BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/6 f. 4-7
  • Paqe mendore në një shoqëri konkurruese

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Paqe mendore në një shoqëri konkurruese
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Origjina e frymës së konkurrencës
  • Sukses pa konkurrencë
  • Si të mbajmë paqe mendore
  • A është konkurrenca kyçi i suksesit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Të shpëtuar nga dashamirësia e pamerituar, jo vetëm nga veprat
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • A do të «vazhdoni të ecni sipas frymës»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Mos ngjall konkurrencë—Nxit paqen
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/6 f. 4-7

Paqe mendore në një shoqëri konkurruese

«NËSE DIKUSH don të jetë i pari,—i këshilloi Jezu Krishti apostujt e tij,—le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.» Apostujt po diskutonin se kush ishte më i madhi ndërmjet tyre. Ata e dinin se Jezui e urrente këtë lloj fryme. Ai kurrë nuk i shtyu dishepujt e tij kundër njëri-tjetrit për të nxitur përparimin frymor.​—Marku 9:33-37.

Para se të vinte në tokë, Jezu Krishti mori pjesë në krijimin e çiftit të parë njerëzor dhe e dinte mënyrën se si ishin bërë. (Kolosianëve 1:15, 16) Njerëzit e parë u krijuan me aftësinë për të përparuar pa konkurrencë të pamëshirshme me të tjerët. Njerëzit nuk duhej të luftonin ndërmjet tyre për të përcaktuar se kush ishte kreu i tyre dhe as të konkurronin me kafshët në një luftë për mbijetesë.​—Zanafilla 1:26; 2:20-24; 1. Korintasve 11:3.

Origjina e frymës së konkurrencës

Si u bë atëherë fryma e pamëshirshme e konkurrencës një forcë e tillë mbizotëruese në shoqërinë njerëzore? Vrasja e parë në historinë njerëzore na e tregon tërthorazi. Fryma e konkurrencës nga ana e Kainit, birit më të madh të çiftit të parë njerëzor, çoi në një tragjedi. Kaini vrau vëllanë e tij, Abelin, pasi sakrifica e Abelit i pëlqeu Perëndisë, ndërsa ajo e Kainit jo. Bibla thotë se Kaini «ishte nga i ligu dhe vrau vëllanë e vet».​—1. Gjonit 3:12; Zanafilla 4:4-8.

Po, i ligu, Satana Djalli, është nismëtari dhe përkrahësi i frymës së konkurrencës. Megjithëse ishte një bir engjëllor i Perëndisë me privilegje të larta, ai donte më shumë. (Krahaso Ezekieli 28:14, 15.) Kur mashtroi Evën, ai tregoi dëshirën e vet. Ai tha se duke ngrënë frutin e ndaluar, ajo «do të ishte vërtet si Perëndia». (Zanafilla 3:4, 5, BR) Në të vërtetë ishte Satanai që donte të ishte si Perëndia, duke rivalizuar Jehovain. Dëshira për të konkurruar kundër Perëndisë, e shtyu atë të rebelohej.​—Jakovi 1:14, 15.

Një frymë e tillë është ngjitëse. Nën ndikimin e Satanait, paqja që Perëndia i dha organizimit të parë të familjes humbi. (Zanafilla 3:6, 16) Që kur u rebelua kundër Perëndisë, Satana Djalli ka sunduar mbi njerëzimin, duke nxitur një frymë konkurrence, aq sa shtyn burra e gra të besojnë se konkurrenca e pamëshirshme është kyçi i suksesit. Megjithatë, Bibla shpjegon: «Atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija.» (Jakovi 3:14-16) Kështu, Satanai u ka grabitur njerëzve lumturinë dhe paqen mendore.

Sukses pa konkurrencë

Në ndryshim me bindjen e Satanait, Bibla jep shembuj suksesi pa konkurrencë. Më kryesori është ai i Jezu Krishtit. Megjithëse ekzistoi në formën e Perëndisë, ai kurrë nuk mendoi se ishte i barabartë me Perëndinë, por mori formën e një skllavi dhe erdhi në tokë. Përveç kësaj, e poshtëroi veten dhe u bë i bindur deri në vdekjen në një shtyllë mundimesh. Ky qëndrim i bindur pa asnjë frymë rivaliteti, i dha mundësi të fitonte favorin hyjnor. «Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër.» (Filipianëve 2:5-9) Ç’sukses më të madh mund të arrijë një krijesë? Ai i dha kënaqësi Atit të tij si asnjë krijesë tjetër dhe këtë e bëri pa asnjë frymë rivaliteti apo konkurrence.​—Proverbat 27:11.

Engjëjt e panumërt besnikë në qiell tregojnë të njëjtin qëndrim. Megjithëse Jezui, që ishte kreu i engjëjve u bë më i ulët se ata kur erdhi në tokë, ata me gatishmëri i shërbyen nevojave të tij. Qartë, nuk mendonin aspak të përfitonin nga situata dhe të përpiqeshin të zinin vendin e tij si Kryeengjëll.​—Mateu 4:11; 1. Selanikasve 4:16; Hebrenjve 2:7.

Neveria e tyre ndaj qëndrimeve të konkurrencës duket më qartë nëse shqyrtojmë mënyrën në të cilën ata iu përgjigjën qëllimit të Perëndisë për të ngritur disa njerëz të papërsosur në jetën e pavdekshme frymore, gjendje në të cilën ata do të «gjykojnë engjëjt». (1. Korintasve 6:3, BR) Engjëjt kanë një përvojë të gjerë në shërbimin ndaj Jehovait dhe kanë më shumë aftësi se njerëzit e papërsosur për të bërë të mirën. Megjithatë, engjëjt ndihmojnë me gëzim të mirosurit në tokë dhe nuk janë aspak xhelozë për atë që ata do të marrin. (Hebrenjve 1:14) Qëndrimi i tyre i shkëlqyer dhe jo konkurrues u jep mundësi të vazhdojnë të shërbejnë para fronit të Zotit Sovran Jehova.

Pastaj, mendo për shërbëtorët e hershëm besnikë të Perëndisë, që do të ringjallen në tokë. Abrahami ishte një shembull i shquar i besimit dhe u quajt «ati i të gjithë atyre që kishin besim». (Romakëve 4:9, 11, BR) Jobi la një shembull të shkëlqyeshëm durimi. (Jakovi 5:11) Moisiu që «ishte një njeri shumë zemërbutë, më tepër se kushdo mbi faqen e dheut», e drejtoi kombin e Izraelit drejt lirisë. (Numrat 12:3) Kush tjetër ndërmjet njerëzve të papërsosur ka lënë një shembull më të mirë besimi, durimi dhe zemërbutësie sesa këta njerëz? Megjithatë, ata do të trashëgojnë zotërimet tokësore të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 25:34; Hebrenjve 11:13-16) Ata, ashtu si Gjon Pagëzori do të jenë më të ulët se «më i vogli në mbretërinë e qiejve». (Mateu 11:11) Por, a do të mendojnë ndonjëherë të ankohen, duke insistuar se besimi, durimi apo zemërbutësia e tyre barazohen ose në disa raste e tejkalojnë atë të atyre që u është dhënë jeta në qiell? Sigurisht që jo! Ata do të jenë nënshtetas të gëzuar të Mbretërisë së Perëndisë.

Edhe sot, është e këndshme të gjendesh në mes të njerëzve që nuk kanë një qëndrim konkurrence. Jasuo, i përmendur në artikullin e parë, u zhyt thellë në borxhe, duke spekuluar me arin dhe humbi gjithçka që kishte. «Miqtë» e tij e braktisën. Pasi gruaja kishte filluar të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, ai shkonte në mbledhjet e tyre me një ndjenjë keqardhjeje për vuajtjet që i kishte shkaktuar familjes së tij. Përfundimisht, u çlirua nga konkurrenca dhe u bë Dëshmitar i Jehovait. Tani ai është i lumtur që gjendet në mes të miqve të krishterë, të cilët janë të gatshëm për ta ndihmuar në kohë nevoje.

Si të mbajmë paqe mendore

Nuk është gjithmonë e lehtë për të mbajtur paqe mendore në një shoqëri të pamëshirshme, konkurruese. Veprojmë mirë nëse vërejmë se Bibla e dënon «armiqësinë, grindjen, xhelozinë, shpërthimet e zemërimit, zënkat, përçarjet, sektet, smirën» si «vepra të trupit» që i pengojnë njerëzit të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë. Të gjitha këto vepra janë të lidhura ngushtë me frymën e konkurrencës. Nuk është për t’u habitur që apostulli Pavël i inkurajoi galatasit: «Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.»​—Galatasve 5:19-21, 26.

Në këtë kontekst, letra e Pavlit tregoi kyçin që nevojitet për të përballuar konkurrencën egoiste. Ai tha: «Por fryti i frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.» (Galatasve 5:22, 23) Fryti i frymës na ndihmon të eliminojmë rivalitetin nga mendja. Shqyrto, për shembull, cilësinë e dashurisë. «Dashuria nuk ka smirë,—shpjegon Pavli,—nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq.» (1. Korintasve 13:4-7) Duke kultivuar dashurinë, mund të çrrënjosim xhelozinë, një forcë themelore në frymën e konkurrencës. Edhe frytet e tjera të frymës mund të na ndihmojnë për të zhdukur nga mendjet dhe zemrat tona çdo gjurmë të qëndrueshme të frymës së konkurrencës së pamëshirshme. Sigurisht, me vetëkontroll çdo dëshirë për të konkurruar me të tjerët dhe për të fituar me çdo kusht, mund të eliminohet menjëherë!​—Proverbat 17:27.

Megjithatë, për të kultivuar këto cilësi, duhet të lejojmë që fryma e Perëndisë të veprojë tek ne. Mund të përkrahim këtë veprim të dobishëm të frymës së shenjtë, duke këmbëngulur në lutje dhe duke kërkuar që fryma e Perëndisë të na ndihmojë. (Luka 11:13) Çfarë do të na sigurojë Perëndia në përgjigje të lutjes sonë? Bibla përgjigjet: «Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.»​—Filipianëve 4:6, 7.

Kjo ishte e dukshme në rastin e apostujve të Jezuit. Edhe pasi Jezui kishte nisur Darkën e Zotërisë, në natën e tij të fundit me apostujt, ata akoma grindeshin se cili prej tyre dukej se ishte më i madhi. (Luka 22:24-27) Në disa raste, Jezui u përpoq t’i ndihmonte ata për të korrigjuar mendimin e tyre, por ky qëndrim konkurrence ishte rrënjosur thellë në ta. (Marku 9:34-37; 10:35-45; Gjoni 13:12-17) Megjithatë, pasi morën frymën e shenjtë rreth 50 ditë pas këtij debati, qëndrimi i tyre ndryshoi. Nuk u diskutua më se kush nga ata do të paraqiste fjalimin për turmën kurioze të grumbulluar në atë ditë të Rrëshajave.​—Veprat 2:14-21.

Nuk kishte vend për asnjë mbizotërim njerëzor në kongregacionin e krishterë. Kur ata duhej të zgjidhnin një problem në lidhje me rrethprerjen, Jakovi, i cili as nuk ishte dishepull në kohën e vdekjes së Jezuit, drejtoi këtë mbledhje të rëndësishme. Nuk ka asnjë gjurmë debati mbi atë se kush do ta merrte në dorë drejtimin e kësaj mbledhjeje të trupit udhëheqës në kongregacionin e krishterë. Çfarë ndryshimi që nga koha kur apostujt kishin treguar një frymë konkurrence! Me ndihmën e frymës së shenjtë, kujtuan mësimet e Jezuit dhe filluan të përpiqeshin të kapnin kuptimin e mësimeve të tij.​—Gjoni 14:26.

E njëjta gjë mund të na ndodhë edhe ne. Me ndihmën e frymës së shenjtë mund të mposhtim çdo dëshirë të qëndrueshme për të konkurruar me të tjerët, që të përparojmë në dëm të tyre. Në vend të kësaj mund të fitojmë paqe mendore që tejkalon çdo mendim. Bibla na siguron se burimi i konkurrencës së pamëshirshme, Satana Djalli, së shpejti do të hidhet në humnerë, i kthyer në joaktiv. (Zbulesa 20:1-3) Rivaliteti ndërmjet fqinjëve nuk do të ekzistojë më. A do të jetë ndoshta si rezultat një shoqëri pa progres? Aspak! Njerëzit do ta arrijnë përsosmërinë, jo përmes ndonjë konkurrence ndërmjet tyre, por përmes aplikimit të sakrificës shpërblerëse të Jezuit ndaj tyre.​—1. Gjonit 2:1, 2.

Keinosuke, i përmendur më lart, që një herë kishte përjetuar lavdinë e suksesit në botë, duke shitur një numër rekord makinash, e lodhi veten si mendërisht ashtu edhe fizikisht, por përfundimisht e la punën. «Tani, jeta ime është plot gëzim të vërtetë»,—thotë ai. E kuptoi se përse jeta e Jezuit ishte një sukses i vërtetë dhe tani ai gjen freskim në çdo gjë që mund të bëjë në kongregacionin ndërkombëtar të Perëndisë. Kështu, përgatitet për botën e re, e cila do të jetë pa konkurrencë. Edhe ti mund të kesh një pamje të kësaj shoqërie të botës së re, duke vizituar një nga Sallat e Mbretërisë në zonën tënde dhe duke u shoqëruar me Dëshmitarët e Jehovait.

[Figura në faqen 7]

Në botën e re të Perëndisë, shoqëria njerëzore do të gëzojë paqe dhe bashkëpunim

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo