BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Nikolaitët”
  • Nikolaitët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nikolaitët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Nikolaitët”

NIKOLAITËT

«Sekti i nikolaitëve» dënohet në dy nga shtatë letrat që u dërgohen kongregacioneve në kapitujt 2 dhe 3 të Zbulesës. ‘Engjëlli’ i kongregacionit të Efesit lavdërohet, sepse i urrente «veprat e sektit të nikolaitëve» që edhe vetë Jezu Krishti i urrente. (Zb 2:1, 6) Megjithatë, në kongregacionin e Pergamit kishte disa nga ata që ‘e mbanin fort mësimin e sektit të nikolaitëve’. Atyre iu dha nxitja të largoheshin e të pendoheshin.​—Zb 2:12, 15, 16.

Përveç asaj që është shkruar te Zbulesa, nuk dihet asgjë tjetër për këtë sekt, as për praktikat e mësimet e tij të dënueshme, as se si zuri fill dhe u zhvillua. Në gjuhën origjinale, termi lidhës që vjen menjëherë pasi përmendet sjellja imorale e idhujtare e izraelitëve për shkak të ‘mësimit të Balaamit’ (Zb 2:14, 15), mund të tregojë njëfarë ngjashmërie, por Zbulesa bën një dallim mes tyre. Nuk ka arsye për ta lidhur sektin e nikolaitëve me Nikolaun, të krishterin nga Antiokia, thjesht sepse ai është i vetmi me këtë emër në Bibël, siç kanë bërë disa shkrimtarë të kishës së hershme. As nuk mund të thuhet se ndonjë sekt apostat mori emrin e tij që ta bënte më të besueshme veprimtarinë e vet të mbrapshtë. Ka më shumë mundësi që Nikolau, nga i cili e mori emrin kjo lëvizje e paperëndishme, të ketë qenë një individ që nuk përmendet në Bibël.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo