BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/8 f. 31
  • Ai ndoqi ndërgjegjen e stërvitur sipas Biblës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ai ndoqi ndërgjegjen e stërvitur sipas Biblës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Si të mbash një ndërgjegje të mirë
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • A keni një ndërgjegje të stërvitur mirë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • A është ndërgjegjja jote busull e besueshme?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Si ta stërvit ndërgjegjen?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/8 f. 31

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Ai ndoqi ndërgjegjen e stërvitur sipas Biblës

DAVIDI, mbreti i Izraelit u lut për ndihmën e Jehovait duke thënë: «Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.» (Psalmi 26:11) Perëndia i tregoi favor, sepse ai mbajti integritetin e tij. Jehovai gjithashtu e bekoi Jezuin, sepse ai bëri vullnetin e Atit të tij qiellor dhe Ai bekoi një të ri në Kolumbi, i cili ndoqi ndërgjegjen e stërvitur sipas Biblës dhe vendosi të kryente vullnetin e Perëndisë. Ky i ri tregon:

«Kur fillova të studioj Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, isha student në një shkollë katolike. Por, kur shkova për të marrë pjesë në meshë më vrau ndërgjegjja, kështu që shkova tek drejtori i shkollës (i cili ishte një prift), tek këshilltari shkollor dhe tek përgjegjësi i grupit tim e i kishës dhe u thashë të më përjashtonin nga mesha. Megjithëse më përjashtuan, disa u përpoqën të më detyronin për të marrë pjesë në të. Presioni u rrit sidomos pas pagëzimit tim si një Dëshmitar i Jehovait. Babai më kërcënoi se do të më dëbonte nga shtëpia, nëse do të përjashtohesha nga shkolla. Ai donte që të merrja një edukim universitar dhe të bëja karrierë.

Dekani jepte paralajmërime të përsëritura për ata të cilët refuzonin të respektonin detyrimet e katolikëve. Kur erdhi koha për të bërë meshën e parë të vitit, u fsheha deri sa mbaroi. Pastaj i dhashë mësuesit (një prift) një kopje të broshurës School and Jehovah’s Witnesses (Dëshmitarët e Jehovait dhe shkolla) dhe i tregova atij se isha një Dëshmitar i Jehovait dhe se nuk mund të shkoja në meshë. Ai tha: ‘Bën mirë të kërkosh ndonjë shkollë tjetër.’ Unë e dija se largimi nga shkolla do të thoshte dëbim nga shtëpia. Megjithatë, iu luta Jehovait dhe vazhdova t’u jepja dëshmi të plotë shokëve të mi të shkollës.

Koha e pushimeve erdhi. Pas pushimeve filluam shkollën dhe përsëri ishte problemi i meshës. Rektori dhe priftërinjtë e tjerë ishin përballë kishëzës, gati për të dëgjuar rrëfimet. I pushtuar nga frika, shkova dhe u ula, por ndërgjegjja më vriste. Kur filloi kënga, unë mendova: ‘Çfarë jam duke bërë këtu? Perëndia im është Jehovai. Unë nuk mund të jem një frikacak dhe ta tradhtoj atë. Unë nuk mund ta zhgënjej atë. Ai nuk do të më braktisë.’ U luta për kurajë. Pastaj, dola nga kisha dhe qëndrova në radhën e rrëfimit. Kur arrita afër dekanit i thashë: ‘Mësues, unë nuk erdha për t’u rrëfyer.’ Ai tha: ‘E imagjinova.’ I tregova atij se isha gati të vuaja pasojat, por se ndërgjegjja nuk më lejonte të merrja pjesë në meshë. Unë nuk mund të veproja në kundërshtim me gjërat që kisha mësuar në Bibël.

Më shikoi ngultas, buzëqeshi dhe tha: ‘Të admiroj. Të gjithë ju Dëshmitarët e Jehovait jeni të denjë për t’u admiruar. Për ju, Perëndia është në radhë të parë dhe ju jeni gati t’u bindeni ligjeve të tij me çfarëdolloj çmimi. Kështu vazhdo. Je duke vepruar shumë mirë. Do dëshiroja që të gjithë katolikët të ishin si ju, me këtë zell dhe dashuri për Perëndinë. Që tani e tutje je i lirë nga të gjitha shërbimet tona fetare.’ Sa i lumtur që isha! Jehovai e kishte bekuar vendosmërinë time për t’iu bindur ndërgjegjes sime të stërvitur nga Bibla.

Ditën tjetër dekani u tha studentëve: ‘Fetë e tjera kanë bërë më shumë përparime se ne. Pse ne nuk jemi si ata, të zellshëm, me një dashuri të thellë për Perëndinë dhe me dëshirën për t’i shërbyer atij mbi çdo gjë tjetër? Kjo është një gjë që duhet ta kemi në zemrat tona.’

Përfundimisht, rektori u transferua në Romë dhe rektori i ri e injoroi krejtësisht mospjesëmarrjen time. Babai u transferua nga shtëpia, duke më lënë të lirë të realizoja synimin tim për të filluar pas diplomimit shërbimin e plotë kohor në fushë.»

Jehovai e bekoi këtë të ri, i cili ndoqi ndërgjegjen e tij të stërvitur nga Bibla. Ai ngjashëm mund të bekojë të gjithë ata që kërkojnë të kryejnë vullnetin e tij.​—Proverbat 3:5, 6.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo