BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w07 15/7 f. 6-7
  • «Shko lahu në pellgun e Siloamit»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Shko lahu në pellgun e Siloamit»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Material i ngjashëm
  • Siloami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A mund të kryhen vepra të mira në Sabat?
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Si do të pergjigjeshe?
    Zgjohuni!—2006
  • Kryerja e veprave të mira të shtunën
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
w07 15/7 f. 6-7

«Shko lahu në pellgun e Siloamit»

PASI Jezui mjekoi një të verbër me argjilë të butë, i tha: «Shko lahu në pellgun e Siloamit.» Burri veproi kështu dhe «kur u kthye, shikonte». (Gjoni 9:6, 7) Ku gjendej pellgu i Siloamit? Një zbulim arkeologjik i kohëve të fundit hedh dritë të re mbi vendndodhjen e tij.

Shumë turistë kanë vizituar një vend në Jerusalem të njohur si pellgu i Siloamit, duke menduar se është vërtet pellgu që përmendet te Gjoni 9:7. Vendi ndodhet në fund të tunelit të Hezekisë, një tunel ujor 530 metra i gjatë, i ndërtuar në shekullin e tetë p.e.s. Por, faktikisht, ky pellg është ndërtuar në shekullin e katërt të e.s. E ndërtuan «të krishterët» bizantinë, të cilët gabimisht mendonin se pellgu i përmendur në Ungjillin sipas Gjonit do të kishte qenë në fund të këtij tuneli.

Mirëpo, në vitin 2004, arkeologët gjetën një vend për të cilin nxorën përfundimin se ishte pellgu i Siloamit që ekzistonte në kohën kur ishte Jezui në tokë. Ky vend është rreth njëqind metra në juglindje të vendit që gabimisht mendohej se ishte pellgu i Siloamit. Si e zbuluan? Autoritetet e qytetit duhej të meremetonin një tubacion të ujërave të zeza në atë zonë, prandaj dërguan punëtorë me pajisje të rënda. Një arkeolog që po punonte aty pranë, po shihte punën e gërmimit kur vuri re dy shkallë. Puna u ndal dhe Komisioni Izraelit i Objekteve të Lashtësisë dha miratimin që në atë zonë të bëheshin gërmime arkeologjike. Tashmë është nxjerrë në dritë njëra anë e pellgut, me gjatësi rreth 70 metra, si dhe dy cepa.

Disa monedha që u gjetën gjatë gërmimeve, datojnë në vitin e dytë, të tretë e të katërt të kryengritjes judaike kundër Romës. Kjo kryengritje ndodhi mes viteve 66 dhe 70 të e.s. Monedhat dëshmojnë se pellgu ishte përdorur deri në vitin 70 të e.s., kur Jerusalemin e shkatërruan romakët. Revista Biblical Archaeology Review nxjerr si përfundim: «Pra, pellgu ishte përdorur deri në fund të kryengritjes dhe më pas ishte braktisur. Kjo zonë, që është zona më e ulët e Jerusalemit, mbeti e pabanuar deri në periudhën bizantine. Çdo vit, shirat e dimrit zbrisnin poshtë luginës dhe depozitonin nga një shtresë balte në pellg. Gjithashtu, pas shkatërrimit të qytetit nga romakët, pellgu nuk pastrohej më. Gjatë shekujve u grumbullua një shtresë e trashë balte dhe dalëngadalë pellgu u zhduk. Në disa vende, arkeologët e gjetën pusin të varrosur nën 3 metra baltë.»

Pse u intereson studentëve të sinqertë të Biblës vendndodhja e pellgut të Siloamit? Sepse kjo i ndihmon të kuptojnë më mirë gjeografinë e Jerusalemit të shekullit të parë, e cila përmendet shpesh në tregimet e Ungjijve që flasin për jetën dhe shërbimin e Jezuit.

[Figura në faqen 7]

Pellgu i Siloamit, i zbuluar së fundi

[Burimi]

© 2003 BiblePlaces.com

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo