BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Nikapoli”
  • Nikapoli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nikapoli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Titi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Libri biblik numër 56​—Titit
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Titi: «Një bashkëpunëtor për interesat tuaja»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Artema
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Nikapoli”

NIKAPOLI

[qytet i fitores].

Qytet ku apostulli Pavël vendosi të kalonte dimrin në një nga udhëtimet e tij dhe ku nxiti Titin të vinte. (Tit 3:12) Në versionin King James, shënimi në fund të letrës së Pavlit drejtuar Titit tregon se letra është shkruar «nga Nikapoli i Maqedonisë». Ky shënim nuk gjendet në dorëshkrimet e hershme. Siç duket nga Titit 3:12, Pavli nuk e shkroi letrën nga Nikapoli, ngaqë shkrimi lë të kuptohet se nuk kishte shkuar ende aty, por thjesht kishte vendosur që aty të dimëronte.

Qytete të ndryshme në lashtësi quheshin Nikapoli. Duket se Nikapoli i Epirit, që ndodhet në një gadishull në veriperëndim të Greqisë dhe afro 10 km në veri të Prevezës, përputhet më së miri me referimin biblik. Meqë ishte qytet i rëndësishëm, për Pavlin duhet të ketë qenë vend i përshtatshëm që të shpallte lajmin e mirë, dhe ishte në pozicion të volitshëm si për Pavlin (që me sa duket atëherë ishte në Maqedoni), edhe për Titin (në Kretë). Ka mundësi që Pavlin ta kenë arrestuar në Nikapoli dhe pastaj ta kenë çuar në Romë, ku u burgos për herë të fundit dhe u ekzekutua.

Oktaviani (Augusti) e themeloi Nikapolin në kujtim të fitores së tij detare (më 31 p.e.s.) kundër Antonit dhe Kleopatrës në Aktium aty pranë. Lojërat e Aktiumit, që i themeloi për nder të perëndisë Apolon, po ashtu shërbenin për të përkujtuar këtë rast. Qyteti u ndërtua aty ku më parë ishte fushuar ushtria romake dhe, aty ku Oktaviani kishte pasur tendën e vet, ndërtoi një tempull për perëndinë Neptun. Sipas historianit Jozef, pjesa më e madhe e ndërtesave publike të qytetit ishin ndërtuar falë interesimit dhe ndihmës financiare të Herodit të Madh.​—Antikitete judaike, XVI, 147 (v, 3).

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo