BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/2 f. 3-4
  • Çelësi i një jete të suksesshme familjare

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çelësi i një jete të suksesshme familjare
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një përgjegjësi serioze
  • Si të kujdesemi për ta
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Fëmijët janë «trashëgimi nga Jehovai»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Fëmijët tanë janë një trashëgimi e çmuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/2 f. 3-4

Çelësi i një jete të suksesshme familjare

«KEMI një njësi familjare të shkatërruar»,—tha një kandidat për president i Shteteve të Bashkuara, vitin e kaluar. Përhapja e shkatërrimit të familjes është bërë një problem me përmasa të mëdha. «Sikur të ndodhnin ndryshime të tilla në fushën ekonomike dhe industriale në këtë periudhë,—njoftoi revista Fortune,—do të na linin me gojë hapur.»

Edhe familjet që përpiqen të ndjekin parimet biblike shpesh ndikohen në mënyrë tragjike. Para pak vjetësh, një i krishterë i shtyrë nga qëllime të mira, i tha një babai që kishte gjashtë fëmijë akoma në moshën e adoleshencës: «S’është çudi që katër nga fëmijët e tu të largohen nga e vërteta.» Megjithatë, ky baba ishte i mendimit se një gjë e tillë nuk mund t’i ndodhte madje asnjërit prej fëmijëve të tij. Për këtë ai shpjegoi arsyen.

«Në fakt, fëmijët nuk janë tanët,—tha ai.—Ata i janë besuar gruas sime dhe mua nga Jehova Perëndia, një ‘trashëgimi’ apo një dhuratë që vjen prej tij. Dhe ai ka thënë se nëse i rrisim ata në mënyrën e duhur, ‘nuk do të largohen nga rruga që kanë marrë.’ Kështu, ne gjithmonë jemi përpjekur të kujdesemi për ta, sikur t’i përkisnin Jehovait.»​—Psalmi 127:3; Proverbat 22:6.

Në këtë rast, babai identifikoi çelësin e jetës së suksesshme familjare—prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre, sikur të kujdeseshin për pronën e Perëndisë. Edhe pse kjo nuk do të thotë se fëmijët në çdo rast do të ndjekin drejtimin tënd të drejtë, ke përgjegjësinë për t’u kujdesur për fëmijët që të ka besuar Perëndia.

Një përgjegjësi serioze

Duhet t’ua kushtosh këtë kujdes fëmijëve të tu me respekt e kujdes të thellë, jo pa kokëçarje dhe në mënyrë indiferente. Duhet ta kryesh këtë detyrë, duke qenë i bindur se do të përgjigjesh para Perëndisë për trashëgiminë apo dhuratën që të ka bërë. Nuk është e nevojshme të eksperimentosh metoda të ndryshme të edukimit të fëmijëve. Për këtë mjaftojnë vetëm mësimet e Perëndisë të siguruara në Fjalën e tij, Biblën dhe ndjekja e tyre me kujdes.

Urdhri i Perëndisë është ky: «Duhet të ngulitni [fjalët e mia] në [fëmijët] tuaj dhe t’u flitni atyre kur jeni ulur në shtëpi dhe kur ecni në rrugë, kur bini në shtrat dhe kur ngriheni. Duhet ta lidhni atë si një shenjë në dorën tuaj dhe duhet t’ju shërbejë si shirit midis syve tuaj; duhet t’i shkruani në pragjet e dyerve të shtëpisë suaj dhe në portat tuaja.» Gjithashtu, Bibla na nxit: «Ju, baballarë, . . . vazhdoni t’i rritni [fëmijët tuaj] në disiplinën dhe rregullin mendor të Jehovait.»​—Ligji i përtërirë 6:7-9, BR; Efesianëve 6:4, BR.

Pra, kujdesi për fëmijët kërkon vëmendje të përditshme; po, kjo do të thotë t’u kushtosh atyre nga koha jote dhe veçanërisht nga kujdesi i thellë dhe nga dashuria jote. Prindërit që u plotësojnë këto nevoja themelore fëmijëve të tyre, bëjnë atë që sipas Perëndisë është e nevojshme për të gëzuar një jetë të suksesshme familjare.

Mendon se po të kërkohet shumë? Shumë prindër me anë të reagimit të tyre tregojnë se është disi e vështirë. Megjithatë, këto dhurata nga Perëndia​—fëmijët e tu—​me të vërtetë meritojnë vëmendje të veçantë dhe të vazhdueshme.

Si të kujdesemi për ta

Shqyrto me kujdes shembullin e atyre që kanë pasur sukses në edukimin e fëmijëve. Një revistë, në artikullin e kopertinës të titulluar «Familje të çuditshme» nxori në pah katër gjëra të rëndësishme në edukimin e të rinjve në mënyrë të suksesshme: «[1] Bisedat rreth tavolinës gjatë kohës së ngrënies që nxisin të llogjikuarit në mënyrë të drejtë, [2] shoqëria e librave të mirë, [3] modelet e shkëlqyera të sjelljes, [4] vetëdija se ekziston një traditë familjare që duhet respektuar.»​—U.S.News & World Report, 12 dhjetor 1988.

Në lidhje me «bisedat rreth tavolinës gjatë kohës së ngrënies», mos harro se Perëndia i udhëzon prindërit të mësojnë fëmijët e tyre, kur janë ulur në shtëpi. A mblidhet rregullisht familja jote rreth tavolinës për të siguruar në mënyrë të përditshme mundësitë për shoqëri dhe nxitjen e bashkëbisedimeve? Çaste të tilla janë të domosdoshme dhe të paharrueshme për fëmijët, duke u ofruar atyre ndjenjën e stabilitetit dhe të sigurisë. Një fëmijë gjashtë vjeçar tha se i pëlqen ora e ngrënies «sepse nuk gjen asnjë shkak për t’u shqetësuar për njëri-tjetrin», pasi të gjithë janë së bashku.

Ç’mund të themi për cilësinë e bashkëbisedimeve rreth tavolinës gjatë kohës së ngrënies? A përqendrohen në shumicën e rasteve në përmbajtjet e «librave të mirë», duke përfshirë Biblën dhe literaturën themelore biblike që flasin për shërbimin tonë ndaj Perëndisë apo për çështje që kanë të bëjnë me gjërat e krijuara nga Perëndia? Përveç bashkëbisedimeve të tilla gjatë kohës së ngrënies, prindërit duhet të kultivojnë tek fëmijët e tyre dashurinë për Jehovain dhe për ligjet e tij të drejta përmes një programi të rregullt të studimit të Biblës.

«Të hanim së bashku rregullisht nuk kishte problem,—shpjegoi babai i gjashtë fëmijëve të përmendur më lart.—Kjo bëhej në mënyrë të vetvetishme dhe shërbente për të na bashkuar. Por, ndjekja në mënyrë të rregullt e studimit të Biblës ishte e vështirë.» Krejt i dërrmuar pas një dite pune të lodhshme, shpeshherë i mbylleshin sytë gjatë studimit. Megjithatë, ai kurrë nuk hoqi dorë nga udhëheqja e rregullt e studimit të Biblës me fëmijët e tij. Ai gjithmonë fliste me secilin dhe i dëgjonte për një kohë të gjatë.

Përveç marrjes së iniciativës për të pasur biseda domethënëse gjatë kohës së ngrënies dhe sigurimit të librave të mirë, a bën të mundur që të kenë «modele të shkëlqyera sjelljeje»? Nëse do që fëmijët e tu të rriten me kujdes, duhet të marrësh masa që të shoqërohen rregullisht me ata që imitojnë njeriun më të madh që ka jetuar ndonjëherë, Jezu Krishtin.

Përfundimisht, ç’mund të themi për «ndjenjën se ka tradita familjare që duhen respektuar»? Fëmijët e tu duhet të kuptojnë se duhen respektuar normat familjare, se disa sjellje, të folurit dhe veshja e papërshtatshme e kështu me radhë, janë të papranueshme dhe rrënojnë traditat familjare. Duhet të kuptojnë se rrënimi i traditave familjare është një çështje serioze—saqë do të ishe tmerrësisht i prekur, siç ishte patriarku i hershëm Jakob, fëmijët e të cilit me sjelljen e tyre të turpshme bënë që ai «të urrehej nga të gjithë banorët e vendit».​—Zanafilla 34:30.

Babai i gjashtë fëmijëve i cili kujdesej për fëmijët e tij si për pronën e Perëndisë, theksoi në mënyrë të veçantë «traditat familjare». Ai arsyetonte vazhdimisht me fëmijët e tij për t’i ndihmuar të kuptonin se normat e vendosura nga familja në lidhje me veshjen, të krehurit dhe ndarjen nga bota janë në harmoni me frymën dhe drejtimin e Krijuesit, Perëndisë Jehova. Falë kohës, dashurisë dhe kujdesit të thellë që u kushtoi atyre, duke i stërvitur në rrugën në të cilën duhej të ecnin​—të gjashtë fëmijët u përgjigjën duke «mos u kthyer nga rruga që kishin marrë».​—Proverbat 22:6.

Në mbarë botën ka me qindra prej këtyre familjeve të forta të bashkuara. Çfarë lavdërimi për Perëndinë Jehova dhe çfarë shpërblimi për prindërit vetëmohues dhe të dashur! Sa më shumë të kalojnë vitet, prindër të tillë çmohen gjithnjë e më shumë nga fëmijët e tyre që kanë përfituar nga përpjekjet e tyre. Lexo në artikullin vijues historinë e një gruaje të edukuar nga prindër të devotshëm dhe vër re se sa mësime të vlefshme mund të nxirren prej tij.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo