BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Nikodemi”
  • Nikodemi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nikodemi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Nxirrni mësim nga Nikodemi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Mëson Nikodemin natën
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Mëson Nikodemin
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Nikodemi”

NIKODEMI

[pushtues i popullit].

Farise dhe mësues i Izraelit, një nga krerët e judenjve (d.m.th. anëtar i Sinedrit) që përmendet vetëm në Ungjillin e Gjonit. I prekur nga shenjat që kreu Jezui në Jerusalem në kohën e Pashkës së vitit 30 të e.s., Nikodemi shkoi një natë tek ai dhe pranoi se Jezui duhej të kishte ardhur nga Perëndia. (Ka mundësi që nga frika e judenjve parapëlqeu që herën e parë të shkonte te Jezui në errësirë.) Pikërisht Nikodemit Jezui i tha se për të parë Mbretërinë e Perëndisë, një njeri duhej ‘të lindte përsëri’ dhe se askush nuk ishte ngjitur në qiell. Gjithashtu i tha se Perëndia e kishte treguar dashurinë duke dërguar Birin në tokë dhe se ishte e rëndësishme të tregohej besim.​—Gjo 2:23; 3:1-21.

Rreth dy vjet e gjysmë më pas, në festën e Kasolleve, farisenjtë dërguan disa roja për të kapur Jezuin. Kur këta u kthyen duarbosh, farisenjtë i përçmuan ngaqë folën mirë për Jezuin, kurse Nikodemi tha: «A e gjykon vallë ligji ynë një njeri, po të mos e ketë dëgjuar atë vetë e po të mos ketë marrë vesh më parë se çfarë po bën?» Kur dëgjuan këto fjalë, ata e tallën. (Gjo 7:45-52) Pas vdekjes së Jezuit, Nikodemi bashkë me Jozefin nga Arimatea (dishepullin që kishte frikë nga judenjtë), çoi një rrotullame shumë të kushtueshme mirre dhe aloe rreth 100 libra (33 kg), për të përgatitur trupin e Jezuit për varrim. (Gjo 19:38-40) Në Shkrime nuk ka asnjë provë pro ose kundër asaj që thotë tradita judaike se Nikodemi më vonë u bë dishepull, e përjashtuan nga Sinedri dhe e dëbuan nga Jerusalemi, vdiq si martir, e kështu me radhë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo