BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/10 f. 3-4
  • Ku është katandisur një kishë e përçarë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ku është katandisur një kishë e përçarë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Deri në çfarë mase është kisha e përçarë?
  • Standarde të dyfishta
  • «Nuk duhet të ketë përçarje midis jush»
  • A mund të mbijetojë një kishë e përçarë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/10 f. 3-4

Ku është katandisur një kishë e përçarë?

«SI NJË familje e madhe e alarmuar, që jeton në një shtëpi të vjetër e të rrënuar, muri i përparmë i së cilës shembet papritur, duket se ka një grindje që vazhdon thuajse në çdo dhomë​—duke u rënë daulleve, ‘fëmijët e Jezuit’ ulërasin kundër anglo-katolikëve homoseksualë me kostume elegante prej mëndafshi të zi.»​—The Sunday Times, Londër, 11 prill 1993.

Kjo familje është Kisha e Anglisë. Grindja është në lidhje me pranimin e grave në shërbimin priftëror. Përshkrimi i gjallë në paragrafin e mësipërm i mungesës së thellë të unitetit, vlen dhe për gjithë të ashtuquajturin krishterim. Patriarkët e Kishës ortodokse dhe papa, dënuan vendimin për të lejuar gratë që të marrin pjesë në shërbimin priftëror dhe rezultati përfundimtar sipas një raporti është se «ëndrra e ribashkimit me pjesën tjetër të të ashtuquajturit krishterim është më larg se kurrë».

Deri në çfarë mase është kisha e përçarë?

Sikurse lexojmë tek Mateu 7:21, Jezu Krishti tha se shumë do të pohojnë se besojnë që ai është Zotëria, por do të dështojnë ‘të bëjnë vullnetin e Atit të tij’. Një revistë vë në dukje: «Lexuesit e Mateut që kërkojnë shpëtim, mund të shfajësohen për pështjellimin që kanë në lidhje me atë se ç’është në të vërtetë vullneti i Perëndisë, kur të krishterët dhe kishat e tyre kanë opinione thellësisht të ndryshme në lidhje me këtë.» (Maclean) Një sondazh i bërë midis kanadezëve, nxori si përfundim se kishte një «ndryshueshmëri të madhe në bindjet dhe praktikat e të krishterëve kanadezë​—në fakt ka më shumë ndryshueshmëri midis anëtarëve të një sekti të vetëm, sesa midis vetë sekteve».

Sipas këtij shqyrtimi, 91 për qind e katolikëve është dakort me kontrollin artificial të lindjeve, edhe pse kishat e tyre e dënojnë atë; 78 për qind mendojnë se gratë mund të lejohen të bëhen priftëresha dhe 41 për qind pranojnë abortin «në rrethana të caktuara». Mosmarrëveshjet brenda sekteve të ndryshme në lidhje me «një numër pyetjesh teologjike, nënvizojnë shkakun e përçarjes në kishat kryesore»,—thotë revista Maclean.

Standarde të dyfishta

Standarde të dyfishta dhe të kundërta ekzistojnë në lidhje me moralin. Disa pohojnë se i mbajnë parimet biblike, ndërsa të tjerët i përbuzin ato. Për shembull, a ishte kryer ceremonia e «martesës» së dy lezbikeve, në Kishën metropolitane të Torontos në përputhje me vullnetin e Perëndisë? Pjesëmarrësit në mënyrë të dukshme mendonin se po. «Duam të festojmë dashurinë tonë publikisht dhe përpara Perëndisë»,—thanë ato.

Një gazetar pyeti se si ishte e mundur që «një kryepeshkop katolik, të cilit i qenë paraqitur një sërë ankimesh, i lëvizi priftërinjtë pederastë në një kishë tjetër, ku mund të kishin kontakt me të tjerë praktikantë të mitur»? Prifti Andru Grilei sugjeroi se 2.000 deri në 4.000 priftërinj mund të kenë abuzuar me 100.000 të mitur, shpesh pa u marrë asnjë masë në lidhje me këtë.

Një kishë e përçarë, krijon përçarje midis njerëzve. Në Ballkan, «të krishterët» serbë dhe kroatë mendojnë se Krishti është me ta në luftën e tyre «të drejtë». Shumica mbajnë kryqe në betejë; njëri, sipas një raporti, «gjithmonë e mbante në gojë kryqin e tij, kur luftimi ishte i ashpër».

«Nuk duhet të ketë përçarje midis jush»

Është e vërtetë se Bibla ia lë disa çështje ndërgjegjes, por kjo nuk mund të justifikojë përçarje të tilla. Apostulli Pavël në mënyrë të qartë deklaroi: «Ju të gjithë duhet të flisni dhe të veproni në përputhje dhe nuk duhet të ketë përçarje midis jush.»​—1. Korintasve 1:10; Efesianëve 4:15, 16.

Një vështrim i ndershëm mbi «krishterimin», gati 200 vjet pasi apostulli Pavël shkroi këto fjalë, ngre disa pyetje shumë serioze. Përse «të krishterët» janë kaq të përçarë? A mund të mbijetojë një kishë e tillë e përçarë? A do të ketë ndonjëherë një të ashtuquajtur krishterim të bashkuar? Artikulli vijues do të shqyrtojë këto pyetje.

[Figura në faqen 3]

Demonstratë e priftërinjve kundër abortit

[Burimi]

Kapaku dhe lart: Eleftherios/Sipa Press

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo