BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Betsheba”
  • Betsheba

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Betsheba
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Probleme në shtëpinë e Davidit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Mëkati i mbretit David
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Rrëfimi që çon në shërim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Eliami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Betsheba”

BETSHEBA

[bijë e bollëkut; ndoshta: bijë (e lindur ditën) e shtatë].

E bija e Eliamit (Amielit sipas 1Kr 3:5); ndoshta mbesë e Ahithofelit. (2Sa 11:3; 23:34) Fillimisht ishte gruaja e hititit Uriah, njërit prej burrave të fuqishëm të Davidit, dhe më vonë u martua me Davidin, pasi u përfshi në një nga episodet më të errëta të jetës së tij.​—2Sa 23:39.

Një ditë pranvere në mbrëmje, teksa Betsheba po lahej, një fqinj i saj, mbreti David, e pa nga tarraca e pallatit të tij këtë grua të hijshme që përshkruhet si ‘shumë e bukur’. Kur mori vesh se i shoqi kishte shkuar në luftë, mbreti, të cilin e kishte pushtuar pasioni, kërkoi t’ia sillnin Betshebën në pallat dhe kreu marrëdhënie me të. «Më vonë ajo u kthye në shtëpinë e vet» dhe pas ca kohësh e njoftoi Davidin se ishte shtatzënë. Atëherë, për të mbuluar kurorëshkeljen, Davidi sajoi një plan që Uriahu të flinte me të shoqen, por, kur plani dështoi, mbreti e rregulloi që Uriahu të vritej në betejë. Me të mbaruar periudha e zisë, Betsheba u bë gruaja e Davidit dhe solli në jetë fëmijën.​—2Sa 11:1-27.

«Por kjo . . . ishte e keqe në sytë e Jehovait.» Profeti i tij, Natani, e qortoi mbretin duke përdorur një ilustrim ku e paraqiste Betshebën si ‘qengjin e vogël femër’ të një të varfri, Uriahut, që i pasuri, Davidi, ia mori për të pritur një mysafir. I brengosur thellë, Davidi u pendua (Ps 51), por fëmija i lindur jashtë kurore, emri i të cilit nuk dihet, vdiq. (Shih DAVIDI.) Vite më vonë, Davidi hoqi edhe vuajtje të tjera për mëkatin e tij, kur i biri, Absalomi, i çnderoi konkubinat.​—2Sa 11:27–12:23; 16:21, 22.

Betshebën e ngushëlloi bashkëshorti i saj i penduar, të cilin vazhdimisht e quante «zotëria im», siç kishte quajtur edhe Sara burrin e vet. (1Mb 1:15-21; 1Pj 3:6) Pas ca kohësh, ajo lindi një djalë, Solomonin, të cilin Jehovai e deshi dhe e bekoi. (2Sa 12:24, 25) Ajo lindi edhe tre bij të tjerë: Shimean, Shobabin dhe Natanin; ky i fundit ishte paraardhës i Marisë, nënës së Jezuit. Përderisa edhe Jozefi vinte nga Solomoni, të dy prindërit tokësorë të Jezuit vinin si nga Betsheba, edhe nga Davidi.​—1Kr 3:5; Mt 1:6, 16; Lu 3:23, 31.

Betsheba rishfaqet në tregimin biblik aty nga fundi i mbretërimit 40-vjeçar të Davidit. Davidi i ishte betuar: «Solomoni, biri yt, do të bëhet mbret pas meje.» Kështu, kur Adonijahu, gjysmëvëllai më i madh i Solomonit, tentoi të uzurponte fronin pak para vdekjes së Davidit, Betsheba, e këshilluar nga profeti Natan, i kujtoi Davidit betimin që kishte bërë. Menjëherë, Davidi e vuri Solomonin në fron dhe Betsheba u bë nëna mbretëreshë.​—1Mb 1:5-37.

Pasi Solomoni u vendos patundshmërisht në fron, Betsheba, duke qenë se i ecte fjala, u paraqit para tij në emër të Adonijahut. Menjëherë Solomoni «u ngrit për ta takuar dhe u përkul para saj» dhe dha urdhër që të vihej një fron për të ëmën «që ajo të ulej në të djathtë të tij». Megjithatë, kërkesa e saj zbuloi vetëm dyfytyrësinë e Adonijahut, prandaj Solomoni urdhëroi që ai të vritej.​—1Mb 2:13-25.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo