Modeli i dorëshkrimit të Biblës hebreje
PËRPARA zbulimit të Rrotullave të Detit të vdekur, në vitin 1947, dorëshkrimet më të njohura të vjetra hebreje—përveç disa fragmenteve—shënonin nga fundi i shekullit të IX deri në shekullin e XI të e.s., d.m.th., pothuajse një mijë vjet më parë. A do të thotë kjo që përpara vitit 1947 teksti hebre i Biblës ishte i pasigurt? Dhe pse kishte kaq pak dorëshkrime të vjetra hebreje?
Fillojmë nga pyetja e fundit. Në sistemin hebreo-ortodoks, cilido dorëshkrim biblik i konsideruar si tepër i grisur për t’u përdorur, mbyllej në një genizah, në një qilar të përshtatshëm të sinagogës. Pastaj, dorëshkrimet e akumuluara dhe të grisura nxirreshin dhe digjeshin. Hebrenjtë e bënin këtë për të penguar përlyerjen e Shkrimeve të tyre apo përdorimin në mënyrë të gabuar. Përse? Sepse përmbanin Tetagramën, shkronjat hebreje që paraqesin emrin e shenjtë të Perëndisë që në gjuhën shqipe zakonisht shkruhet «Jehova».
«Kurora»
Për pjesën më të madhe, teksti i vjetër hebre është transmetuar me besnikëri që nga antikiteti. Për shembull, ekzistonte një dorëshkrim i rëndësishëm hebre, i emëruar Keter, «Kurora», që në origjinal përmbante të gjitha Shkrimet hebreje, apo «Besëlidhjen e Vjetër». Ishte ruajtur në sinagogën më të vjetër të një shoqërie të vogël antike, izraelite të Alepit, në Siri, qytet kryesisht me banorë myslimanë. Më parë, ky dorëshkrim u është besuar izraelitëve karaitë në Jeruzalem, por në vitin 1099 u kap prej kryqtarëve. Më vonë, dorëshkrimin e morën përsëri dhe e dërguan në Kajron e vjetër, në Egjipt. Më vonë arriti në Alep në shekullin XV dhe në vazhdim bëhet i njohur si Kodi i Alepit. Ky dorëshkrim, që del në pah së paku në vitin 930 të e.s., konsiderohej si kurora më e mirë e diturisë mazoretike, siç e tregon edhe emri i tij. Është një shembull i shkëlqyer i kujdesit me të cilin është transmetuar ky tekst biblik, dhe në fakt ishte një dorëshkrim hebre i përdorur si model.
Në kohërat moderne, ruajtësit e këtij dorëshkrimi të veçantë me një frikë supersticioze që objekti i tyre i shenjtë të mos përlyhej, nuk i lejonin studiuesit të këshilloheshin me të. Meqenëse ishte fotografuar vetëm një fletë, nuk mund të publikohej një botim i ngjashëm për qëllime studimi.
Kur në vitin 1948 anglezët u tërhoqën nga Palestina, në Alep shpërthyen revolta kundër izraelitëve. Sinagoga e tyre mori flakë; kodi i çmuar u zhduk dhe mendohej se u shkatërrua. Çfarë surprize ishte kur dhjetë vjet më vonë u zbulua që rreth tre e katërta e kodit kishte mbijetuar dhe e kishin nxjerrë fshehurazi nga Siria dhe dërguar në Jeruzalem! Më në fund në vitin 1976 u publikua një botim i ngjashëm prej 500 kopjesh me ngjyra.
Vepra e një mjeshtri
Përse ky dorëshkrim është aq i rëndësishëm? Sepse rreth vitit 930 të e.s. Aaron ben Asheri, një nga dijetarët ekspert më të shquar në kopjimin dhe transmetimin e Biblës hebreje, korrigjoi dhe vuri shenjat e pikësimit në këtë tekst origjinal me bashkëtingëllore. Ishte, pra, një kod model, që themelonte standartin për kopjime të ardhshme të bëra nga shkrues më pak ekspertë.
Në origjinal kishte 380 fletë (760 faqe), të shkruara në përgjithësi në tri kolona mbi fletë pergameni. Tani përbëhet nga 294 fletë dhe mungon pothuajse i gjithë Pentateuku dhe pjesa më e madhe e ndarjes së fundit bashkë me Vajtimet, Kënga e Solomonit, Danieli, Estera, Ezdra dhe Nehemia. Në Përkthimin Bota e Re të Shkrimeve të Shenjta-Bibla me riferime-është shënuar me siglën «Al». (Josiu 21:37 shih shënimin në fund) Moses Maimonidi (i paraqitur në figurë), erudit i famshëm hebre i shekullit të XII të e.s., e përcaktoi Kodin e Alepit si më të mirin që kishte parë ndonjëherë.a
Teksti hebre që u kopjua me dorë mes shekujve XIII dhe XV ishte një tekst i përzier, i mbajtur nga dy familje të tekstit mazoretik, ajo e Ben Asherit dhe ajo e Ben Neftalit. Në shekullin e XVI Jakob ben Haimi vuri për botim pikërisht këtë tekst për një Bibël hebreje, duke e nxjerrë nga kjo traditë e përzier dhe mbi të u bazuan pothuajse të gjitha Biblat hebreje të botuara në 400 vitet e mëtejshme.
Me botimin e tretë të Biblia Hebraica (Biblës Hebreje) në vitin 1937 (botim i tekstit hebre), u këshillua recensioni i Ben Asherit si rezultat i një dorëshkrimi të ruajtur në Rusi dhe i quajtur Leningradi B 19A. Leningradi B 19A i përket vitit 1008 të e.s. Universiteti Hebre i Jeruzalemit parashikon të botojë me kohë tekstin hebre të Alepit në botim të plotë, bashkë me mësimet e të gjtha dorëshkrimeve dhe versioneve të tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe Rrotullat e Detit të Vdekur.
Teksti biblik që përdorim sot është i besueshëm. Qe i frymëzuar nga Perëndia dhe u transmetua gjatë shekujve nga kopjues që punonin me shkathtësi të përpiktë. Kujdesi i jashtëzakonshëm me të cilin punonin është i dukshëm nga një krahasim në mes të rrotullave të Isaisë të gjetura në afërsi të Detit të Vdekur në vitin 1947 dhe tekstit mazoretik: megjithëse Rrotulla e Detit të Vdekur është më shumë se një mijë vjet më i vjetër sesa Bibla mazoretike ekzistuese më e lashtë, ka shumë pak ndryshime. Për më tepër tani që është në dispozicion të studiuesve, Kodi i Alepit do të furnizojë arsye të mëtejshme për të besuar në vërtetësinë e tekstit të Shkrimeve Hebreje. Në të vërtetë, «për sa i përket fjalës së Perëndisë tonë, ajo do të zgjasë në kohë të pafundme.»—Isaia 40:8.
[Shënimi]
a Për disa vite studiues të ndryshëm vunë në dyshim, që shenjat e pikësimit të Kodit të Alepit nuk ishin një vepër e Ben Asherit. Megjithatë, kur patën mundësi ta shqyrtonin kodin, gjetën vërtetime të mëtejshme që me të vërtetë kishin të bënin me dorëshkrimin e Ben Asherit të përmendur në Maimonide.
[Burimi i figurës në faqen 20]
Bibelmuseum, Münster
[Burimi i figurës në faqen 21]
Jewish Division/The New York Public Library/Astor, Lenox, dhe Tilden Foundations