BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/12 f. 5-8
  • Jehovai Perëndia i vërtetë dhe i gjallë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai Perëndia i vërtetë dhe i gjallë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Emri dhe fama e tij
  • Jehovai dhe cilësitë e tij
  • Mbreti i pakrahasueshëm qiellor
  • Jehovai është Perëndia i gjallë dhe i vërtetë
  • Kush është Perëndia i vërtetë?
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Perëndia ka një emër
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Kush është Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Libri biblik numër 2​—Dalja
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/12 f. 5-8

Jehovai Perëndia i vërtetë dhe i gjallë

FARAONI i Egjiptit foli me kundërshtim dhe përbuzje kur pyeti: «Kush është Jehovai?» (Të Dalët 5:2) Siç tregoi edhe artikulli paraprak, ky qëndrim solli mbi egjiptianët plagë dhe vdekje, duke përfshirë edhe një varr prej uji për Faraonin dhe forcat e tij ushtarake.

Në Egjiptin e lashtë, Perëndia Jehova e tregoi supremacinë e tij mbi perënditë e rreme. Por ka ende shumë për të mësuar mbi të. Cilat janë disa nga aspektet e personalitetit të tij? Dhe çfarë kërkon ai prej nesh?

Emri dhe fama e tij

Kur i paraqiti kërkesat Faraonit të Egjiptit, Moisiu nuk tha: «Zoti thotë kështu e ashtu.» Faraoni dhe egjiptianët e tjerë i mendonin perënditë e tyre të shumta të rreme si zotërinj. Jo, Moisiu përdori emrin hyjnor, Jehova. Ai vetë e kish dëgjuar të shqiptohej nga lart, kur ishte pranë shkurres së zjarrtë në tokën e Midianit. Tregimi i frymëzuar thotë:

«Pastaj Perëndia i foli Moisiut, edhe i tha ati, Unë jam Jehovahu; . . . Edhe unë dëgjova edhe psherëtimën’ e të bijvet të Israilit, të-cilëtë Egjyptianëtë i mbanjënë ndë robëri; edhe prura ndër mëntt dhiatënë t’ ime. Përandaj thuaj-u të bijvet të Israilit, Unë jam Jehovahu, edhe dot’ u nxjer juve që ndënë punërat’ e-rënda të Egjyptianëvet, edhe dot’ u çpërblenj juve me krah të-ndejturë, edhe me gjyqe të-mëdhenj; Edhe dot’ u marr juve gjindje për vetëhenë t’ ime, edhe dotë jem Perëndia juaj, që u nxjerr juve që ndënë punërat’ e-rënda t’ Egjyptianëvet; Edhe dot’ u bje juve nd’ atë dhe [të Kanaanit], për të-cilinë ngrita dorënë t’ ime, se dot’ j’a ap [etërve tuaj] Abraamit, Isaakut, e Jakobit; edhe dot’ u’a ap juve për trashëgim. Unë jam Jehovahu.»​—Të Dalët 6:1-8, BK.

Dhe Jehovai bëri pikërisht kështu. Ai i liroi izraelitët prej skllavërisë egjiptiane dhe u lejoi atyre që të pushtonin tokën e Kanaanit. Ashtu si premtoi, Perëndia bëri që e gjithë kjo të ndodhte. Sa e përshtatshme! Emri i tij, Jehova, do të thotë «Ai shkakton të bëhet». Bibla i referohet Jehovait edhe me tituj të tillë si «Perëndi», «Zotëri Sovran», «Krijues», «Atë», «i Plotfuqishmi» dhe «Më i Larti». Megjithatë, emri i tij, Jehova, e identifikon atë si Perëndia i vërtetë, i cili në mënyrë progresive i plotëson qëllimet e tij të mëdha.​—Isaia 42:8.

Po ta lexojmë Biblën në gjuhët origjinale, mund ta gjejmë emrin e Perëndisë mijëra herë. Në hebraisht ai paraqitet prej katër bashkëtingëlloreve Yod He Waw He (יהוה), që quhen Tetragramatoni dhe lexohen nga e djathta në të majtë. Ata që flisnin hebraisht u shtonin tingujt e zanoreve, por sot njerëzit nuk e dinë me saktësi se cilat ishin ato. Edhe pse disa preferojnë formën Yahweh, forma Jehova është e zakonshme dhe e identifikon në mënyrë të kënaqshme Krijuesin tonë.

Përdorimi i emrit Jehova e dallon, gjithashtu, Perëndinë prej atij që quhet «Zotëria im» në Psalmin 110:1, ku një version thotë: «Zoti [hebraisht יהוה] i thotë Zotërisë time: ‘Ulu në të djathtën time deri sa t’i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua.’ » (Dio) Duke njohur se në këtë vend, në tekstin hebre gjendet emri i Perëndisë, Përkthimi Bota e Re (New World Translation) thotë: «Shprehja e Jehovait ndaj Zotërisë tim është: «Ulu në të djathtën time, derisa unë t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.» Këto fjalë të Perëndisë Jehova i referohen në mënyrë profetike Jezu Krishtit, të cilin shkrimtari e quan «Zotëria im».

Në ditët e Faraonit, Jehovai bëri një emër për veten. Me anë të Moisiut Perëndia i foli atij qeveritari zemërgur: «Sepse këtë herë do t’i dërgoj tërë plagët e mia pikërisht mbi ty, mbi shërbëtorët e tu dhe mbi popullin tënd, që të mësosh se nuk ka asnjë të ngjashëm me mua në gjithë dheun. Në fakt, në qoftë se tani unë do ta kisha shtrirë dorën dhe do të kisha goditur me murtajë ty dhe popullin tënd, ti do të ishe fshirë nga faqja e dheut. Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun.»​—Të Dalët 9:14-16, Dio.

Në lidhje me daljen e Izraelit prej Egjiptit dhe përmbysjen e disa mbretërve kanaanitë, një grua nga Jerikoja, Rahaba, u tha dy spiunëve izraelitë: «Unë e di që Zoti [Jehovai, NW] ju ka dhënë vendin, që tmerri juaj [i izraelitëve] na ka zënë, dhe që të gjithë banorët e vendit dridhen nga frika para jush. Sepse ne kemi dëgjuar si i thau ujërat e Detit të Kuq Zoti [Jehovai, NW] përpara jush kur dolët nga Egjipti, dhe atë që ju u bëtë dy mbretërve të Amorejve, matanë Jordanit, Sihonit dhe Ogut, që vendosët t’i shfarosni. Duke dëgjuar këto gjëra zemra jonë u mpak, për shkakun tuaj askujt nuk i mbeti asnjë fije trimërie, sepse Zoti [Jehovai, NW], Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë.» (Josiu 2:9-11, Dio) Po, Fama e Jehovait ishte përhapur.

Jehovai dhe cilësitë e tij

Psalmisti shprehu këtë dëshirë të përzemërt: «Edhe letë njohënë, se vetëmë ti, që ke emërinë Jehovah, je i lartë mbë gjithë dhenë.» (Psalmi 83:18, BK) Pasi sovraniteti i Jehovait është universal, ithtarët e persekutuar të Jezuit mundën të luteshin: «Zotëri Sovran, ti je Ai që ke bërë qiellin dhe tokën dhe detin dhe gjithçka që është në to.» (Veprat 4:24, NW) Dhe sa ngushëlluese është të dimë se Jehovai është «Dëgjuesi i lutjes»!​—Psalmi 65:2.

Atributi kryesor i Jehovait është dashuria. Në të vërtetë, «Perëndia është dashuri», vetë personifikimi i kësaj cilësie. (1. Gjonit 4:8) Veç kësaj, «tek ai gjejmë diturinë dhe forcën». Jehovai është i gjithëditur dhe i plotfuqishëm, por nuk abuzon kurrë me forcën e tij. (Jobi 12:13, Dio; 37:23) Mund të jemi të sigurt edhe se Jehovai do të sillet gjithmonë në mënyrë të kënaqshme me ne, sepse «drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij». (Psalmi 97:2, Dio) Nëse gabojmë, por pendohemi, mund të ngushëllohemi duke ditur se Jehovai është një Perëndi «i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri.» (Të Dalët 34:6, Dio) Nuk habitemi, pra, nëse gjejmë gëzim në shërbim të Jehovait.​—Psalmi 100:1-5.

Mbreti i pakrahasueshëm qiellor

Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, tha: «Perëndia është frymë.» (Gjoni 4:24, BK) Prandaj, Jehovai është i padukshëm për sytë njerëzor. Në fakt, Jehovai i tha Moisiut: «Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë.» (Të Dalët 33:20, Dio) Ky mbret qiellor është kaq i lavdishëm, saqë qeniet njerëzore nuk mund ta durojnë pamjen e tij.

Edhe pse Jehovai është i padukshëm për sytë tanë, ka prova të panumërta të ekzistencës së tij si Perëndi i Plotfuqishëm. Në fakt «cilësitë e tij të padukshme shihen qartë që prej krijimit të botës, sepse duken prej gjërave të bëra, madje edhe fuqia e tij e përjetshme dhe Hyjnia.» (Romakëve 1:20, NW) Toka​—me barin, pemët, vegjetacionin dhe lulet e saj—​dëshmon për Hyjninë e Jehovait. Në kundërshtim me perënditë e padobishme idhujtare, Jehovai jep shiun dhe sezonet frutore. (Veprat 14:16, 17) Shiko yjet në qiellin e natës. Çfarë dëshmie madhështore e Hyjnisë së Jehovait dhe e aftësisë organizuese!

Jehovai ka organizuar, gjithashtu, edhe krijesat e tij të shenjta frymore në qiell. Si një organizatë e harmonishme ata kryejnë vullnetin e Perëndisë, siç tha edhe psalmisti: «Bekoni Zotin [Jehovain, NW] ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij. Bekoni Zotin [Jehovain, NW], ju, tërë ushtritë e tij, ju, tërë ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij.» (Psalmi 103:20, 21, Dio) Jehovai ka organizuar edhe njerëzit e tij mbi tokë. Kombi i Izraelit ishte i organizuar më së miri dhe po kështu edhe ithtarët e parë të Birit të Perëndisë. Po kështu edhe sot, Jehovai ka një organizatë botërore Dëshmitarësh të zellshëm, të cilët shpallin lajmin e mirë që Mbretëria e tij është afër.​—Mateu 24:14.

Jehovai është Perëndia i gjallë dhe i vërtetë

Hyjnia e Jehovait është treguar në shumë mënyra! Ai i përuli perënditë e rreme të Egjiptit dhe i çoi izraelitët shëndoshë e mirë në Tokën e Premtuar. Krijimi na jep dëshmi të bollshme të Hyjnisë së Jehovait. Dhe nuk mund të bëhet edhe krahasimi më i thjeshtë në mes tij dhe perëndive të pavlefshme idhujtare të fesë së rreme.

Profeti Jeremia tregoi kontrastin e madh midis Jehovait, Perëndisë së gjallë dhe idhujve të pajetë të bërë prej njeriut. Ky kontrast është shprehur mirë në kapitullin 10 të Jeremias. Midis të tjerave, Jeremia shkroi: «Jehovai është në të vërtetë Perëndi. Ai është Perëndia i gjallë dhe Mbreti në kohë të pacaktuar.» (Jeremia 10:10) Perëndia i gjallë dhe i vërtetë, Jehova, krijoi gjithçka. Ai i liroi izraelitët që vuanin nën skllavërinë egjiptiane. Për të çdo gjë është e mundur.

Jehovai, «Mbreti i përjetësisë», do t’i përgjigjet lutjes: «Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë Emri yt! Ardhtë Mbretëria jote! U bëftë vullnesa jote si në qiell ashtu në dhe!» (1. Timoteut 1:17; Mateu 6:9, 10) Mbretëria Mesianike qiellore, tashmë në duart e Jezu Krishtit, së shpejti do të veprojë kundër ligësisë dhe do t’i shkatërrojë të gjithë armiqtë e Jehovait. (Danieli 7:13, 14) Ajo Mbretëri do t’i hapë, gjithashtu, rrugën një bote të re me bekime të pasosura për njerëzimin e bindur.​—2. Pjetrit 3:13.

Por ka edhe më shumë për të mësuar mbi Jehovain dhe qëllimet e tij. Përse të mos marrësh vendimin për të arritur këtë njohuri dhe për të vepruar në përputhje me të? Nëse vepron kështu, do të kesh privilegjin për të gëzuar një jetë të përhershme në një tokë parajsore nën qeverisjen e Mbretërisë. Do të jetosh në një kohë kur dhembjet, vuajtjet, madje edhe vdekja do të kenë kaluar dhe njohuria e Jehovait do të ketë mbushur tokën. (Isaia 11:9; Zbulesa 21:1-4) Kjo mund të jetë e ardhmja jote nëse kërkon, gjen dhe vepron në përputhje me përgjigjet e bazuara në Bibël, për pyetjen: «Kush është Jehovai?»

[Burimi i figurës në faqen 7]

Pictorial Archive (Near Eastern History) Est.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo