A ju kujtohet?
A të janë dukur me vlerë praktike numrat e fundit të Kullës së Rojës? Atëherë, përse nuk e provon kujtesën tënde me pyetjet që vijojnë?
▫ Përse Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë të vizitojnë fqinjët e tyre?
Vetë Dëshmitarët e Jehovait duan bekimin e Perëndisë përmes Mbretërisë së premtuar dhe të shtyrë nga dashuria për fqinjët e tyre duan të njëjtin bekim edhe për ta. Kështu, duke ndjekur shembullin e Jezuit, ata ndihen të nxitur nga dashuria altruiste për të vizituar fqinjët e tyre. (Mateu 6:9, 10; 22:37-39)—15/11, faqet 8, 9.
▫ Përse besimi në evolucion është një akt besimi?
Shkencëtarët nuk kanë parë kurrë mutacione—dhe aq më tepër të një natyre dobiprurëse—që sjellin forma të reja jete dhe prapëseprapë janë të bindur se kjo është pikërisht ajo që i dha jetë specieve të reja. Evolucionistët kurrë nuk kanë parë lindje spontane të jetës, megjithatë këmbëngulin se jeta filloi në këtë mënyrë.—1/12, faqe 5.
▫ Cila është metoda më e mirë për të mposhtur shkurajimin që mund të vijë nga kufizimet në jetë?
Sido që të jetë situata jonë në jetë, nëse përqendrohemi në ato që mund të bëjmë, në vend se të shqetësohemi për ato që nuk mund të bëjmë, jeta do të jetë më e kënaqshme dhe do të gjejmë gëzim në shërbimin e Jehovait. (Psalmi 126:5, 6)—1/12, faqe 28.
▫ Cilat janë dobitë e faljes?
Falja ndihmon që të mbahet një marrëdhënie e mirë me të tjerët. (Efesianëve 4:32); ajo nuk na sjell vetëm paqe me miqtë tanë, por edhe paqe të brendshme (Romakëve 14:19; Kolosianëve 3:13-15); duke falur të tjerët hapim rrugën që edhe mëkatet tona të falen (Mateu 6:14); gjithashtu, ajo na ndihmon të kujtojmë se edhe vetë kemi nevojë për faljen. (Romakëve 3:23)—15/9, faqe 7 (angl).
▫ Si na ndihmon shembulli i profetit Amos në veprën tonë të predikimit?
Ashtu si Amosi, ne as nuk e ndryshojmë dhe as nuk e zbutim mesazhin e Perëndisë. Në vend të kësaj, ne e shpallim atë në mënyrë të bindur, pavarësisht nga mënyra se si reagojnë dëgjuesit tanë.—15/9, faqe 17 (angl.)
▫ Cilat karakteristika të Perëndisë duhet të imitojmë?
Dy më të rëndësishmet, janë aftësia organizuese e Jehovait dhe lumturia e tij. (1. Korintasve 14:33; 1. Timoteut 1:11) Këto cilësi të Perëndisë janë në ekuilibër, sepse asnjëra nga të dyja nuk fiton epërsi në dëm të tjetrës.—1/10, faqe 10 (angl.)
▫ Cilat janë disa hapa pozitive që duhet të marrin prindërit për të ndihmuar fëmijët e tyre që t’i shërbejnë Jehovait?
Një gjë e rëndësishme është që të fillohet herët. Përshtypjet dhe mësimet që janë marrë gjatë viteve të para do të zgjasin për gjithë jetën. (Proverbat 22:6) Është e rëndësishme që t’u mësohet atyre bindja e respekti për Jehovain dhe se si ta adhurojnë atë në të gjitha mbledhjet. Prindërit që kanë sukses në edukimin e fëmijëve, mësojnë t’i njohin prirjet e tyre të gabuara dhe i ndihmojnë fëmijët që t’i korrigjojnë ato. (Proverbat 22:15) Si përfundim, filloni sa më shpejt t’i vini fëmijës suaj qëllime teokratike, që ai të mund t’i arrijë ato në mënyrë të arsyeshme.—1/10, faqet 27-28 (angl.)
▫ Çfarë tipari dallues të faljes së Jehovait duhet të përpiqemi ta zbatojmë?
Jehovai fal dhe harron. (Jeremia 31:34) Krijesat njerëzore e kanë të vështirë ta bëjnë këtë. Jezui e theksoi rëndësinë e bërjes së kësaj, siç lexojmë tek Mateu 6:14, 15.—10/15, faqet 25-26 (angl.)
▫ Cilat janë tre gjëra që na pengojnë të bëhemi të dhembshur?
Për shkak të natyrës sonë njerëzore mëkatare, ndjenja e smirës mund të zerë rrënjë tek ne. Nëse kemi smirë për dikë, si mund ta trajtojmë atë me dhembshuri të butë? Ekspozimi i panevojshëm ndaj dhunës është një tjetër pengesë. Kjo ka prirjen për të na bërë të pandjeshëm ndaj vuajtjes së të tjerëve. Përveç kësaj, një personi egocentrik ndoshta i mungon dhembshuria. (1. Gjonit 3:17)—1/11, faqet 19, 20 (angl.)
▫ Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga tregimi biblik që ka lidhje me Jobin?
Tregimi i Jobit na bën më të vetëdijshëm për mjetet që përdor Satanai dhe na ndihmon të kuptojmë lidhjen që ekziston midis sovranitetit universal të Jehovait dhe integritetit njerëzor. Ashtu si Jobi, të gjithë ata që e duan Jehovain duhet të sprovohen. Edhe ne mund të durojmë siç bëri Jobi, duke provuar kështu që Satanai është gënjeshtar dhe të gëzojmë bekimet e Mbretërisë së Perëndisë.—15/11, faqe 20 (angl.)
▫ Si mund të tregojë drejtuesi i trupit të pleqve çmueshmëri për çdo plak?
Çdo herë që është e mundur, drejtuesi duhet t’u japë pleqve të tjerë një rend dite, në mënyrë që t’u japë mundësi atyre t’i kushtojnë vëmendje dhe të mendojnë në lutje mbi çdo pikë që do të trajtohet. Në mbledhjen e pleqve, ai nuk përpiqet të kushtëzojë opinionin e pleqve, por i inkurajon ata të ushtrojnë «liri të fjalës (BR)» në çështjet që diskutohen. 1. Timoteut 3:13)—1/12, faqe 30.