Mirë se vini në kongresin krahinor «Frikë Perëndie»!
PO, ERDHI koha për kongresin krahinor 1994 të Dëshmitarëve të Jehovait. Nga qershori i vitit 1994 deri në janar të 1995-ës, programi i kongresit treditor do të dëgjohet në qindra qytete përreth botës—së pari në Amerikën e Veriut, pastaj në Evropën Lindore dhe Perëndimore, Azi, Amerikën Qendrore dhe Jugore, Afrikë, Australi dhe në ishujt përreth detit.
Çfarë teme që të nxit mendime—«Frikë Perëndie»! Kjo nuk është frika e sëmurë e ndonjërit jeta e të cilit është në rrezik, por frikë ndaj Perëndisë, një frikë që jep paqe në mendje dhe gëzim. Një proverb i Biblës thotë: «Rezultati i nënshtrimit dhe i frikës ndaj Jehovait është pasuria, lavdia dhe jeta.» (Proverbat 22:4, BR) Si mund të përfundojë frika ndaj Perëndisë në një «pasuri, lavdi dhe jetë»? Kjo gjë bëhet e qartë në zhvillimin e temës së kongresit gjatë tri ditëve të mbushura me fjalime, diskutime, demonstrime dhe një dramë.
Apostulli Pavël shkroi se nuk duhet «të heqim dorë nga të mbledhurit së bashku». (Hebrenjve 10:25) Dëshmitarët e Jehovait e marrin këtë seriozisht, duke u mbledhur tri herë në javë për studimin e kongregacionit dhe për adhurim. Megjithatë, kongresi vjetor krahinor është i veçantë. Dëshmitarët e Jehovait mezi presin që ai të vijë dhe diskutojnë rreth tij për muaj të tërë më pas. Ne të ftojmë ngrohtësisht, çfarëdo që të jetë feja jote, për t’u bashkuar me ta në kongresin e tyre dhe për të gëzuar miqësinë e tyre të ngrohtë të krishterë dhe informacionin frymor me vlerë jetësore. Një anëtar i kongregacionit lokal të Dëshmitarëve të Jehovait do të jetë i lumtur të të tregojë se ku dhe kur do të mbahet kongresi më i afërt.