EPAFRODITI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «shkumëzoj»].
Një pjesëtar i besueshëm i kongregacionit në Filipi të Maqedonisë, të cilin e kishin nisur me një dhuratë te Pavli, i cili asokohe ishte burgosur në Romë (rr. 59-61 të e.s.). (Fi 2:25; 4:18) Kur ishte në Romë, Epafroditi «u sëmur, aq sa qe buzë vdekjes. Por Perëndia pati mëshirë për të». Filipianët e morën vesh e, mbase në merak, pyetën për të. Meqë Epafroditi mezi priste t’i shihte dhe ishte në merak që ata kishin marrë vesh për sëmundjen e tij, Pavli e pa të udhës ta kthente mbrapsht sapo të shërohej dhe i besoi letrën e tij për kongregacionin e Filipisë. Pavli i nxiti vëllezërit t’i tregonin Epafroditit ‘mikpritjen që kishin zakon ata që i shërbenin Zotërisë’ dhe ‘t’i kishin të shtrenjtë këta lloj njerëzish’. Në fakt, ai e kishte vënë veten në rrezik dhe kishte shkuar aq pranë vdekjes pikërisht për veprën e Zotërisë. (Fi 2:25-30) Epafroditi nuk duhet ngatërruar me Epafrain nga Koloseja.