SALEKAHU
Qytet në skajin lindor të Bashanit, brenda territorit të Ogut. Pasi e pushtoi Izraeli nën udhëheqjen e Moisiut, në Salekah u vendosën gaditët. (Lp 3:8, 10; Js 12:4, 5; 13:8, 11; 1Kr 5:11) Zakonisht e lidhin me Salhadin, që ndodhet në një zgjatim jugor të Jebel-ed-Druzit (Jebel-Hauranit), afro 100 km në lindje-juglindje të skajit jugor të detit të Galilesë.