BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Betzada”
  • Betzada

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Betzada
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • A mund të kryhen vepra të mira në Sabat?
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • «Shko lahu në pellgun e Siloamit»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Kryerja e veprave të mira të shtunën
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jerusalemi dhe Tempulli që njihte Jezui
    ‘Të shohim vendin e mirë’
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Betzada”

BETZADA

Emri i një pellgu pranë të cilit Jezui shëroi një burrë të sëmurë prej 38 vjetësh. (Gjo 5:1-9) Në disa dorëshkrime e përkthime (Dio, KJ), te Gjoni 5:2 thuhet «Betesda». Shkrimet tregojnë se pellgu kishte pesë kolonada dhe atje mblidheshin plot të sëmurë, të verbër e të çalë që, me sa duket, pandehnin se uji kishte fuqi shëruese, sidomos fill pasi trazohej. Katër fjalët e fundit të vargut 3 në përkthimin Diodati i Ri dhe vargu 4 i këtij kapitulli, sipas të cilave ujin e lëvizte një engjëll, nuk gjenden në disa nga dorëshkrimet më të lashta greke dhe mendohet të jenë shtuar më vonë. Pra, Bibla nuk shpjegon cili ishte shkaku i trazimit të ujit, por thjesht tregon se njerëzit besonin që ujërat kishin fuqi shëruese.

Se ku ndodhej ky pellg e tregon përmendja e «Portës së Deleve» (edhe pse në këtë tekst në greqishten origjinale fjala «portë» nuk ekziston). Në përgjithësi, mendohet se kjo portë ishte në pjesën veriore të Jerusalemit. Nehemia 3:1 tregon se portën e ndërtuan priftërinjtë, prandaj hamendësohet se ishte pranë zonës së tempullit. Veç kësaj, emrin Betzata e lidhin me një lagje të Jerusalemit të lashtë që quhej Bezeta, e cila shtrihej në veri të zonës së tempullit. Në kohën e Jezuit, kjo pjesë ishte jashtë mureve të qytetit, por Herod Agripa I (që vdiq më 44 të e.s.) i shtoi qytetit një mur të tretë verior gjatë sundimit të Klaudit (41-54 të e.s.). Si rrjedhojë, Bezeta u përfshi brenda mureve të qytetit, ndaj Gjoni tha me të drejtë se pellgu ishte «në Jerusalem», pasi ai e kujtonte si ishte qyteti para se të shkatërrohej në vitin 70 të e.s.

Nga gërmimet e bëra më 1888 pak më në veri të tempullit, u zbulua një pellg i ndarë në dy pjesë nga një shkëmb që ishte pak a shumë 46 me 92 m. Provat tregojnë se atje kishte kolonada dhe një afresk me ngjyra të zbehta ku paraqitej një engjëll që trazonte ujin, por ka shumë të ngjarë që piktura të jetë shtuar më vonë. Ky vend duket se përputhet me përshkrimin e Biblës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo