BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/12 f. 26-29
  • Tragjedi në Ruanda​—Kush është përgjegjës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tragjedi në Ruanda​—Kush është përgjegjës?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Hutu dhe Tutsi
  • Kush është përgjegjës?
  • Roli i fesë
  • Të krishterët e vërtetë janë të ndryshëm
  • A mund t’i besosh fesë në lidhje me luftërat?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Të marrim pjesë në ngushëllimin që siguron Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?
    A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?
  • Krishterimi në veprim mes trazirash
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/12 f. 26-29

Tragjedi në Ruanda​—Kush është përgjegjës?

«Pak përpara se mekanikut 23-vjeçar Hitiyis t’i pritej koka, një nga vrasësit i tha atij: ‘Ti duhet të vdesësh sepse je një Tutsi’»,—raporton U.S.News & World Report

SA SHPESH është përsëritur një skenë e tillë në qendrën e vogël të qytetit afrikan në Ruanda, gjatë muajve prill dhe maj! Në këtë kohë, në Kigali që është qyteti kryesor i Ruandas dhe në zonën përreth tij, gjendeshin 15 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait. Mbikëqyrësi i qytetit, Ntabana ishte një tutsi. Ai, gruaja, djali dhe vajza e tij 9-vjeçare, Shami, ishin ndër të parët persona që u vranë kur shpërtheu kjo dhunë e tërbuar.

Mijëra ruandas vriteshin çdo ditë dhe javë pas jave. Gazeta e lartpërmendur, nga mesi i majit raportoi: «Në gjashtë javët e fundit, vdekja e plot 250.000 njerëzve gjatë një fushate genocidi dhe hakmarrjeje, ishte po aq e rëndë sa ajo në rastin e pastrimit të përgjakshëm të khmerit të kuq që ndodhi në Kamboxhia në mesin e viteve ’70.»

Revista Time tha: «Në një skenë që të kujton Gjermaninë naziste, fëmijët u dalluan në mes të një grupi prej 500 të tjerësh, thjeshtë sepse ngjanin me tutsit. . . . Fshatarët hutu i bënë një ofertë kryetarit të bashkisë së qytetit jugor të Butares, i cili ishte martuar me një tutsi​—ai mund të shpëtonte gruan dhe fëmijët e tij nëse dorëzonte familjen e gruas së tij—​prindërit dhe motrën e saj për t’u vrarë. Ai ra dakort për këtë.

Në zyrën e përkthimit të Dëshmitarëve të Jehovait në Kigali, punonin gjashtë persona, katër prej të cilëve ishin hutu dhe dy ishin tutsi. Tutsi ishin Mbanda Ananie dhe Denisa Mukagisagara. Kur grabitësit bashkë me forcat ushtarake erdhën në shtëpi, u inatosën tek gjetën hutu dhe tutsi duke qëndruar së bashku. Ata donin që t’i vrisnin Mbandan dhe Denisën.

«Ata filluan të preknin siguresat e granadave të tyre duke kërcënuar që të na vrisnin, pasi në mesin tonë kishim armiqtë e tyre. . . . Ata kërkuan një shumë të madhe parash. Ne u dhamë të gjitha paratë që dispononim por ata nuk ishin të kënaqur. Kështu vendosën të merrnin nga ne si kompensim çdo gjë që mund të përdornin, duke përfshirë një kompjuter laptop që pëdorej për përkthim, makinën tonë të fotokopjimit, radiot, këpucët e sende të tjera. Papritur ata u larguan pa vrarë asnjërin prej nesh, por thanë se do të ktheheshin përsëri më vonë»,—tregoi Emanueli, një nga vëllezërit hutu.

Në ditët që pasuan, grabitësit ktheheshin vazhdimisht dhe çdo herë Dëshmitarët hutu u luteshin atyre për jetën e miqve të tyre tutsi. Më në fund, kur për Mbandan dhe Denisën u bë mjaft e rrezikshme që të qëndronin më gjatë, u rregullua që ato të shkonin me refugjatët e tjerë tutsi në një shkollë të afërt. Kur shkolla u sulmua, Mbanda dhe Denisa mundën të shpëtonin. Ato kaluan me sukses disa post-blloqe rrugësh, por së fundi, në njërin prej tyre, të gjithë tutsit u çuan në një anë dhe bashkë me ta u vranë dhe Mbanda me Denisën.

Kur ushtarët u kthyen në zyrën e përkthimit dhe zbuluan se Dëshmitarët tutsi ishin larguar, i rrahën vëllezërit hutu në mënyrë të tmerrshme. Ndërkohë, aty pranë shpërtheu një murtajë dhe vëllezërit mundën të shpëtonin jetën e tyre.

Ndërsa vrasjet vazhdonin nëpër të gjithë vendin, numri i të vdekurve arriti gati gjysmë milioni. Përfundimisht, nga tetë milion banorë të Ruandës, dy apo tre milion i lanë shtëpitë e tyre. Shumë nga ata kërkuan strehim në Zahiren dhe Tanzaninë fqinje. Disa qindra Dëshmitarë të Jehovait u vranë, ndërsa shumë të tjerë ishin midis atyre që u larguan për në kampet jashtë vendit.

Çfarë e ndezi këtë gjakderdhje dhe këtë eksod pa precedent? A mund të ishte parandaluar ai? Cila ishte situata para shpërthimit të dhunës?

Hutu dhe Tutsi

Si Ruanda ashtu edhe vendi fqinj Burundi, popullohen nga hutu, një popullsi bantu, përgjithësisht të shkurtër e me trup të lidhur dhe nga tutsi që normalisht janë njerëz më të gjatë, me lëkurë më me shkëlqim që njihen gjithashtu si watusi. Në të dy vendet fisi hutu përbën 85 përqind të popullsisë dhe tutsi 14 përqind. Përleshjet midis këtyre grupeve etnike janë regjistruar që nga fundi i shekullit të 15. Megjithatë, në pjesën më të madhe ata kanë jetuar së bashku në paqe.

«Ne duhet të jetojmë së bashku në paqe»,—tha një grua 29-vjeçare duke folur me 3.000 hutu dhe tutsi që jetojnë në fshatin e Rugandas, pak kilometra në lindje të Zairesë. Megjithatë, në prill bandat hutu sulmuan, duke vrarë pothuajse të gjithë popullsinë tutsi të fshatit. Gazeta The New York Times shpjegoi:

«Situata në këtë fshat është e njëjtë si në të gjithë Ruandan; hutu dhe tutsi jetonin së bashku, kishin lidhje krushqie me njëri-tjetrin pa u interesuar apo madje pa e ditur se cili ishte një hutu dhe cili një tutsi.

Por papritur ndodhi diçka. Në prill, bandat hutu nëpër të gjithë vendin, filluan të vrisnin me tërbim tutsit kudo që i gjenin. Kur filloi masakra, tutsit vrapuan drejt kishave për t’u mbrojtur. Bandat i ndoqën ata duke i kthyer këto shenjtërore në varreza të mbuluara me gjak.»

Çfarë e nxiti masakrën? Ishte vdekja në një incident ajror, që ndodhi më 6 prill në Kigali, e të dy presidentëve të Ruandës dhe Burundit, që të dy hutu. Kjo ngjarje, në një farë mënyre i hapi rrugë gjakderdhjes jo vetëm të popullsisë tutsi, por edhe të çdo fshatari hutu që mendohej se i kish përkrahur ata.

Në të njëjtën kohë, u intensifikua lufta midis forcave rebele që ishin​—R.P.F. (Fronti Patriotik Ruandez) i kontrolluar nga tutsi—​dhe forcat qeveritare të kontrolluara nga hutu. Para fillimit të korrikut, R.P.F. i shpartalloi forcat qeveritare dhe fitoi kontrollin mbi Kigalin dhe pjesën më të madhe të Ruandas. Reprezalje e frikshme, në fillim të korrikut, qindra e mijëra hutu e braktisën vendin.

Kush është përgjegjës?

Kur një fermer tutsi u pyet për të shpjeguar se përse papritur në prill shpërtheu dhuna, ai tha: «Kjo ndodhi për shkak të udhëheqësve të këqij.»

Në të vërtetë, gjatë gjithë shekujve, udhëheqësit politikanë kanë përhapur gënjeshtra rreth armiqve të tyre. Nën drejtimin e «sunduesit të kësaj bote», Satana Djallit, politikanët botërorë i kanë nxitur popujt e tyre të luftojnë e të vrasin ata të racave, fiseve apo kombeve të tjera. (Gjoni 12:31; 2. Korintasve 4:4; 1. Gjonit 5:19) Situata nuk ka qenë e ndryshme në Ruanda. The New York Times tha: «Herë pas here, politikanët janë përpjekur për të nxitur besnikërinë dhe frikën etnike​—në rastin e popullit hutu, janë përpjekur të ruajnë kontrollin e qeverisë; në rastin e tutsit, të sigurojnë mbështetjen për frontin rebel.»

Pasi njerëzit në Ruanda janë të ngjashëm në shumë drejtime, asnjërit nuk do t’i shkonte ndërmend që të urrente apo të vriste tjetrin. «Hutu dhe tutsi flasin të njëjtën gjuhë dhe në përgjithësi kanë tradita të njëjta»,—shkroi reporteri Raimond Boner. «Pas shumë brezash krushqie, ndryshimet fizike midis tutsëve të hollë e shtatlartë dhe hutuve më të shkurtër e më të gjerë, janë zhdukur në një masë të tillë, saqë ruandasit shpesh nuk janë në gjendje të përcaktojnë se cili është një hutu dhe cili një tutsi.»

Megjithatë, fushata propagandistike e kohëve të fundit, ka patur një efekt të pabesueshëm. Duke ilustruar çështjen, Aleks de Val, drejtor i grupit për të drejtat afrikane tha: «Fshatarët në zonat e shkatërruara nga R.P.F. u habitën që ushtarët tutsi nuk kishin brirë, bishta dhe sy që flakërijnë në errësirë—përshkrim, të cilin ata e kishin dëgjuar në transmetimin e radios.»

Në mentalitetin e njerëzve kanë ndikuar jo vetëm udhëheqësit politikë por edhe feja. Cilat janë fetë kryesore në Ruanda? A kanë qenë edhe ato përgjegjëse për tragjedinë në këtë vend?

Roli i fesë

Duke folur për Ruandan një enciklopedi tha: «Shumica e njerëzve janë katolikë. . . . Kisha katolike dhe kishat e tjera të krishtere veprojnë në shumicën e shkollave fillore dhe të larta.» (The World Book Encyclopedia, 1994) Në fakt, një gazetë katolike e quan Ruandan një «komb 70% katolik».​—National Catholic Reporter.

Një gazetë e përditshme e Britanisë së Madhe, bën një përshkrim të situatës së feve në Ruanda duke shpjeguar: «Gjatë 1930-ës, kur kishat luftonin për të siguruar kontrollin mbi sistemin e arsimimit, katolikët favorizuan aristokracinë e tutsit, ndërsa protestantët bënë aleancë me shumicën e hutuve të nënshtruar. Në 1959-ën, hutu mori fuqinë dhe menjëherë filloi të gëzojë mbështetjen e katolikëve dhe protestantëve. Mbështetja protestante për shumicën e popullsisë hutu, mbeti shumë e fortë.»​—The Observer.

Për shembull, a e dënuan masakrën udhëheqësit e kishës protestante? Gazeta përgjigjet: «Dy anglikanë u pyetën nëse i dënonin vrasësit të cilët i mbushën radhët e kishave të Ruandas me trupat pa kokë të fëmijëve.

Ata refuzuan të përgjigjen. Iu shmangën pyetjeve, u shqetësuan, toni i lartë i zërit tregonte për nervozizmin e tyre dhe rrënja e thellë e krizës së Ruandas u zbulua​—përfaqësuesit më autoritar të Kishës Anglikane vepronin si urdhërues të zotërinjve politikanë, të cilët nga ana e tyre predikuan vrasjen dhe i mbushën lumenjtë me gjak.»

Në të vërtetë, kishat e të ashtuquajturit krishterim, në Ruanda nuk kanë ndryshim nga kishat e vendeve të tjera. Për shembull, duke folur për mbështetjen që kishat u bënë udhëheqësve politikë gjatë luftës së parë botërore, gjenerali i brigadës angleze Frank P. Crozier tha: «Kishat e krishtere janë më të mirat për të nxitur dëshirën për gjak e ne i kemi përdorur lirisht për interesat tona.»

Po, udhëheqësit fetarë mbajnë një pjesë të madhe të përgjegjësisë, për atë që ndodhi! Një gazetë e përditshme e 3 qershorit 1994, raportoi: «Lufta në kombin afrikan përfshin ‘një genocid real dhe të vërtetë për të cilin, mjerisht edhe katolikët janë përgjegjës,’ tha papa.»​—National Catholic Reporter.

Është e qartë, kishat kanë dështuar të mësojnë parimet e vërteta të krishtera, të bazuara mbi shkrime të tilla si Isaia 2:4 dhe Mateu 26:52. Sipas gazetës franceze Le Monde, një prift u ankua: «Ata po derdhin gjakun e njëri-tjetrit dhe të gjithë po harrojnë se janë vëllezër.» Një tjetër prift ruandas pranoi: «Të krishterët janë vrarë nga të krishterët e tjerë, pas një shekulli predikimi mbi dashurinë dhe faljen. Ky ka qenë një dështim.» Le Monde pyet: «Si mund të mos mendojë dikush se popujt hutu dhe tutsi që luftuan në Burundi dhe Ruanda, ishin mësuar nga të njëjtët misioniarë të krishterë dhe shkonin në të njëjtat kisha?»

Të krishterët e vërtetë janë të ndryshëm

Ithtarët e vërtetë të Jezu Krishtit, i binden urdhrit të tij për të «dashur njëri-tjetrin». (Gjoni 13:34, BR.) A mund të imagjinoni Jezuin apo ndonjë nga apostujt e tij duke marrë një hanxhar e duke goditur dikë për vdekje? Vrasje të tilla të paligjshme, i identifikojnë këta njerëz si «fëmijë të Djallit».​—1. Gjonit 3:10-12, BR.

Dëshmitarët e Jehovait nuk marrin pjesë në asnjë lloj lufte, revolucioni, apo konflikti të nxitur nga politikanët botërorë, të cilët janë nën kontrollin e Satana Djallit. (Gjoni 17:14, 16; 18:36; Zbulesa 12:9) Në vend të kësaj, Dëshmitarët e Jehovait tregojnë dashuri të vërtetë për njëri-tjetrin. Kështu, gjatë masakrës, Dëshmitarët hutu, në mënyrë të vullnetshme e vunë jetën e tyre në rrezik në përpjekje për të mbrojtur vëllezërit e tyre tutsi.

Megjithatë, tragjedi të tilla nuk duhet të na habisin. Në profecinë e Jezuit në lidhje me «përfundimin e sistemit të gjërave»,—ai paratha: «Atëherë njerëzit . . . do t’ju vrasin.» (Mateu 24:3, 9, BR.) Lumturisht, Jezui premton se besnikët do të kujtohen në kohën e ringjalljes së të vdekurve.​—Gjoni 5:28, 29.

Ndërkohë, Dëshmitarët e Jehovait në Ruanda dhe në çdo vend tjetër kanë vendosur që të vazhdojnë të tregojnë se janë dishepuj të Krishtit duke e dashur njëri-tjetrin. (Gjoni 13:35) Dashuria e tyre po jep një dëshmi edhe në mes të këtyre vështirësive të tanishme, sikurse zbulon raporti shoqërues «Dëshmitarët në kampet e refugjatëve». Të gjithë ne duhet të kujtojmë atë që Jezui tha në profecinë e tij: «Ai që duron deri në fund do të shpëtojë.»​—Mateu 24:13, BR.

[Kutia në faqen 29]

DËSHMITARËT NË KAMPET E REFUGJATËVE

Në korrik të këtij viti, në kampet e refugjatëve gjendeshin mbi 4.700 Dëshmitarë bashkë me ata që i shoqëronin. Në Goma të Zairesë ishin 2.376, në Bukavu 454 dhe në Uvira 1.592. Përveç kësaj, në Benako të Tanzanisë gjendeshin afërsisht 230 refugjatë.

Vetëm për të arritur në kampet e refugjatëve nuk ishte e lehtë. Një kongregacion prej 60 Dëshmitarësh u përpoq të kalonte urën Rusumo, një rrugë kryesore ikjeje, për të arritur në kampet e refugjatëve në Tanzani. Pasi iu refuzua kalimi, u endën gjatë bregut të lumit për një javë. Pastaj vendosën të provojnë për të kaluar me kaike. Ata ia dolën me sukses dhe pas disa ditësh arritën shëndoshë e mirë në kampin e refugjatëve në Tanzani.

Dëshmitarët e Jehovait në vendet e tjera organizuan operacione të mëdha për grumbullimin e ndihmave. Dëshmitarët në Francë mblodhën mbi njëqind ton rroba dhe nëntë ton këpucë të cilat bashkë me ushqimet dhe ilaçet, u transportuan në zonat ku kishte nevojë. Shpesh herë, e para gjë për të cilën pyesnin vëllezërit në kampet e refugjatëve ishte, a ka ndonjë Bibël, Kullë Roje apo revistë Zgjohuni!

Shumë vëzhguesve u bëri përshtypje dashuria që treguan Dëshmitarët në Zaire dhe Tanzani, të cilët vizituan dhe ndihmuan vëllezërit e tyre të shpërngulur. «Ju u vizituat nga njerëzit e fesë suaj»,—thanë refugjatët, «ndërsa ne nuk u vizituam nga asnjë prej priftërinjve tanë.»

Dëshmitarët në kampe u bënë mjaft të njohur, kryesisht për shkak të unitetit të tyre, rregullit dhe natyrës së dashur. (Gjoni 13:35) Është interesante të shënohet se në Benako të Tanzanisë, Dëshmitarëve iu deshën vetëm 15 minuta për të gjetur Dëshmitarët refugjatë në mes të 250.000 njerëzve në kamp.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo