BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/1 f. 27-30
  • A jeni duke mësuar nga Mësuesi ynë i madh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A jeni duke mësuar nga Mësuesi ynë i madh?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dituri praktike nga Jehovai
  • Jehovai përdor ilustrime
  • Pyetje hetuese
  • Të rrisim besimin
  • Një mësim praktik
  • Të mësojmë me durim
  • Të vazhdojmë të mësojmë nga Jehovai
  • Ai mësoi mëshirën
    Imitoni besimin e tyre
  • Ai mësoi mëshirën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Jonai mëson mbi mëshirën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Libri biblik numër 32​—Jonai
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/1 f. 27-30

A jeni duke mësuar nga Mësuesi ynë i madh?

«KAM studiuar jurisprudencë për pesë vjet në një nga universitetet më të mira të Spanjës,—shpjegoi Julio.—Por çfarë kam mësuar kur kam filluar për të studiuar Biblën ishte shumë më tepër superiore. Universiteti më mësoi se si të studioj; Bibla më mësoi se si të jetoj.»

Nëpërmjet Biblës kemi hyrë në mendimet e Perëndisë, parimet dhe udhëzimet e tij. Shkrimet e përshkruajnë Jehovain si «Mësuesin e madh» sepse ai është mësuesi më i mirë në të gjithë universin. (Isaia 30:20) Germë për germë, teksti hebre e quan atë «mësues»​—një shumës që tregon epërsi. Kjo duhet të na kujtojë se të jemi të mësuar nga Jehovai është një privilegj shumë më i madh se sa të studiojmë nën drejtimin e çfarëdo mësuesi tjetër.

Dituri praktike nga Jehovai

Përse mësimi hyjnor është kaq i dobishëm? Para së gjithash, për shkak të përmbajtjes së tij të paçmuar. Mësimi i Jehovait na jep «dituri praktike». Për më tepër, dituria që jep Perëndia «i mban në jetë» ata që e vendosin atë në praktikë.​—Proverbat 3:21, 22; Eklisiastiu 7:12, BR.

Kompozitori i Psalmit 119 e kuptoi që dituria e Perëndisë e kishte mbrojtur atë gjatë jetës. Për shembull, ai këndoi: «Ligji i gojës sate është i mirë për mua, më tepër se mijëra monedha ari dhe argjendi. Nëse ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të kisha mbaruar në pikëllimin tim. Urdhërimi yt më bën më të ditur se armiqtë e mi, sepse është i imi në kohë të pacaktuar. Kam më tepër mendjehollësi se të gjithë mësuesit e mi, sepse kujtesat e tua janë një përkujdesje ndaj meje.»​—Psalmi 119:72, 92, 98, 99, BR.

Psalmisti nuk është i vetmi që do të kishte ‘mbaruar në pikëllimin e tij’ nëse nuk do të kishte qenë për ligjin e Jehovait. Roza, një e re spanjolle, është e bindur se jeta e saj shpëtoi sepse zbatoi parimet e çmuara. «Në moshën 26 vjeç, kisha tentuar tashmë dy herë të vrisja veten»,—kujton ajo.

Roza ishte një prostitutë, dehej dhe drogohej. «Një ditë, kur isha në kulmin e dëshpërimit—thotë ajo,—një çift Dëshmitarësh më folën sesi mund të na ndihmonte Bibla për të zgjidhur problemet. Fillova të studioja Fjalën e Perëndisë, pas së cilës u magjepsa. Brenda një muaji, pata forcën të filloja një jetë komplet të re dhe të pastër. Tani që kisha një qëllim në jetë, nuk kisha më nevojë të gjeja strehë tek alkooli apo droga. Dhe meqë dëshiroja shumë të bëhesha një mike e Jehovait, vendosa të jetoja sipas standardeve të tij. Jam e sigurt, se po të mos kishte qenë mençuria praktike e Fjalës së Perëndisë tashmë do t’i kisha dhënë fund jetës.»

Me të vërtetë, mençuria që vjen nga Jehovai është jetëshpëtuese. Prandaj, ne mund të nxjerrim dobi jo vetëm nga përmbajtja e çmuar e mësimit hyjnor, por edhe nga mënyrat që përdor Jehovai për të mësuar shërbëtorët e tij. Pasi Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, na urdhëron të jemi mësues dhe të bëjmë dishepuj, ne duam të mësojmë metodat më efektive për të dhënë mësime.​—Mateu 28:19, 20.

Jehovai përdor ilustrime

Ungjilli i Markut thotë se «pa ilustrime [Jezui] nuk u fliste atyre». (Marku 4:34) Ky tipar karakteristik i mësimit të Jezuit nuk na çudit. Ai thjesht imitoi një nga mënyrat me anë të të cilave mesazhet profetike të Jehovait iu bënë të ditura kombit të Izraelit. Këto mesazhe përmbajnë shumë ilustrime të gjalla.​—Isaia 5:1-7; Jeremia 18:1-11; Ezekieli 15:2-7; Hozea 11:1-4.

Vër re, për shembull, se si Jehovai nëpërmjet një ilustrimi të fuqishëm na mëson se idhujt janë të padobishëm. Isaia 44:14-17 shpall: «Është dikush, puna e të cilit është të presë kedrat; dhe merr disa pjesë të pemës, madje një pemë të madhe . . . Mbjell dafinë dhe . . . është bërë diçka që njeriut i shërben për të mbajtur zjarrin të ndezur. Merr kështu një pjesë të saj për t’u ngrohur. Në fakt, ndez zjarrin dhe në këtë çast pjek bukën. Bën gjithashtu një perëndi të cilit mund t’i përkulet. E ka bërë atë një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe bie përmbys para tij. Gjysmën e djeg në zjarr. Me gjysmën tjetër ai pjek mishin mirë, e ha dhe kënaqet. . . . Por me pjesën e mbetur i bën vetes një perëndi, shëmbëlltyrën e tij të gdhendur. Gjunjëzohet dhe përkulet para tij dhe lutet duke i thënë: ‘Shpëtomë, sepse ti je perëndia im.’» (BR) Ilustrime të tilla janë mjete të fuqishme për të ndihmuar personat e sinqertë që të hedhin poshtë idhujtarinë dhe doktrinat e rreme.

Pyetje hetuese

Bibla përmban gjithashtu shembuj që tregojnë se si Jehovai ka rregulluar mënyrën e të menduarit të disa shërbëtorëve të tij nëpërmjet pyetjeve që i bënin të reflektonin. Një prej tyre ishte patriarku Job. Jehovai me durim e ndihmoi që të kuptojë vogëlsinë e tij në lidhje me Perëndinë. Kjo u bë nëpërmjet një serie pyetjesh të cilave Jobi nuk ishte absolutisht në gjendje t’u përgjigjej.

«Ku ishe ti kur unë krijova tokën?» e pyeti Jehovai Jobin. «Kush e mbylli me porta detin? . . . A mund t’i bashkosh ti lidhjet e plejadës së Kimas, apo të zgjidhësh vetë kordat e plejadës së Kesilit? . . . A ke ti një krah si ai i Perëndisë?» Këto seri pyetjesh të përulura përfshinin këtë pyetje shumë të rëndësishme: «A do të më shpallje mua [Jehovain] të lig me qëllim që ti të mund të jesh në të drejtën?»​—Jobi 38:4, 8, 31; 40:8, 9, BR.

Këto pyetje kërkuese bënë që Jobi të kuptonte se kishte folur pa kuptim. Kështu u tërhoq dhe u pendua. (Jobi 42:6) Si në këtë rast, pyetje të zgjedhura mirë mund të ndihmojnë për të korrigjuar mënyrën e gabuar të të menduarit të fëmijëve tanë apo të studentëve të Biblës.

Të rrisim besimin

Çfarë mund të themi nëse duhet të ndihmojmë dikë që ndihet i padenjë ose i paaftë? Në këtë këndvështrim është e dobishme të kujtojmë bisedën midis Jehovait dhe profetit Moisi. Kur Perëndia caktoi Moisiun si zëdhënës të tij para Faraonit dhe izraelitëve, profeti e ndieu se ishte i paaftë për këtë detyrë. «Jam i mangët në gojë dhe i mangët në gjuhë»—tha ai. Por Perëndia iu përgjigj: «Kush ka vendosur një gojë për njeriun? . . . A nuk jam unë vallë, Jehovai? Dhe tani shko dhe unë vetë do të provoj të jem me gojën tënde dhe do të mësoj atë që duhet të thuash.»​—Eksodi 4:10-12, BR.

Jehovai i caktoi Moisiut si zëdhënës vëllanë e tij Aaronin dhe të dy vepruan për të përmbushur misionin e tyre në Egjipt. (Eksodi 4:14-16) Jo pak Dëshmitarë të Jehovait, kur kanë filluar të marrin pjesë në shërbimin shtëpi më shtëpi ose në dëshminë në rrugë kanë provuar të njëjtat ndjenja të pamjaftueshmërisë si Moisiu. Si në rastin e Moisiut, duke ditur që kemi mbështetjen e Jehovait dhe se jemi të shoqëruar nga një shërbëtor me përvojë, kjo mund të na ndihmojë ta mposhtim hezitimin. Ashtu si Moisiu i cili ishte në gjendje të kultivonte siguri deri në atë pikë sa bënte fjalime të fuqishme që i gjejmë në librin biblik të Ligjit të përtërirë, edhe ne me ndihmën e Jehovait mund të përmirësojmë aftësinë e të folurit.

Një mësim praktik

Një dëshirë e sinqertë për t’i ndihmuar të tjerët është gjithashtu e domosdoshme. Profetit Jonai i mungonte kjo cilësi. Jehovai e kishte caktuar Jonain që të paralajmëronte popullin e Ninevisë për shkatërrimin e afërt që do t’i bëhej këtij qyteti. Papritur, ninevitët pendohen. (Jonai 3:5) Si rrjedhim, Jehovai e shtyn shkatërrimin. Në vend që të ishte shumë i gëzuar për suksesin e predikimit të tij, Jonai zemërohet që parashikimi i tij nuk u përmbush. Si e ndihmoi Jehovai atë që t’i shikonte gjërat në një këndvështrim të drejtë?

Jehovai përdori një bimë kungulli në formë shisheje për t’i mësuar Jonait rëndësinë e kujdesjes për të tjerët. Bima u rrit për mrekulli brenda një nate duke siguruar goxha hije për Jonain, i cili kishte ngritur një barakë në rrethinat e Ninevisë. Jonai filloi të ndjejë një «gëzim të madh» për këtë bimë të thjeshtë. Por Jehovai bëri që një krimb ta godiste bimën kështu që ajo u tha. I ekspozuar ndaj diellit dhe erës përvëluese, Jonai u zemërua dhe tha: «Për mua është më mirë të vdes se sa të rroj.» (Jonai 4:5-8) Cili është mësimi nga e gjithë kjo?

Jehovai i foli Jonait duke i thënë: «Ty, nga ana jote, të erdhi keq për bimën e kungullit në formë shisheje, për të cilën nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, e cila u rrit thjesht brenda një nate dhe si u rrit ashtu edhe në një natë mbaroi. Dhe mua nga ana ime, a nuk duhet të më vijë keq për Ninevinë qytetin e madh, në të cilin ka më shumë se 120 mijë njerëz të cilët nuk dinë të dallojnë të djathtën nga e majta e tyre, përveç një numri të madh kafshësh?»​—Jonai 4:9-11, BR.

Sa mësim i fuqishëm praktik! Jonai ishte më shumë i interesuar për bimën e kungullit në formë shisheje sesa për mijëra njerëz. Edhe pse është e lavdërueshme të kemi interes për çdo pjesë të krijimit të Perëndisë, detyra jonë më e rëndësishme është të ndihmojmë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Të mësojmë me durim

Siç zbuloi Jona, nuk është gjithmonë e lehtë të kryejmë shërbimin tonë. (2. Timoteut 4:5) Megjithatë, një qëndrim me durim ndaj të tjerëve do të na ndihmojë.

Si reagon kur një person që studion Biblën me ty është i ngadalshëm ose pak i arsyeshëm? Mësuesi ynë i madh na mëson se si ta përballojmë këtë problem. Ai tregoi durim të jashtëzakonshëm kur Abrahami e bombardoi me pyetje rreth gjykimit të afërt të Sodomës dhe Gomorrës. «Do të zhdukësh me të vërtetë të drejtin së bashku me të ligun?—e pyeti Abrahami.—Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në mes të qytetit,—iu lut Abrahami.—A do t’i zhdukje ata dhe s’do ta falje vendin për hir të pesëdhjetë të drejtëve që gjenden brenda tij?» Përgjigjja pohuese e Jehovait e inkurajoi Abrahamin që të vazhdonte lutjen, derisa numri u reduktua në dhjetë. Jehovai e dinte që vetëm familja e Lotit e meritonte të shpëtohej dhe tanimë i kishte marrë masat për ta bërë këtë gjë. Por Perëndia me durim e lejoi Abrahamin që të vazhdonte pyetjet e tij, derisa ai e kuptoi madhësinë e mëshirës së Jehovait.​—Zanafilla 18:20-32, BR.

Jehovai i mori parasysh kufizimet e kuptueshmërisë së Abrahamit dhe ndjenjat e tij të shqetësimit. Nëse edhe ne i kuptojmë kufizimet e studentit, kjo do të na ndihmojë të tregojmë durim kur ai përpiqet për të kuptuar një doktrinë të veçantë ose për të mposhtur një zakon të rrënjosur.

Të vazhdojmë të mësojmë nga Jehovai

Perëndia Jehova është padyshim Mësuesi më i madh. Nëpërmjet mjeteve të tilla si ilustrimet, pyetjet dhe mësimet praktike ai me durim jep kuptueshmërinë. Në shkallën që ne imitojmë metodat e tij të mësimit, ne vetë do të bëhemi mësues të mirë.

Pasi ata që mësojnë të tjerët nuk duhet të nënvleftësojnë faktin që duhet të mësojnë veten e tyre, ne duhet të vazhdojmë të jemi «të mësuar nga Jehovai». (Isaia 54:13, BR) Isaia shkroi: «Sytë e tu duhet të bëhen sy që shikojnë Mësuesin tënd të madh. Dhe veshët e tu do të dëgjojnë prapa teje një fjalë që do të thotë: ‘Kjo është rruga. Ecni në të, ju njerëz,’ në rastin kur do të shkoni djathtas apo në rastin që do të shkoni majtas.» (Isaia 30:20, 21, BR) Duke vazhduar së ecuri në rrugën e Jehovait dhe duke i ndihmuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, ne mund të kemi përgjithmonë privilegjin unik që të mësojmë nga Mësuesi ynë i madh.

[Figura në faqen 28]

Jehovai e pyeti Jobin: «A është vallë për urdhrin tënd që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në lartësi?»

[Figura në faqen 28]

Nëpërmjet një bime kungulli në formë shisheje, Jehovai i mësoi Jonait të ishte më i interesuar për njerëzit

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo