Pyetje nga lexuesit
A do të ishte e përshtatshme për të pranuar një vaksinim apo disa injeksione të tjera mjekësore që përmbajnë albuminë të marrë nga gjaku njerëzor?
Sinqerisht, çdo i krishterë duhet të vendosë në mënyrë personale mbi këtë.
Shërbëtorët e Perëndisë me të drejtë duan t’i binden urdhrit që gjendet tek Veprat 15:28, 29, për t’u përmbajtur nga gjaku. Në përputhje me këtë, të krishterët nuk hanë mish që nuk i ka kulluar gjaku, apo produkte të tilla si salçiçe gjaku. Por ligji i Perëndisë zbatohet edhe për fushën mjekësore. Dëshmitarët e Jehovait, mbajnë një dokument që deklaron se ata refuzojnë ‘transfuzionin e gjakut, gjak komplet, rruazat e kuqe, rruazat e bardha, pllakëzat apo plazmën e gjakut’. Por ç’mund të themi mbi injeksionet e serumit që përmbajnë një sasi të vogël proteine gjaku?
Prej kohësh, Dëshmitarët e kanë kuptuar se kjo është një çështje për të cilën secili duhet të vendosë në mënyrë personale, mbi bazën e ndërgjegjes së vet të stërvitur sipas Biblës. Kjo është shpjeguar në «Pyetje nga lexuesit», në Kullën e Rojës së 1 korrikut 1990, e cila trajtonte argumentin e injeksioneve të serumit, që mjeku mund t’i rekomandojë dikujt të prekur nga sëmundje të ndryshme. Komponentët aktivë të injeksioneve të tilla, nuk janë plazma gjaku në vetvete, por antitrupa nga plazma e gjakut të atyre që i kanë rezistuar sëmundjes. Disa të krishterë, që me ndërgjegje të pastër e ndiejnë se mund të pranojnë injeksione të tilla, kanë vënë re se antitrupat nga gjaku i një gruaje shtatzënë, kalojnë në gjakun e fëmijës që gjendet në mitrën e saj. «Pyetje nga lexuesit» e përmendte këtë si edhe faktin se një sasi albumine kalon nga një grua shtatzënë tek fëmija i saj.
Sipas shumicës, ky fakt meriton vëmendje, pasi disa vaksina që nuk janë përgatitur nga gjaku, mund të përmbajnë një sasi relativisht të vogël albumine plazmatike, që përdorej apo shtohej për të stabilizuar komponentët e preparatit. Aktualisht, një sasi e vogël albumine, përdoret gjithashtu në injektimin e hormoneve sintetike EPO (eritropoietina). Disa Dëshmitarë e kanë pranuar injektimin e EPO-së sepse ai mund të përshpejtojë prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe kështu mund të lirojë mjekun nga ndjenja se një transfuzion gjaku mund të jetë i nevojshëm.
Në të ardhmen, mund të hyjnë në përdorim preparate të tjera mjekësore, që përmbajnë një sasi relativisht të vogël albumine, pasi ndërmarrjet farmaceutike, eksperimentojnë produkte të tjera ose modifikojnë përbërjen e atyre që ekzistojnë. Kështu, të krishterët mund të duan të shqyrtojnë, nëse albumina është pjesë e një vaksine apo e një injeksioni tjetër të rekomanduar nga mjeku. Nëse ata dyshojnë apo kanë arsye të besojnë se albumina është një komponent përbërës, mund t’i drejtohen mjekut të tyre.
Siç vihet re, shumica e Dëshmitarëve, nuk kanë kundërshtuar për të pranuar një injeksion që përmban një sasi të vogël albumine. Megjithatë, ai që dëshiron të studiojë çështjen më hollësisht, përpara se të marrë një vendim personal, duhet të rishikojë informacionin e paraqitur në rubrikën «Pyetje nga lexuesit» në Kullën e Rojës së 1 qershorit, 1990, angl.