BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hashabiahu”
  • Hashabiahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hashabiahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Bani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Meshulami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Netaneli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shemajahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hashabiahu”

HASHABIAHU

[Jehovai ka vlerësuar (konsideruar)].

1. Levit në degën gjenealogjike nga Merari deri tek Etani, këngëtari i tempullit. (1Kr 6:31, 44-47) Ndoshta Hashabiahu nr. 6.

2. Kreu i grupit të 12-të nga 24 grupet që formoi Davidi me muzikantët levitë të tempullit; një nga gjashtë bijtë e Jeduthunit dhe ndoshta pasardhës i Hashabiahut nr. 1.​—1Kr 25:1, 3, 19.

3. Një administrator «për tërë punën e Jehovait, si dhe për shërbimin e mbretit» që Davidi e caktoi bashkë me të vëllezërit në territorin në perëndim të Jordanit. Ishte levit, pasardhës i Hebronit, birit të Kehathit. (1Kr 26:30; 23:12) Ndoshta Hashabiahu nr. 4.

4. Princ dhe prijës i fisit të Levit gjatë mbretërimit të Davidit. (1Kr 27:16, 17, 22) Ndoshta Hashabiahu nr. 3.

5. Një nga «krerët e levitëve» që dhanë si kontribut shumë kafshë për Pashkën e madhe që kremtoi mbreti Josia.​—2Kr 35:1, 9.

6. Levit, pasardhësi i të cilit banoi në Jerusalem pas periudhës së mërgimit në Babiloni. (1Kr 9:2, 3, 14; Ne 11:1, 4, 15, 20) Ndoshta Hashabiahu nr. 1.

7. Një nga krerët e priftërinjve, të cilit Ezdra i besoi transportimin e materialeve të çmuara nga Babilonia në Jerusalem në vitin 468 p.e.s. (Ezd 8:24-30) Mund të ketë qenë po ai që përmendet në Ezd 8 vargun 19 dhe ndoshta Hashabiahu nr. 9.

8. Levit, mbase pasardhës i Hashabiahut nr. 1, që vulosi marrëveshjen e kombit për besnikëri në kohën e Nehemisë. (Ne 9:38; 10:1, 9, 11) Ndoshta Hashabiahu nr. 10 ose 11.

9. Prift, kreu i shtëpisë atërore të Hilkiahut në kohën kur kryeprift ishte Jojakimi, pasuesi i Jeshuait. (Ne 12:10, 12, 21) Ndoshta Hashabiahu nr. 7.

10. Një nga krerët e levitëve në kohën kur shërbeu Jojakimi.​—Ne 12:23, 24, 26; shih Hashabiahu nr. 8.

11. Levit, princ i gjysmës së krahinës së Kejlahut, i cili meremetoi një pjesë të murit të Jerusalemit për krahinën e tij.​—Ne 3:17; shih Hashabiahu nr. 8.

12. Levit nga «bijtë e Asafit»; pasardhësi i tij ishte mbikëqyrës i levitëve që banuan në Jerusalem pas periudhës së mërgimit.​—Ne 11:22.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo