhet t’i kenë larë më parë rrobat e tyre në gjakun e Qengjit, duke u bërë adhurues të vërtetë. Prandaj, edhe pse Zbulesa 7:9 e përshkruan këtë turmë pas mjerimit, termin «shumicë e madhe» mund t’ia aplikojmë të gjithë atyre që kanë shpresë tokësore dhe i kryejnë tani shërbim të shenjtë Jehovait, pikërisht para se mjerimi i madh të bëjë të shpërthejë sulmi i kombeve mbi fenë e rreme.
Me pak fjalë, mund ti konsiderojmë «delet e tjera» si termin e gjerë që përfshin të gjithë shërbëtorët e Perëndisë që kanë shpresën e jetës së përhershme mbi tokë. Përfshin kategorinë më të kufizuar të personave ngjashëm deleve që sot po mblidhen si «shumicë e madhe» me shpresën për të mbijetuar mjerimin e madh shumë të afërt. Shumica e atyre të krishterëve besnikë që sot jetojnë janë «dele të tjera» dhe bëjnë pjesë në «shumicën e madhe».
Vlen të përsërisim se edhe pse është mirë të jemi të saktë në përcaktime, të krishterët nuk duhet të jenë tepër të rreptë, gjë që mund të quhet kritikë në fjalë. Pavli paralajmëroi mbi disa që ‘mbaheshin me të madh’ dhe ‘ziheshin me fjalë’. (1. Timoteut 6:4) Nëse i kuptojmë personalisht disa dallime mes termave, shkëlqyeshëm. Megjithatë, s’ka pse të jemi kritikë jashtë apo brenda nesh, nëse dikush tjetër nuk i përdor termat biblike kaq me saktësi.