BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Salamina”
  • Salamina

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Salamina
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • «Lundruan për në Qipro»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Qiproja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pafoja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Disfatë e hidhur për Kserksin
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Salamina”

SALAMINA

Qytet i rëndësishëm i Qipros. Këtu Pavli, Barnaba dhe Gjon Marku ‘shpallën fjalën e Perëndisë’ aty nga fillimi i udhëtimit të parë misionar të Pavlit, rreth vitit 47 të e.s. Nuk thuhet sa qëndruan në qytet. Me sa duket, në Salaminë kishte popullsi të madhe judeje, pasi aty ndodhej më shumë se një sinagogë.​—Ve 13:2-5.

Salaminën në përgjithësi e lidhin me rrënojat që gjenden rreth 5 km në veri të qytetit të sotëm të Famagustës. Sipas kësaj, Salamina do të ndodhej në skajin lindor të një rrafshine pjellore të madhe, tamam në veri të lumit Pedia (Pedieus). I bie të gjendej rreth 200 km në perëndim-jugperëndim larg Seleukisë, Siri, nga u nis Pavli për në anën tjetër të Mesdheut. Ndonëse në Bibël nuk thuhet specifikisht nëse anija ku udhëtoi Pavli ankoroi në një port në Salaminë, dikur qyteti kishte një port të mirë që tani është i mbuluar me llum.

Duket se Salamina lidhej me Pafon, që ishte në skajin tjetër të ishullit, me të paktën një rrugë. Kjo mund t’ua ketë lehtësuar udhëtimin Pavlit dhe shokëve të tij teksa predikonin në «gjithë ishullin deri në Pafo».​—Ve 13:4-6.

Ka të ngjarë që Barnaba dhe Gjon Marku ta kenë vizituar përsëri Salaminën rreth vitit 49 të e.s.​—Ve 15:36-39.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo