BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/95 f. 3-6
  • Kongresi krahinor 1995 «Lavdërues të gëzuar»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kongresi krahinor 1995 «Lavdërues të gëzuar»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Kongresi krahinor «Lajmëtarë të paqes hyjnore» 1996
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Kongresi Krahinor për vitin 1997 «Besim në Fjalën e Perëndisë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Kongreset ndërkombëtare dhe krahinore për vitin 1998 «Udha hyjnore e jetës»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Kongresi krahinor 1994 «Frikë Perëndie»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 5/95 f. 3-6

Kongresi krahinor 1995 «Lavdërues të gëzuar»

1 Sa shumë arsye kemi për t’u gëzuar? Shumë pak prej nesh janë përpjekur për t’i radhitur të gjitha ato. Pavarësisht se jetojmë në një botë me shqetësime dhe paqartësi, ne kemi shumë arsye për t’u gëzuar. Siç njoftonte Shërbimi Ynë i Mbretërisë i janarit 1995, «Lavdërues të gëzuar» është tema inkurajuese e kongresit krahinor 1995.

2 Ne e lavdërojmë Jehovain sepse ai na mëson të vërtetën. (Isa. 54:13; Gjoni 8:32) Më tej, e ndajmë me gëzim të vërtetën me të gjithë ata që po kërkojnë siguri dhe lumturi. (Ezek. 9:4; Vep. 20:35) Edhe vëllazëria jonë e krishterë na sjell gëzim. Një familje e dashur frymore sjell kënaqësi dhe lumturi. Këto janë vetëm disa nga arsyet e gëzimit tonë që na nxitin për të lavdëruar Jehovain. Fjalimet dhe demonstrimet e kongresit do të tërheqin vëmendjen tonë për t’i shtuar arsye biblike faktit që gëzohemi në këto ditë të fundit të vështira.

3 Një kongres treditor: A i ke bërë përgatitjet me punëdhënësin për të marrë pushim me qëllim që të jesh i pranishëm për të tri ditët e kongresit? Kulla e Rojës e 15 majit 1995 paraqet listën e kongreseve që do të mbahen. Që tani sekretari i kongregacionit tënd do të njoftojë për hollësira kongregacionin.

4 Programi do të fillojë të premten në 9:40 dhe do të përfundojë të dielën rreth orës 15:50. Të shtunën dhe të dielën programi do të fillojë në 9:30. Dyert do të hapen në 8:00. Vetëm ata me punë të caktuar do të lejohen të hyjnë përpara.

5 A do të marrësh pjesë: Ne jemi të nxitur që të marrim pjesë në të tri ditët e kongresit. Përse? Jehovai na do atje. Sot besimi dhe shëndeti ynë frymor janë nën bombardime intensive. Pavli këshilloi në lidhje me këtë, që «të mos heqim dorë nga të mbledhurit bashkë tonin» në një kohë kur të krishterët në Jude po provonin një shtypje të madhe. (Hebr. 3:12, 13; 10:25) Filipianët po jetonin «në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur». Megjithatë, ata «ndriçonin si pishtarë në botë». (Filip. 2:15) Përse të krishterët e shekullit të parë ishin të ndryshëm? Sepse ata ndiqnin të bindur udhëheqjen e frymës së shenjtë që i drejtonte të mblidheshin së bashku «për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira».​—Hebr. 10:24.

6 Bota do të ndikojë mbi ne në mënyra të ndryshme, duke dobësuar dëshirën tonë për t’u mbledhur me vëllezërit dhe për të lavdëruar Jehovain. Këtë verë jemi të ftuar t’i dorëzohemi frymës së Jehovait dhe të gëzojmë që të trija ditët e kongresit. A jemi të vendosur për të marrë pjesë bashkë me familjen tonë? Kemi nevojë të forcojmë dashurinë dhe besimin tonë mbi një bazë të rregullt. Jehovai ka siguruar kongrese vjetore për të na ndihmuar në lidhje me këtë.

7 Të përfitojmë një thesar: Si mund të nxjerrësh më shumë dobi nga kongresi? Me një fjalë përgjigjja është «përqendrim». Kjo nuk është një detyrë e lehtë në shoqërinë e sotme kaq të tensionuar dhe që ecën nxitimthi. Të rinjtë energjikë mund ta kenë të vështirë që të përqendrohen, por ky është një problem që të gjithë ne duhet të përballojmë kur marrim pjesë në një kongres krahinor. Do të mund ta kemi më të lehtë për t’u përqendruar nëse i bëjmë planet që më parë. Pyet veten: «Cila është tema e kongresit?» Medito mbi të! «Përse po shkoj atje dhe çfarë do të jem duke bërë gjatë tri ditëve? Mbrëmjet do të jenë të mbushura me dëfrim apo kam programuar mjaft kohë për të ndenjur dhe rishikuar pikat kryesore të kongresit?»

8 Numri i 1 shkurtit 1984 i Kullës së Rojës, (angl.) në artikullin: «Po mediton apo po sheh ëndrra me sy hapur?» ofronte disa sugjerime se si të nxjerrim më shumë dobi nga një mbledhje dhe pastaj nxirrte këtë përfundim: «Disiplina mendore ndoshta është faktori më i rëndësishëm.» Zakonisht, kur një orator fillon, ne jemi të vëmendshëm, por ndoshta pasi kemi dëgjuar një pjesë të fjalimit, «e lëmë mendjen tonë të shpërqendrohet». Si mund ta parandalojmë këtë?

9 Sugjerimet e ofruara në të kaluarën përsëriten sepse janë të efektshme. Nëse është e mundur, përpiqu të pushosh mjaft çdo natë. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë pasi mund të përfshihet udhëtimi, edhe nëse qëndron në hotel mund të mos shkosh në shtrat kaq herët apo të pushosh sikur je në shtëpi. Një planifikim i mirë zakonisht do të të lejojë që të pushosh mjaft.

10 Marrja e shënimeve të thjeshta na ndihmon që të jemi të përqendruar. Nëse përpiqesh të shkruash tepër informacione, disa pika të rëndësishme mund të humbin tërësisht. Një sugjerim: merr shënim, me qëllim që të bësh një përmbledhje të programit për një student biblik ose ndonjë që nuk mund të dalë nga shtëpia. Edhe pse mendon se mund të mos kesh një individ të veçantë në mendje, duhet të kesh një qëllim në marrjen e shënimeve dhe pas kongresit mund të gjesh raste për t’i paraqitur pikat kryesore të programit ndërsa dëshmon në mënyrë joformale me pjesëtarë jobesimtarë të familjes. Duke marrë shënime dhe duke ndarë me të tjerët atë që ke dëgjuar, nuk do ta harrosh informacionin. Të shprehurit rrit kujtesën.

11 Megjithëse nuk do të jetë siguruar ushqim, është përfshirë një shpenzim i konsiderueshëm për marrjen me qira të lokalit të kongresit, i cili shpesh përfshin pagesa shtesë për mjetet e akustikës, literaturës e kështu me radhë. Si mbulohen këto shpenzime? Përmes dhuratave tona vullnetare, si në para ashtu edhe në çeqe të bëra të pagueshme për «Dëshmitarët e Jehovait». Kjo është në harmoni me Psalmin 96:8 dhe 2. Kronikave 31:12.

12 Lavdëruesit e gëzuar nderojnë Jehovain me një sjellje të devotshme: Vitin e fundit u morën komente inkurajuese dhe pozitive mbi sjelljen tonë nga personeli i motelit dhe nëpunësit e lokaleve që u përdorën për kongresin. Pronari i një hoteli tha: «Është gjithmonë një kënaqësi të mikpresësh Dëshmitarët sepse ata janë të durueshëm, bashkëpunojnë dhe i kanë nën kujdes fëmijët e tyre.» Një tjetër drejtor hoteli tha se Dëshmitarët duket se janë të lumtur dhe shumë më tepër të organizuar se grupet e tjera. Edhe pse kongresi ynë ishte më i madh se kongreset e tjera që përdorën dhoma hoteli në atë vend, ai tha: «Ne kemi më pak ankesa dhe vështirësi se me grupet e tjera me një numër shumë më të vogël.»

13 Një tjetër drejtor hoteli zbuloi se një kongres i kohëve të fundit i mbajtur para tonit, rezultoi me shumë dëmtime, si edhe me vjedhje, edhe pse të gjithë nëpunësit e hotelit ishin të pranishëm. Por, në lidhje me kongresin tonë, ai vazhdoi të thoshte: «Ne nuk kemi pse të shqetësohemi për Dëshmitarët. . . . Kur ata janë këtu, ne mbajmë vetëm një ose dy njerëz në dispozicion për mirëmbajtjen dhe që janë vetëm për të riparuar problemet e rastit me makineritë.»

14 Ne dëshirojmë që të gjitha raportet e marra të jenë të ngjashme, por mjerisht kjo nuk është e vërtetë. Një drejtues kongresi vërejti: «Pas sesioneve, shumë nga adoleshentët grumbullohen në një numër të madh në hollin e hotelit natën vonë, duke qeshur me zë të lartë dhe duke bërtitur. Kjo shqetëson klientët e tjerë . . . , të cilët duken të ngacmuar. Disa të rinj luajnë në korridor, duke përplasur dyert kur vizitojnë njëri-tjetrin në dhoma, si dhe flasin nëpër dhoma me zë shumë të lartë.»

15 Një tjetër problem që zgjat me vite është numri i madh i vëllezërve që bredh në korridore dhe jashtë auditorit gjatë sesioneve. Në një kongres në vitin e fundit, u gjet një shënim në kutinë e kontributeve nga një student biblik. Aty shkruhej: «Unë nuk kam qenë kurrë kaq ‘i tronditur’ dhe ‘i tmerruar’ nga zhurma, veprimtaria, të folurit dhe sjellja e papërshtatshme në korridore gjatë fjalimeve . . . Unë nuk jam akoma një Dëshmitar, vetëm një që po studion e mëson frikë Perëndie dhe respekt.» Sigurisht, asnjë nga ne nuk do të dojë të lërë përshtypjen që ne s’kemi çmueshmëri për furnizimet e Jehovait.

16 Në çdo kohë duhet të pyesim veten: «Kë përfaqësoj unë dhe përse po marr pjesë në këtë kongres?» Karakteri ynë frymor dhe devotshmëria hyjnore pasqyrohen në të folurit tonë, sjelljen dhe çmueshmërinë që tregojmë për furnizimet frymore. (Jak. 3:13; 1. Pjetr. 2:2, 3, 12) Vëllezërit që kanë qëndruar gjatë viteve të shtrëngimit dhe të ndalimit shpesh është vërejtur se janë më të vëmendshëm dhe të respektueshëm në kongres, duke qëndruar në vendet e tyre, duke përvetësuar fjalimet dhe demonstrimet.

17 Veshja dhe krehja thonë shumë për ty: 1. Samueli 16:7 na kujton se «njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën». Kështu, njerëzit shpesh na gjykojnë në bazë të pamjes sonë. Veshja dhe krehja jonë vërehen shumë, veçanërisht kur marrim pjesë në një kongres për të adhuruar dhe për t’u mësuar në jetën e krishterë. Nëse je një i ri që shkon në shkollë ose nëse punëdhënësi yt të vë në kontakt të ngushtë me persona që ndjekin stilin e botës, mund të jetë një sfidë mbajtja e normave të krishtere mbi veshjen modeste.

18 Normat e veshjes dhe të krehjes ndryshojnë kudo në botë. Nga të krishterët pritet që të vishen me modesti, të rregulluar mirë. Kush duhet ta përcaktojë këtë? Prindërit duhet të sigurohen se fëmijët e tyre adoleshentë nuk vishen si të rinjtë e botës në shkollë. Janë siguruar udhëzime ndërtuese për të na ndihmuar që të marrim vendime të bazuara në këtë çështje delikate. Çfarë është vërejtur në disa nga kongreset e viteve të fundit?

19 Pas njërit nga kongreset krahinore «Frikë Perëndie», morëm këtë vërejtje: «Vëllezërit dhe motrat janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme në veshje, krehje dhe në sjelljen e tyre në kongresin e këtij viti. . . . Megjithatë, ka akoma disa rrethana dhe zakone që kërkojnë një përmirësim të mëtejshëm.» Pas një kongresi tjetër është raportuar se ishte shumë e dukshme veshja jo modeste. Raporti përmendte se veshja e disave ishte fyese për të tjerët. Edhe disa të pranishëm nga jashtë e vërejtën këtë veshje jo modeste. Gjithashtu, veshja e disave ishte njëkohësisht shumë ekspozuese dhe shumë e ngjeshur sa që tregonte format e trupit.

20 Shumica e vëllezërve dhe motrave vishen me modesti dhe në mënyrë të respektueshme ndërsa ndodhen në kongres. Megjithatë, disa vëllezër dhe motra sapo dalin nga kongresi vishen në mënyrë jo modeste. Nëse pleqtë vërejnë që disa kanë prirjen që të vishen në një mënyrë të tillë gjatë kohës së lirë, do të jetë e përshtatshme për të ofruar këshilla të vendosura, por me mirësjellje para kongresit që një veshje e tillë nuk është e përshtatshme, veçanërisht për delegatët që marrin pjesë në kongresin e krishterë. Të lutemi të rishikosh me studentët e tu të Biblës të cilët do të marrin pjesë në kongres, udhëzimet mbi sjelljen dhe veshjen e nënvizuar më lart.

21 Telekamerat dhe mjetet e regjistrimit: Është e përshtatshme të ofrojmë kujtesa të sjellshme mbi telekamerat dhe mjetet e regjistrimit. Të lutemi mos harro, nëse planifikon të përdorësh telekamera ose ndonjë lloj pajisje regjistrimi, trego konsideratë për ata që janë përreth teje. Duke lëvizur rreth e rrotull gjatë sesioneve ose edhe duke regjistruar nga vendi mund të shqetësohen të tjerët. Asnjë nga mjetet e regjistrimit të çdo lloji qofshin nuk duhet të lidhet me sistemin elektrik ose të zërit dhe as të bllokojë hapësirën ndërmjet karrigeve ose rrugët e kalimit. Nëse vendos të fotografosh apo të regjistrosh pjesë nga programi me një telekamër apo magnetofon, kjo është një gjë personale. Fotografitë dhe regjistrimet mund të të rikthejnë ato që dëshiron të kujtosh kur i shikon në një datë më vonë. Të gjitha këto mjete duhet të përdoren në mënyrë të moderuar që të mos shpërqendrojnë të tjerët apo të të pengojnë ty që të nxjerrësh më shumë dobi nga programi. Pasi të kthehesh në shtëpi, a do të kesh kohë për të rishikuar regjistrimet? Mund të vëresh se marrja e shënimeve mjafton.

22 Vende për t’u ulur: Në kongresin krahinor 1994 «Frikë Perëndie», a ke vërejtur përmirësim në çështjen e rezervimit të vendeve për t’u ulur? Përparim është bërë, por ne duhet të jemi akoma të ndërgjegjshëm mbi këtë kujtesë: VENDET MUND TË RUHEN VETËM PËR PJESËTARËT E AFËRT TË FAMILJES DHE NDONJËRIN QË MUND TË UDHËTOJË ME TY NË MAKINËN TËNDE. Ne jemi në vendin e kongresit si të ftuar të Shoqatës. Qiraja për sallën është paguar nga kontributet vullnetare. A tregojmë dashuri dhe konsideratë nëse ruajmë një vend për të cilin ne nuk jemi të sigurt që do ta zëmë? Kërkojmë të falur që nuk do të jetë e mundur nga ana jonë për të plotësuar kërkesat për vende të ndara ose dhoma për ata me probleme të shkaktuara nga ambienti, të tilla si alergjitë.

23 Çdo kongres siguron ata me nevoja të veçanta, të tilla si pleqëria dhe paaftësitë fizike. Të lutemi, që të sigurohesh për të mos zënë vendet në ndonjërin nga këta sektorë nëse nuk je i tillë. Gjithashtu, ki vëmendjen për të ndihmuar ata me nevoja të veçanta për të gjetur një vend nëse nuk janë të shoqëruar prej një personi përgjegjës për kujdesimin e tyre.

24 Duke u kujdesur për nevojat e tua për ushqim në kongres: Siç e di, shtojca e fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë i shkurtit 1995, njoftoi: «Duke filluar me kongresin krahinor 1995, me asamblenë qarkore në shtator 1995 dhe me asamblenë speciale njëditore, nuk do të shërbehet ushqim. Gjithsecili do të marrë me vete për të ngrënë e për të pirë.» Ajo shpjegonte se përse ishte bërë ky rregull dhe jepte sugjerime të mira se si të kujdesemi për nevojat tona për të ngrënë dhe për të pirë në kongres. Do të jetë mirë që jo vetëm ta trajtojmë personalisht këtë shtojcë, por të bisedojmë mbi të edhe me studentët tanë biblikë se si ata të përgatiten për të marrë pjesë në kongres. Është e rëndësishme që studentët biblikë të jenë të informuar se të gjithë pjesëmarrësit duhet të marrin ushqimin dhe pijen e tyre në kongres.

25 Vetëm për të theksuar disa pika, ti do të kujtosh këto gjëra të sugjeruara për të sjellë për drekë: gjëra të ushqyeshme, të thjeshta e të lehta, ngjashëm me atë që njerëzit marrin shpesh me vete në punë, të tilla si panine, fruta të thata, arra, byrek dhe fruta të freskëta. Ndër lëngjet mund të përfshihen kafeja, pije joalkoolike, lëngje frutash ose ujë, në një mbajtëse që nuk thyhet ose në një termus. Çantat e vogla, nëse janë të nevojshme, mund të pranohen nëse do të mund të futen nën vendin ku ulemi. Megjithatë, nuk duhet të sillet në vendin e kongresit asnjë çantë e madhe për të gjithë familjen si për piknik, asnjë pije alkoolike dhe enë prej xhami. Ngrënia gjatë sesioneve të programit duhet të shmanget. Kjo do të tregonte mungesë respekti për ushqimin frymor që na shërbehet.

26 Si popull i Jehovait ne e dimë se ushqimi frymor në kongres zë vendin kryesor në krahasim me gjërat materiale dhe ne duhet të bëjmë planet në pajtim me këtë.

27 Kongresi krahinor «Lavdërues të gëzuar» 1995 në Shqipëri do të mbahet më 21 korrik. A i ke mbaruar përgatitjet e tua dhe a je gati tani të gëzosh tri ditët me një shoqëri të lumtur dhe me gjëra të mira frymore? Lutja jonë e sinqertë është që Jehovai të bekojë përpjekjet e tua për të marrë pjesë këtë verë në kongres me vëllezërit dhe motrat, ndërsa e mbajmë vëmendjen të përqendruar se si të jemi lavdërues të gëzuar të Jehovait.

[Kutia në faqen 6]

Përkujtesa për kongresin krahinor

Pagëzimi: Kandidatët për pagëzim, duhet të jenë në vendet e tyre në sektorin që u është caktuar përpara se të fillojë programi të shtunën në mëngjes. Është vërejtur se disa mbajnë veshje që nuk janë të denja dhe mund të largojnë vëmendjen nga ngjarja. Secili që është planifikuar për t’u pagëzuar, duhet të sjellë me vete rroba banjoje modeste dhe një peshqir. Pas fjalimit të pagëzimit dhe lutjes nga oratori, drejtuesi i sesionit do t’u japë këshilla të shkurtra kandidatëve dhe pastaj do t’i ftojë të gjithë për të kënduar. Pas vargut të fundit, përcjellësi do t’i drejtojë kandidatët në vendin e pagëzimit. Meqë pagëzimi, si simbol i një dedikimi është një gjë intime dhe personale ndërmjet individit dhe Jehovait, nuk është parashikuar i ashtuquajturi pagëzim me partnerin, në të cilin dy ose më shumë kandidatë për pagëzim përqafohen ose mbahen për dore ndërsa pagëzohen.

Distinktivi: Të lutemi të mbash distinktivin e kongresit të vitit 1995, ndërsa udhëton dhe kthehesh nga vendi i kongresit. Kjo shpesh na bën të mundur të japim një dëshmi shumë të mirë ndërsa udhëtojmë. Distinktivi dhe mbajtësja duhet të merren nëpërmjet kongregacionit tënd, sepse në kongres nuk do të ketë. Mos harro të marrësh Kartën Deklaratë/Shfajësim Mjekësor i Mëparshëm. Edhe pjesëtarët e familjes Bethel dhe pionierët duhet të kenë me vete kartën e identifikimit.

Karrocat e fëmijëve: Në shumë lokalitete, karrocat e fëmijëve nuk mund të mbahen në vendet e asambleve publike. Rregullat e zjarrfikësve e ndalojnë qëndrimin e tyre në korridore apo ndërmjet radhëve të vendeve për t’u ulur. Meqë turmat e mëdha mund të shkaktojnë pengesa, karrocat e fëmijëve janë të rrezikshme jo vetëm për fëmijët, por edhe për cilindo që mund të ndeshet me to. Pra, të lutemi të mos i sjellësh ato në vendin e kongresit. Bashkëpunimi yt në këto çështje është i çmuar.

Shërbimi vullnetar: A mund të programosh ca kohë për të ndihmuar në kongres në një nga repartet? Duke u shërbyer vëllezërve qoftë edhe për disa orë, mund të jetë një ndihmë e madhe dhe do të të sjellë shumë kënaqësi. Nëse mund të ndihmosh, të lutemi të raportosh në Repartin e Shërbimit Vullnetar të kongresit. Fëmijët nën moshën 16 vjeç, mund të kontribuojnë shumë mirë, duke punuar nën drejtimin e prindërve ose të të rriturve të tjerë përgjegjës.

Trego kujdes: Duke qenë të kujdesshëm për problemet e mundshme, mund të ruajmë veten nga vështirësitë e panevojshme. Shpesh, hajdutë dhe individë të tjerë të pa-​skrupuj mund të grabisin njerëzit që janë larguar nga shtëpia e tyre. Sigurohu se makina është e mbyllur gjatë gjithë kohës dhe mos lërë kurrë asgjë të dukshme për të tërhequr dikë që ta dëmtojë. Hajdutët dhe vjedhësit e të hollave përqendrojnë vëmendjen e tyre në grumbullimet e mëdha. Nuk do të ishte e mençur të lije gjëra me vlerë në vendin tënd. Nuk mund të jesh i sigurt se të gjithë përreth teje janë të krishterë. Përse të tundosh ndonjërin? Kemi marrë raporte mbi orvatjet që kanë bërë disa nga jashtë për t’i tërhequr fëmijët larg. MBAJI AFËR FËMIJËT E TU NË ÇDO KOHË.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo