BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/2 f. 26-30
  • A po i ndihmoni fëmijët të zgjedhin Jehovain?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po i ndihmoni fëmijët të zgjedhin Jehovain?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përse disa të rinj e braktisin Jehovain?
  • Fillo sa më shpejt!
  • Kushtojuni kohë fëmijëve!
  • Shoqëritë e mira dhe shembulli i mirë
  • Ç’gëzim kur sheh fëmijët të zgjedhin Jehovain
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Mësojini fëmijët të duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Prindër: Jini një shembull i shkëlqyer për fëmijët!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/2 f. 26-30

A po i ndihmoni fëmijët të zgjedhin Jehovain?

«MENDOJA se të studioje Biblën ishte diçka e mërzitshme dhe e lodhshme. Në fshehtësi, vendosa në zemrën time se kur të rritesha nuk do të bëhesha kurrë Dëshmitar i Jehovait.» Megjithëse shpresohet se shumica e fëmijëve në familjet e krishtere do të vendosin përfundimisht të qëndrojnë në anën e Jehovait, shumë të rinj si ai mund të kalojnë një kohë të vështirë derisa të zgjedhin Jehovain si Perëndinë e tyre.

Disa herë, prindërit nuk dinë ç’të bëjnë për t’i drejtuar fëmijët e tyre ashtu siç duhet. Ata vuajnë shumë . . . si ky baba i shqetësuar që një herë tha: «Për të qenë i ndershëm, ka pasur raste që kur i shikoja fytyrat e përgjumura të fëmijëve me lotët e zhgënjimit nëpër faqe, i thoja vetes se duhej të kisha qenë më i butë.» Dy bijtë e tij u rritën dhe vendosën t’i shërbenin Jehovait.

Megjithatë, ka të rinj që e braktisin Jehovain dhe e lënë kopenë e krishterë për botën e Satanait. Prandaj, si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët e tyre për të zgjedhur Jehovain? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le të kuptojmë së pari përse disa të rinj e braktisin Jehovain kur prindërit e tyre dëshirojnë me aq zjarr që ata të qëndrojnë me të?

Përse disa të rinj e braktisin Jehovain?

Një nga faktorët më të zakonshëm është se disa të rinj nuk mësojnë kurrë të njohin me të vërtetë Jehovain dhe rrugët e tij. Megjithëse frekuentojnë mbledhjet e krishtere që nga fëmijëria, ata thjesht e bëjnë këtë përciptas dhe nuk e kërkojnë me të vërtetë Jehovain. (Isaia 55:6; Veprat 17:27) Djali që përmendëm më lart mërzitej në mbledhjet e krishtere, sepse nuk kuptonte se çfarë thoshin oratorët në podium.

Farat e së vërtetës janë mbjellë në disa fëmijë, por ata lejojnë që zemra e tyre të joshet nga jetesa dukshëm e shpenguar dhe materialiste e botës së Satanait. Disa nuk mund të përballojnë dëshirat jashtëzakonisht të forta për t’u shoqëruar me bashkëmoshatarët dhe për të qenë si ata.​—1. Kronikat 28:9; Luka 8:12-14; 1. Korintasve 15:33.

Megjithatë, shumë fëmijë në familjet e krishtere në të gjithë botën kanë vendosur të qëndrojnë nga ana e Jehovait. Çfarë mund të mësojmë nga hapat pozitive që kanë marrë prindërit e tyre?

Fillo sa më shpejt!

Një gjë thelbësore për t’i ndihmuar fëmijët të zgjedhin Jehovain është të fillosh sa më shpejt. Në shumicën e rasteve, mbresat e lëna dhe mësimet e marra kur zemra është e ndjeshme dhe e zgjuar do të zgjasin për gjithë jetën. (Proverbat 22:6) Prandaj, filloni sa më shpejt t’u flisni fëmijëve tuaj për mirësinë e Jehovait, dashurinë dhe madhështinë tij, duke u përpjekur të ndërtoni në zemrat e tyre dashurinë për Jehovain dhe çmueshmërinë për atë që ai ka bërë për ta. Për ta bërë këtë, shumë prindër kanë përdorur me sukses bollëkun e artikujve për krijimin e Jehovait nëpër botimet e Shoqatës Watchtower.

Bindja dhe respekti për Jehovain dhe adhurimin e tij janë ndër cilësitë e tjera që duhet të nguliten shpejt në jetë. Marrim zemër kur shohim fëmijët parashkollorë në mbledhjet e krishtere që përpiqen të mbajnë shënime dhe t’i shohin shkrimet në Biblat e tyre ose të shkojnë me prindërit në banjë për t’u freskuar kur u mbyllen sytë. Janë gjëra të thjeshta, por mjaft të rëndësishme për të ngulitur në mendjet e të rinjve respektin dhe bindjen ndaj Jehovait!

Edhe mësimi biblik serioz në shkallë personale duhet filluar shpejt. Kur fëmijët ishin dy vjeç, një çift filloi të lexonte me ta librin Dëgjoni Mësuesin e madh! (Listening to the Great Teacher.)a Më vonë, kur djemtë filluan shkollën, zgjoheshin herët dhe studionin çdo mëngjes me të ëmën botimet Libri im i tregimeve biblike dhe Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë.* Kjo ndiqej nga shqyrtimi i shkrimit të ditës që drejtohej nga i ati para ngrënies së mëngjesit. Përpjekjet e prindërve u shpërblyen në mënyrë të pasur, kur djemtë e tyre kohët e fundit vendosën t’i shërbenin Jehovait, duke e simbolizuar dedikimin e tyre me pagëzimin në ujë në moshën 10 dhe 11 vjeç.

Një i ri i shkëlqyer, që tani shërben në zyrën e degës së Shoqatës Watch Tower në Japoni, kujtonte se kur ishte shumë i ri, e ëma e ndihmonte të zhvillonte një marrëdhënie me Jehovain duke u ulur përbri tij gjatë natës dhe duke e ndihmuar të lutej. Ai nuk e ka harruar kurrë mësimin që mori. «Pavarësisht se ku shkoja dhe çfarë bëja, Jehovai ishte gjithmonë pranë dhe i gatshëm për të më ndihmuar»,—tha ai.

Prindërit që kanë sukses në rritjen e fëmijëve mësojnë t’i njohin prirjet e gabuara të fëmijëve për shkak të papërsosmërisë së trashëguar dhe fillojnë shpejt t’i ndihmojnë ata për t’u korrigjuar. (Proverbat 22:15) Prirjet ndaj egoizmit, kokëfortësisë, krenarisë, qëndrimit kritik ndaj të tjerëve duhet të korrigjohen sa më shpejt. Nëse jo, këto fara më vonë do të rriten duke i çuar në rebelim kundër Perëndisë dhe rrugëve të tij. Për shembull, disa prindër që kanë qëllime të mira, por që janë tepër të butë, disa herë i lejojnë fëmijët e tyre që të zhvillojnë qëndrime egoiste. Këtyre fëmijëve u duket e vështirë të respektojnë si prindërit ashtu edhe Jehovain duke u bërë si ‘mosmirënjohësit’ e përmendur nga Bibla. (Proverbat 29:21, BR) Nga ana tjetër, fëmijëve që u jepen punë shtëpie dhe u mësohet të jenë vigjilentë ndaj nevojave të të tjerëve, kanë prirjen për të qenë më mirënjohës ndaj prindërve dhe ndaj Jehovait.

Një tjetër aspekt thelbësor është që të fillohet shpejt të vihen synime teokratike që janë të arsyeshme për fëmijën. Nëse kjo nuk bëhet sa më shpejt dhe me qëndrueshmëri, të tjerët mund t’ua mbushin mendjen dhe zemrën me synime të ndryshme. Leximi i Biblës nga fillimi në fund, studimi personal i botimeve të Shoqatës Watchtower, regjistrimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik, predikimi i lajmit të mirë dhe pagëzimi duhet të përfshihen në këto synime.

Takafumi kujton se e ëma e ndihmoi të zhvillonte zakonin e leximit të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! duke bërë pyetje të thjeshta dhe duke i lënë ato në tryezën e kuzhinës, që ai të mund t’i gjente kur të kthehej nga shkolla. Juri kujton se qëndrimi për pak ditë me pionierëtb që shërbenin atje ku nevoja për shërbëtorë të krishterë ishte më e madhe, duke dalë me ta në shërbim, duke i parë të gatuanin gjellë të mira dhe duke vërejtur gëzimin dhe zellin e tyre, dëshira e saj për t’i shërbyer Jehovait në të njëjtën mënyrë ishte ndikuar në një masë të madhe. Shumë të rinj kujtojnë se prindërit e tyre i çonin rregullisht në Bethel, siç quhen qendrat dhe degët e Shoqatës Watchtower, ku mund të shihnin të rinj dhe të reja të tjera që i shërbenin me gëzim Jehovait. Shumë nga ata që i vizituan që kur ishin fëmijë, tani shërbejnë në Bethelet përreth botës.

Kushtojuni kohë fëmijëve!

Sasia dhe cilësia e kohës që u kushtoni fëmijëve, ndoshta do të ketë një ndikim direkt mbi faktin nëse do të vendosin t’i shërbejnë Jehovait apo jo. Ata janë të shpejtë për të kuptuar se sa kohë dhe përgatitje i kushtoni studimit biblik që drejtoni me ta. Po nuk kujtuat se ku e keni lënë herën e kaluar ose e shtyni studimin për arsye të kota, është njësoj sikur t’u thoshit se studimi nuk është kaq i rëndësishëm. Ndërsa, kur ata shohin që prindërit bëjnë sakrifica për studimin, përgatiten mirë dhe e mbajnë atë rregullisht, pavarësisht se çfarë rrethanash mund të lindin, mesazhi që marrin është krejt ndryshe. Megjithëse nuk është e domosdoshme, disa nëna gjatë studimit me fëmijët vishen ashtu siç shkojnë në mbledhje ose kur bëjnë ndonjë studim biblik me ndonjë nga komshinjtë. Mbresa që u lihet është se adhurimi i Jehovait është i rëndësishëm.

Akoma më shumë përpjekje dhe kohë nevojitet për ta bërë edukimin biblik të fëmijëve sa më të këndshëm dhe për të prekur zemrat e tyre. Në veçanti, fëmijët e vegjël kanë shumë qejf kur i shohin gjërat që u mësohen të luhen përpara tyre. Një baba, për shembull, e ndihmoi të birin të përfytyronte ringjalljen duke luajtur tregimin biblik të ringjalljes së Lazrit. Ai hyri në dollap dhe doli duke luajtur rolin e Lazrit të ringjallur.—Gjoni 11:17-44.

Kur fëmijët i afrohen adultërisë, duhet më shumë kohë dhe aftësi për të përballuar ortekun e emocioneve, dyshimeve dhe shqetësimeve që ndeshin. Koha që rezervohet nga prindërit e dashur dhe mendjemprehtë në këtë stazh, është vendimtare për fëmijët që të mësojnë të mbështeten në Jehovain. Një baba që ka rritur me sukses katër fëmijë, tregon se kur fëmijët përballonin probleme të ndryshme, ai kërkonte informacion në botimet e Shoqatës dhe e trajtonte me ta çdo ditë derisa problemi të zgjidhej plotësisht.

Një pioniere shumë e zënë me punë, nënë e dy fëmijëve, vërejti se e bija po mbyllej në vetvete dhe nuk gjente gëzim në aktivitetet e krishtere. Prandaj, e ëma vendosi të qëndronte në shtëpi kur ajo të kthehej nga shkolla çdo pasdite, për të biseduar me të ndërkohë që pinin nga një filxhan çaj. Përmes bisedave intime nënë e bijë, vajza mori ndihmën që i nevojitej. Tani, pasi mori diplomën e shkollës së mesme, ajo i është bashkuar së ëmës në shërbimin e pionierit.​—Proverbave 20:5.

Shoqëritë e mira dhe shembulli i mirë

Përveç kohës që duhet t’u kushtojnë, prindërit duhet të sigurojnë edhe shoqëri të shëndetshme për fëmijët e tyre. Proverbat 13:20 thotë: «Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.»

Shumë prindër që kanë pasur sukses në rritjen e fëmijëve, e njohin të vërtetën e kësaj proverbe. Një baba i katër fëmijëve tha: «Kur mendoj të kaluarën, them me vete se rrethi i gjerë fëmijëror i miqve ishte ai që u dha një nxitje për t’i shërbyer Jehovait. Unë i inkurajoja të bënin miq jo vetëm në kongregacionin tonë, por edhe në të tjerët dhe t’i kultivonin këto miqësi.» Një plak i krishterë që ka shërbyer në Bethel për shumë vjet sjell ndër mend: «Kur isha i vogël, jetoja në një shtëpi të vogël, por që ishte gjithmonë në dispozicion të mbikëqyrësit qarkor. Përveç kësaj, pionierët specialë të kongregacionit tonë darkonin rregullisht me ne, bënin dush në shtëpinë tonë dhe rrinin me ne. Përvojat dhe gëzimi i tyre më ndihmuan të kultivoja çmueshmëri për shërbimin në kohë të plotë.»

Shoqëritë e mira janë një ndihmë për ata që kalojnë vështirësi. Një nënë, djali i së cilës po përballonte momente turbullimi, e diskutoi problemin me një mbikëqyrës udhëtues të Dëshmitarëve të Jehovait. Ai sugjeroi që ta merrte djalin me vete në shërbim. «Po veprove kështu, gjendja e tij frymore dhe çdo gjë tjetër do të përmirësohet»,—i tha mbikëqyrësi. Ajo thotë: «Në kongregacionin tonë u bë një rregullim për dëshminë në mbrëmje dhe shumë fëmijë në moshën shkollore, disa pionierë të rregullt dhe të paktën një plak merrnin pjesë në të. Në fillim bëra luftë që ta bindja tim bir të dilte rregullisht, por kjo nuk zgjati shumë, pasi ai gjithmonë vinte në shtëpi më i qeshur dhe i inkurajuar nga shoqëria e shëndetshme. Gjatë kohës që studionte në shkollën e mesme, ai u pagëzua dhe çdo muaj shërbente si pionier ndihmës e kur u diplomua u bë pionier i rregullt.» Shoqëria e shëndetshme bashkë me kryerjen e vullnetit të Jehovait sjellin rezultate të mira.

Ka mundësi që lokalisht të mos ketë të rinj që ushtrojnë ndikim pozitiv mbi fëmijët tuaj, por në shumicën e rasteve, fëmijët që kanë vendosur t’i shërbejnë Jehovait tregojnë shembullin e prindërve. Shumë të rinj i admironin prindërit e tyre dhe dëshironin t’i imitonin. Juri kujton bujarinë e nënës dhe se si kujdesej ajo për të tjerët, duke u telefonuar të sëmurëve dhe duke përgatitur për të ngrënë për ta. Tatsuo, që vjen nga një familje me katër fëmijë, tani të rritur të gjithë dhe në shërbim të Jehovait, thotë: «Mamaja nuk mund të studionte me ne rregullisht, sepse babai ishte pabesimtar dhe ajo përballonte shumë kundërshtime nga të afërmit. Por, duke vërejtur qëndrueshmërinë e saj për të vërtetën dhe gëzimin e saj në shërbim të Jehovait, ndikoi shumë tek unë. Gjithashtu, ajo ishte e gatshme të qëndronte deri natën vonë për të na ndihmuar në problemet tona.» Fjalët e mençura të prindërve kanë fuqi kur mbështeten nga vepra besnike. Joikiro thotë për prindërit e vet: «Asnjëherë nuk kujtoj të kenë shprehur ndonjë mendim negativ për të tjerët në kongregacion; as ne fëmijët nuk na lejonin të bënim thashetheme për gabimet e të tjerëve.»​—Luka 6:40-42.

Ç’gëzim kur sheh fëmijët të zgjedhin Jehovain

Nuk ekziston ndonjë formulë e padështueshme që i ndihmon fëmijët tuaj të zgjedhin Jehovain. Do të ketë shumë momente shqetësimi. Babai i shqetësuar që përmendëm më lart tha: «Si prindër, ne gjithmonë jemi përpjekur të ndjekim me besnikëri sugjerimet e organizatës së dukshme të Jehovait. Kjo ishte një ndihmë e madhe në përballimin e problemeve.» Përpjekjet e tyre janë shpërblyer.

Po, duke bërë më të mirën për të ndjekur udhëzimet e Biblës, duke u dhënë fëmijëve tuaj arsye të shëndosha për të dashur Jehovain, duke i mbështetur me shembullin tuaj besnik dhe përpjekjet tuaja të sinqerta për t’i ndihmuar, edhe ju më në fund mund t’i shihni përpjekjet tuaja të kurorëzuara me sukses. A të kujtohet djali që përmendëm më lart, i cili njëherë kishte vendosur të mos bëhej Dëshmitar i Jehovait? Shumë vite më vonë, pasi nëna e kishte ndihmuar për të përballuar vitet e vështira, ai thotë: «Jam i lumtur që ajo nuk u dorëzua kurrë!» Ka mundësi që të keni një rezultat të ngjashëm me fëmijët tuaj.​—Galatasve 6:9.

[Shënimet]

a Botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

b Shërbëtorët Dëshmitarë të Jehovait në kohë të plotë quhen pionierë. Çdo muaj një pionier ndihmës harxhon të paktën 60 orë në shërbim, një pionier i rregullt 90 orë dhe një pionier special 140 orë.

[Figura në faqen 30]

Mënyra në të cilën keni rritur fëmijën tuaj, a ju ka lënë kujtime të dashura?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo