MESHULAMI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «bëj paqe; dëmshpërblej; shpaguaj»].
1. Bir i Elpaalit; kreu i një familjeje në fisin e Beniaminit. Jetoi në Jerusalem.—1Kr 8:1, 17, 18, 28.
2. Gadit i shquar, banor i Bashanit i regjistruar në listat gjenealogjike si bir i Abihailit gjatë mbretërimit të Jotamit dhe të Jeroboamit II (me sa duket dy regjistrime të ndryshme, përderisa këta dy mbretër nuk mbretëruan njëkohësisht).—1Kr 5:11, 13, 14, 16, 17.
3. Gjyshi ose paraardhësi i Shafanit, sekretarit të mbretit Josia.—2Mb 22:3.
4. I ati ose paraardhësi i kryepriftit Hilkiah në kohën e mbretit Josia. (1Kr 9:11; Ne 11:11) Edhe vetë Meshulami mund të ketë qenë kryeprift. Disa nga pasardhësit e tij jetuan në Jerusalem pas kthimit nga mërgimi në Babiloni. Me sa duket quhet Shalum te 1 Kronikave 6:12, 13 dhe Ezdra 7:2.—Shih SHALUMI nr. 7.
5. Një nga levitët kehathitë që drejtuan punimet për meremetimin e tempullit në kohën e mbretit Josia.—2Kr 34:1, 8, 12.
6. Prift, pasardhësit e të cilit (të paktën tri breza pas tij) jetuan në Jerusalem pasi u kthyen nga mërgimi në Babiloni.—1Kr 9:2, 3, 10, 12.
7. Beniaminit; i biri, Salui, ishte kreu i një familjeje në Jerusalem pas kthimit nga mërgimi në Babiloni. (1Kr 9:3, 7, 9) Ka shumë mundësi të ketë qenë Meshulami që përmendet te Nehemia 11:7.
8. Kreu i një familjeje beniaminite; jetoi në Jerusalem pas mërgimit.—1Kr 9:3, 7-9.
9. Bir i guvernatorit Zorobabel; renditet i pari. Pasardhës i mbretit David.—1Kr 3:1, 19.
10. Kreu i shtëpisë atërore priftërore të Ezdrës në kohën e Jojakimit, pasuesit të Jeshuait. (Ne 12:12, 13) Ndoshta Meshulami nr. 18 ose 19.
11. Kreu i një shtëpie atërore priftërore që vinte nga Ginetoni gjatë kohës kur kryeprift ishte Jojakimi. (Ne 12:12, 16) Ndoshta Meshulami nr. 18 ose 19.
12. Derëtar në kohën e Jojakimit, Ezdrës dhe Nehemisë.—Ne 12:25, 26.
13. Një nga krerët e popullit të mbledhur te lumi Ahava për të udhëtuar me Ezdrën drejt Jerusalemit në vitin 468 p.e.s. Meshulami ishte një nga ata të cilët Ezdra i caktoi të mblidhnin disa levitë dhe nethinimë për të udhëtuar me ta. (Ezd 8:15-20) Ndoshta Meshulami nr. 16, 17, 20 ose 21.
14. Levit që ndoshta doli kundër këshillës për të larguar gratë e huaja që gjeti Ezdra mes izraelitëve kur u kthye në Jerusalem. Megjithatë, shprehja mund të nënkuptojë se ai kundërshtoi vetëm procedurën që do të ndiqej.—Ezd 10:10-15, shën., NW.
15. Një nga «bijtë» ose pasardhësit e Banit që e pranuan këshillën e Ezdrës dhe i larguan gratë e huaja me bijtë e tyre.—Ezd 10:29, 44.
16. Bir i Berekisë që, nën drejtimin e guvernatorit Nehemia, meremetoi dy pjesë të murit të Jerusalemit. (Ne 3:4, 30) Gjithashtu, Meshulami i dha të bijën për grua Jehohananit, birit të amonitit Tobia, martesë që solli përçarje mes izraelitëve të kthyer në atdhe.—Ne 6:17-19; 4:3; shih Meshulami nr. 13.
17. Një nga dy burrat që meremetuan Portën e Qytetit të Vjetër gjatë riparimit të murit të Jerusalemit të drejtuar nga Nehemia; bir i Besodejahut.—Ne 3:6; shih Meshulami nr. 13.
18. Një nga ata që qëndruan në të majtë të Ezdrës kur ky i lexoi Ligjin popullit të mbledhur muajin e 7-të të vitit 455 p.e.s. Ka të ngjarë që Meshulami të ketë qenë prift.—Ne 8:2, 4; shih Meshulami nr. 10 dhe 11.
19. Prift (ose paraardhës i një prifti) që nënshkroi besëlidhjen për besnikëri të propozuar nga levitët.—Ne 9:5, 38; 10:1, 7, 8; shih Meshulami nr. 10 dhe 11.
20. Një nga krerët e popullit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi të njëjtën marrëveshje.—Ne 10:1, 14, 20; shih Meshulami nr. 13.
21. Me sa duket princ i Judës që mori pjesë në një nga procesionet gjatë përurimit të murit të rindërtuar të Jerusalemit.—Ne 12:32, 33; shih Meshulami nr. 13.