HAMATI
1. ‘Ati’ i shtëpisë së Rekabit dhe paraardhës i disa kenitëve.—1Kr 2:55.
2. [Vend i një (burimi) të nxehtë.] Qytet i fortifikuar i Neftalit. (Js 19:32, 35) Zakonisht e lidhin me Hamam-Tabarijehun (Hame-Teverijën), pak më në jug të Tiberiadës, në bregun perëndimor të detit të Galilesë. Me sa duket, Hamati e mori emrin nga burimi squfuror i atjeshëm. Nëse Hamot-Dori (Js 21:32) dhe Hamoni (1Kr 6:76) janë emra të tjerë të po këtij vendi, siç mendon shumica e studiuesve, atëherë Hamati ishte edhe qytet levit.