HAMATH-ZOBAHU
Me sa duket, këtë vend e pushtoi Solomoni në të vetmin operacion të tij ushtarak që përmendet tërthorazi në shkrime. (2Kr 8:3) Vendndodhja e saktë e Hamath-Zobahut nuk dihet. Ka mundësi që Hamathi dhe Zobahu të kenë qenë mbretëri fqinje (krahaso 1Kr 18:9; 2Kr 8:4), prej nga mund të vijë emri i përbërë «Hamath-Zobah». Ky bashkim i dy vendndodhjeve gjeografike fqinje ilustrohet te 1 Kronikave 6:78. Fjalë për fjalë në tekstin hebraik është «Jordani Jerikosë» ose «Jordani i Jerikosë», dhe zakonisht përkthehet «Jordanit, pranë [përbri] Jerikosë».—BR, RS, KJ.